Për gjatë gjithë shekujve karizma ka nxjerrë në krye sa e sa; princër , mbretër, paranderë, diktatorë që kanë qeverisur botën . Nga kjo sindromë nuk kanë shpëtuar edhe liderët tanë . Por diçka ndryshe të bie në sy sot . Është çështje moshe apo për t’u shfaqur perëndimorë , mundohen të paraqiten para ekranit të moderuar, duke dashur të sjellin risi të re në procesin e ligjërimit . Mbase është dhe çështje stresi, nga se nuk ka mbetur nga të vjetrit liderë, pa kaluar në sitën e drejtësisë dhe me sa duket, u ka rënë forca e zërit, por kanë vënë në funksion xhestikulacionet e trupit apo simbole të cilat paraqesin vështirësi në të kuptuar , por e rëndësishme është se lozin rol nëpër portale dhe mjedisin mediatik, duke e mbushur me lajme pa fara . Kur në parlament, deputetët dremisin apo janë të përhumbur nëpër laptope, nuk është faji i kryetarit të PD-së që nga tribuna, ngatërron tabelën e shumëzimit. Është ngatërrim shumëzimi, shtatë herë shtatë 42, apo tërheqje vëmendje të sallës për t’i vënë veshin foltores , në mos po litotë e përdorur nga i shkolluari në perëndim, nuk mund ta anashkalojë formimin letrar , kur kolegët e tij kanë harrur leximin , nga se kohën ua kanë zënë flakadanët . U lakua e stërlakua mediatikisht, togfjalëshin ”goja e fjalës” në vend të një ”fjalë goje” , e përdorur gjatë konferencës me gazetarët nga kryetari i PD-së, por dhe këtu , perëndimori ka përdorur inversion , bile linguistët e stilistikës mund ta marrin edhe si metonimi se, hollë -hollë, fjala e deputetit në parlament është kthyer në çerdhe thashemnajash , goja e fjalëve të të cilëve ri hapur, vetëm për vjedhje e korrupsion dhe asgjë nga burimorja e popullit . Bëhet çorap fjala nëpër komisionet hetimore, në fund të ditës s’bëhet tjetër, veçse ndryshohen ca ligje të cilat s’lëvizin asgjë nga vendi sepse me sa duket, deputetët e opozitës krijojnë terën, për të vjedhur nesër, kur vijnë në pushtet dhe t’i thonë mazhorancës në opozitë ; ne ecim me ligjet tuaja . Gjuan thellë kryetari me ”lapsuset” e tij. Hakshe- hakshe edhe për opinionin e hedhur nëpër media, për bashkëpunim të kryeministrit me kryetarë e rithemelimit . Edhe në se nuk mund të faktosh , por syrit nuk mund t’i shpëtojnë, dalje të tilla televizive; Atje ku hedh gurin kryeministri e nesërmja, gdhin me shfaqje të liderëve opozitarë . S’kishte dalë nga ekrani kryeministri me kujtimin e gjyshes katolike për thëniet e ”Shën Pjetrit” se të gjithëve na pret një gropë varri pavarësisht gjatësisë trupore, ajo që mbetet është se ç’ka mbjellë mëndja në këtë botë për t’u korrur nga brezat . Ndoshta dhe daljet ne ”rrugica e shpresë” e kryetarit të rithemelimit frymëzimin e kanë marrë nga ”Jezu Krishti ”, për t’u lënë atyre që mbajnë vesh poshtë dritares, amanetet e kësaj bote, mos ndonjë princ Pilat e liron nga burgu i shtëpisë, aty ku e ka kryqëzuar SPAKU . Ndoshta metonimia ”goja e fjalës”, aludon për ”gojën e dritares” që mbeti hapur çdo ditë në orën gjashtë tek ”rrugica e shpresës”, që veçse shpresë nuk përhap tek shqiptarët të cilët e kanë braktisur pavarësisht ca militantëve . Më kot mundohet kryetari i rithemelimit , ”Jezu Krisht” nuk bëhet dot sepse ai u kryqëzua nga egoizmi i kryepriftit pse i shërbente të varfërve ndërsa kryqëzimi i tij, ka ardhur nga se drejtësia dyshon për korrupsion . Ndryshon puna me nën kryetarin e rithemelimit Bardhi, goja e fjalës së të cilit tek emisioni i Fevziut për procesin gjyqësor të drogës në Xibrakë . S’kishte nevojë për hetime të gjata, ai me një të vënë syri tek sistemi TIMS ende pa u ngritur mirë komisioni hetimor, kishte bërë indikitin e të panjohurit , vetëm me tre të thëna ; Flokë shkurtër , 46 vjeç , syze … Në pesë milion shqiptarë sipas analistes Eris Luarasi, deputeti kishte dalluar se ishte i vëllai i kryeministrit . Kur analistja e pranishme në emision ngulmoi me pyetjen si do të vepronte me dosjen e paraqitur në SPAK, nga ana e tij , në se do të ishte gjyqtar , ai e kaloi me një fjalë goje ; Nuk është në profesion gjyqtar . ” Me sa duket jeni oficer i policisë gjyqësore !?…”Goja e fjalës” së nënkryetarit të rithemelimit nuk kishte të mbyllur edhe kur gazetarët investigativë e marrë me gjyqin e Xibrakës prej vitesh, e mbërthyen me pyetje. Ai bënte kopedentin e oficerit të policisë kriminale, vetëm me tre elementë të paraqitjes fizike dhe një makine . Ç’t’i bësh lajthitja e liderëve është aq e madhe sa edhe linguistëve do t’u duhej punë për të zbërthyer stilema të tilla të cilat , do të futeshin në fondin e artë të stilistikës . Sa për kostot në shoqëri, ato janë të paparashikuara me pengmarrjen e demokracisë . Kryetari i Pd -së nuk i ka ”lapsuse”, lapsues është jeta parlamentare e opozitës e cila nga se nuk është në gjendje të prodhojë ndonjë gjë për së mbari, mbeti duke u ngatërruar nëpër këmbët e drejtësisë , në vend që të ulet shtruar për ligjin zgjedhor për t’i dhënë popullit të zgjedhë dhe jo të vijnë në sallën e parlamentit të emëruarit e kryetareve nëpër gojët e të cilëve ka mbetur drejtësia e kapur , kur ajo është e vetmja shpresë që po ngjall, shpresë tek shqiptarët dhe jo ”rrugica e shpresës” me një dritare gojë hapur …Kryetarin i PD-së në inversionin e përdorur ”goja e fjalës” e ka metoniminë me flurudhë të afërt dhe të largët . Kur lajthisin liderët edhe gjuha të gjejë vend ku të futet ….
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë