BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Kur politika mbron krimin

Kur politika mbron krimin

Vrasja kriminale e efektivit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, duket se është vrasje politike. Kush kthen armën ndaj njeriut me uniformë e shtetit,ai ka shënjestruar shtetin dhe ligjin. Një polic i vrarë nga krimi do të thotë një polici e dhunuar dhe e poshtëruar prej tij. Ai që i del në mbrojtje kriminelit është po aq i rrezikshëm sa edhe vrasësi. Por, alarmante është kur në mbrojtje të krimit dhe kriminelëve dalin pikërisht deputetë, forca politike apo grupime shoqërore të caktuara. Vrasjet politike në Shqipëri nga bosë të krimit janë përdorur si mjet për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, zgjidhjen e krizave politike dhe ekonomike në interes të tyre, përballimin e konkurrencës në rrugë korruptive e mafioze,spastrimin e kundërshtarëve politikë që u rrezikonin pushtetin dhe atyre që u zbulojnë tradhtinë kombëtare apo pasuritë e paligjshme. Vrasjet politike ushqehen vazhdimisht edhe me vrasje ordinere,si larje hesapesh mes grupimeve mafioze ekonomike,për hakmarrje dhe gjakësi,për motive të dobëta, etj., që i pjell një shoqëri e sëmurë. Hetimet rreth vrasjes së policit në Fier,deri tani nuk kanë dhënë përfundime shteruese. Ndër pistat e hetimit është edhe ajo e gjakmarrjes. Edhe pse ka shumë gjasa që kjo pistë të përjashtohet,ndjesia që të krijohet kur ajo të shfaqet edhe si mundësi, është drithëruese. Kjo ngjarje nuk po  i shpëton dot tallavasë politike,vlerësimeve të njëanëshme dhe jo profesionale,spekulimeve politike dhe tendencave për të çorientuar hetimin. Pista e gjakmarrjes më tepër duket se po  përdoret për ta mbajtur hetimin sa më larg nga zbulimi i shkakut të vërtetë të ngjarjes. Kësaj mjegulle duket se i shërbejnë edhe pohimet e ndonjë deputeti të PD-së, kur  thotë se vrasësi i policit është njëri i mirë,i ndershëm,një demokrat i vërtetë,nga një familje me tradita demokrate, etj. Asgjë për viktimën dhe motivin e vrasjes së tij! Në shfajësimin e krimit duket se deputeti del hapur në mbrojtje të vrasësit dhe kundër viktimës. Të krijohet përshtypja se ai është me kanunin e gjakmarrjes dhe jo me zgjidhjet ligjore të konfliktit, me vetëgjyqësinë dhe jo me rrugën institucionale e të qytetëruar në përballimin e konflikteve. Dhe pikërisht përfaqësuesi i pushtetit më të lartë ligjvënës. Lidhjet e këtij deputeti me vrasësin janë çështje të drejtësisë dhe instrumenteve parlamentare për t’i vërtetuar. Por prirja për ta gjetur shkakun e ngjarjes te hakmarrja nuk duket shumë bindëse. Kur ngrihen dyshime se krimi ka ndodhur për gjakmarrje,më e pakta duhet të njohësh kodet zakonore të saj. Infrastruktura dhe lidhjet kauzale të faktorëve ndërveprues që kanë marrë pjesë në plotësimin e figurës së krimit, zor se të shpien të pista e gjakmarrjes. Kanuni i gjakmarrjes në mesjetë funksiononte me rregulla të forta. Vendimin se kush do të vritej nga  pala që duhet të jepte gjak nuk e merrte individi, por këshilli i familjes që kishte humbur gjakun. Po kështu, pala vrasëse lajmëronte palën gjak dhënëse për vendimin e marrë se cili nga personat e asaj familje ishte caktuar të vritej. Madje,çështja shkonte edhe më tej,ku vrasësi kishte një sërë detyrimesh zakonore për të kryer gjakmarrjen. Kanuni përcaktonte deri edhe se si do të vritej viktima; arma që do të përdorej (pasi jo çdo armë lejohej të përdorej në gjakmarrje), etj. Armët e ftohta nuk i pranonte kodi i gjakmarrjes. Atje  përcaktohej edhe pozicioni sesi do të lihej kufoma pas vrasjes. Vrasësit i ndalohej rreptësisht të hakmerrej ndaj viktimës duke e përdhunuar kufomën e tij. Ai,  pasi e kryente aktin e vrasjes, e kishte për detyrë kanunore të lajmëronte për aktin e kryer, dhe të tregonte vendin se ku ndodhej viktima. Vrasësi duhet të merrte pjesë në drekën e mortit. Duke iu referuar një nga heroinave të tragjedisë në Luftën e Trojës, Klitemnestrës, tragjedia thotë se asaj iu shtua dënimi, jo pse e vrau burrin e saj, Agamemnonin, kryekomandantin e ushtrisë Akease,por se ajo, kur e vrau, qëllimisht ia dëmtoi trupin e tij të pajetë. Kjo vlerësohej si pabesi dhe si një dëm i madh në zbulimin e të vërtetës së vrasjes. Me këtë mënyrë vrasje që i bëri Klitemnestra burrit të saj, i hoqi mundësinë kufomës të komunikonte përmes kumteve me zbërthyesit e kodeve,që realisht luanin rolin e hetuesisë tokësore dhe asaj qiellore. Duhet që trupi i viktimës të ishte i pagjymtuar, me qëllim që, përmes gjakut, të zbulohej se kur do të ishte koha e hakmarrjes. Le të kthehemi në Fier. Nëse ngjarja e Fierit do të kishte për shkak gjakmarrjen, atëherë më parë hetusia duhet të zbulonte se cili këshill familjar e kishte  marrë vendimin për vrasje,kujt personi iu ngarkua vrasja,kush do ta mbështeste krimin dhe në cilat mjedise do të zhvillohej ngjarja. Në kushtet e një shteti demokratik,cilësimet e mësipërme të nxitura nga kanuni i gjakmarrjes do të zbulonin dhe akuzonin një numër të madh njerëzish të përfshirë në ngjarje. Krimi i ndodhur ka të ngjarë të mos jetë për motive gjakmarrje,por për shkaqe edhe me tronditëse. PD-ja duhet të ishte më e interesuara për t’u distancuar nga krimi dhe krimineli i përfshirë në këtë ngjarje, nëse, gjithnjë sipas deputetit, “vrasësi paska qenë demokrat i flakët”. Nga mbrojtja që i bëhet në këtë rast autorit të krimit, duket sikur kërkohet që fatura e krimit t’i shkojë PD-së dhe jo vrasësit. Gati sa nuk thuhet nga deputeti në fjalë se demokratët e flakët,të ndershëm dhe me tradita familjare idealiste,paskan të drejtë që, në emër të këtyre cilësive, edhe të shantazhojnë e të vrasin njerëz,natyrisht gjithmonë në emër të partisë. Lidhja e politikës me krimin në kohën e qeverisjes të kësaj force politike ka qenë tipike dhe konstante. Ndoshta ishte rasti më i mirë që udhëheqja e lartë e kësaj partie,edhe pse e përçarë, duhet të jepte mesazhin se ajo është e gatishme ta luftojë krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe të shtetit. Por edhe në këtë ngjarje kjo nuk ndodhi. Madje krimi, si gjithmonë,u muar në mbrojtje prej saj. Më qesharake ishte kur partiçkat,që teknikisht ende mbajnë mbiemrin demokratike,këto ditë e kishin bërë objekt diskutimi dhe kritikash deputetin Luan Baçi,duke e quajtur si renegat,të pabesë,që kalon nga njëra partiçkë në tjetrën,por asnjë kritikë që ai kishte marrë në mbrojtje një vrasje. Fakti që, nga partia e deputetit nuk pati ndonjë deklaratë ku të distancohej nga krimi dhe të merrte në mbrojtje organet e ruajtjes së rendit,ku t’i inkurajonte atonë momente të tilla dhimbjeje, është domethënës. Kjo të lë të mendosh se opozita aktuale shqiptare e përdor krimin dhe vrasjet, si edhe më parë, si një mjet të luftës ndaj kundërshtarit politik. Marrëdhëniet e krimit me politikën duhet të shqetësojnë para së gjithash Kuvendin e Shqipërisë. Rasti në fjalë nuk ka qenë i vetmi për të ndërmarrë një luftë të fortë dhe institucionale ndaj vrasjeve politike. Në tregun politik shqiptar,në parlament dhe jashtë tij, nga deputetë apo nga ish-presidentë e kryeministra,nga kryetarë parlamenti apo drejtues të partive politike,janë dëgjuar akuza për krime makbethiane. Pothuajse një dekadë më parë, Sali Berisha ka denoncuar në parlamentin e  Shqiptarë se Meta “Ka fshehur dy kufoma në Malin me Gropa”. Po kështu, Meta ka pohuar se ish-Presidenti Berisha ndodhej nën akuzë për vrasje,se ai do të depononte për çështjen Hajdari, etj. Ndërsa Lulzim Basha, në sallën e Parlamentit, është i akuzuari potencial i vrasjeve të katër demonstruesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në sallën e Parlamentit janë denoncuar krime,por nuk hetohen. Ndërsa jashtë kësaj salle, realisht kryhen krime, por çuditërisht asnjë rast nuk është zbuluar. A nuk mund të jetë ky si frymëzim dhe mbështetje për të gjitha llojet e krimeve në Shqipëri?