BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Opinion / Editorial

Kush i shpërdoron vlerat e kulturës sonë kombëtare…

Kush i shpërdoron vlerat e kulturës sonë kombëtare…

Koha është një shoshë e madhe dhe e pagabueshme. Tashmë ajo është duke veçuar se çfarë ka mbetur dhe çfarë po shkatërrohet çdo ditë nga kultura jonë kombëtare. Le ta ilustrojmë me disa shembuj konkretë: Në fshatin Lin të Pogradecit ndodhet një nga bazilikat më të vjetra dhe më interesante për gjithë rajonin e Ballkanit, i ndërtuar që në shekullin e VI të erës sonë. Ai ka tërhequr dhe vazhdon të tërheq një numër të madh turistësh nga e gjithë bota, pasi vlerat e tij janë të evidentuar në hartën arkeologjike të Europës si mozaiku më unikal në tërë Europën. Është vërtet një tempull i trashëgimisë së kulturës sonë kombëtare për teknikën e ndërtimit dhe konfiguracionin që paraqesin figurat e paraardhësve tanë të lashtë. Por çfarë po ndodh me këtë bazilikë të lashtë e cila është në prag të rrënimit të saj? Në vitin 2004 mozaiku është vizituar nga personeli i ambasadës gjermane në Tiranë të cilët të mahnitur nga vlerat e mozaikut dhe të tronditur nga gjendja e mjeruar akorduan një fond prej 200 mijë euro për ta mbrojtur mozaikun me një mbulesë xhami, madje është bërë dhe një projekt, por në vend të këtij projekti në vitin 2005 u adoptua një projekt tjetër me një konstruksion metalik prej 12 shtyllash me një mbulesë që shiu dhe bora që binte jashtë e gjitha hynte brenda mozaikut. Por para pak kohësh Instituti i Monumenteve ka dhënë një fond tjetër prej 50 mijë euro për ta shkatërruar këtë mbulesë për të cilën u harxhuan 200 mijë euro. Dhe më pas thonë drejtuesit e Institutit të Monumenteve të Kulturës se do të bëhet një projekt tjetër dhe do të hapet një tender i ri se këto që kanë kaluar kanë qenë të dështuar. Besoj se këto fakte nuk kanë nevojë për shumë koment. Le të marrim një shembull tjetër, në fshatin Dërdushë ka qenë një ndërtesë pesë katëshe e njohur si kulla e Dërdushës, e ndërtuar 300 vjet më parë nga Meço beu dhe ajo para pak kohësh u rrënua nga neglizhenca e drejtorisë së monumenteve të kulturës në qarkun e Korçës edhe pse ka qenë një monument kulture unikal, i ndërtuar me teknikën e asaj kohe, të shoqëruar me shumë dekoracione brenda saj. Monumenti ishte veshur me dru dhe tavanet ishin me dekore gdhendjesh. Tjetër shembull: Në fshatin Llëngë të Pogradecit është shkatërruar me tritol një nga urat unikale të rrugës ‘Egnatia’ me një qemer që lidhte dy anët e lumit Llëngë. Persona ende të paindentifikuar me tritol kanë shkatërruar urën dhe ende nuk është dhe asnjë përgjigje për këtë akt të rëndë. Kjo urë qe unikale me një qemer të rrugës ‘Egnatia’ që iu ka rezistuar qindra mijra vjet, tashmë shkatërrohet nga disa barbarë që duan të “gjejnë floririn te këmbët e urës”. Fjalët e Plutarkut se nuk ka patur dhe nuk mund të ketë ndonjëherë qytetërim pa tempull të trashëgimisë së kulturës tregojnë se është tempulli ai që e lind dhe e mban qytetërimin. Vetë shoqëria njerëzore ka lindur dhe është organizuar rreth vlerave të trashëguara nëpër shekuj dhe sa më të forta të kenë qenë këto vlera aq më e fortë ka qenë shoqëria. Qytetërimi, në kuptimin më të thellë të fjalës, nuk përcaktohet nga sasia e banesave dhe e gradaçielave, por nga vlerat që mbart kjo shoqëri dhe nga mendimtarët që e kanë udhëhequr atë në periudha të ndryshme historike dhe vlerat që ata kanë lënë për shoqërinë njerëzore. Nëse një shoqëri nuk nxjerr mendimtarët e saj për çdo periudhë historike atëherë kjo shoqëri është në rrezik; motivimi i jetës dhe ekzistenca është shumë e dobët shoqëria është pa rrënjë dhe çdo tronditje sado e vogël që mund të vijë mund të sjellë katastrofa të mëdha. Është fare e qartë që çdo komb dhe çdo qytetërim është mbajtur mbi këto vlera me njerëzit më të ditur të tij dhe kanë qenë këto vlera që janë bërë fuqia transformuese e këtyre kombeve drejt progresit, në të kundërt ka ndodhur një shkatërrim dhe një degradim moral të pandalshëm të shoqërisë… Ne sot jetojmë në një kohë kur vlerat ndodhen në rrezik me tempujt e kulturës bëhen tendera për tendera që nuk kanë si qëllim ruajtjen e vlerave të tyre por mbushjen e xhepave… Personalitete të kulturës sonë që mund të quhen si shtylla të këtyre tempujve të kulturës si Skënderbeu, Nënë Tereza, Naim Frashëri, Kadareja, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Faik Konica, Fan Noli dhe shumë ikona të tjera të kulturës shqiptare sulmohen nga disa pseudointelektualë të cilët duke u marrë me këta gjigandë të kulturës shqiptare duan të rritin vlerat e tyre në mënyrë artificiale… Historia e gjatë e njerëzimit ka treguar se rreziku më i madh që i kanoset një kombi është pikërisht mungesa e vlerave. Kjo është njësoj sikur të presësh rrënjët e një peme. Është e njëjta gjë edhe me prerjen dhe shkatërrimin e vlerave. Një qytet dhe një komb pavlera kthehet në një kaos. Një shoqëri që nuk ka vlera ka antivlera të shoqëruar me pushtetarë, politikanë, gjykatës, policë dhe administratorë të korruptuar. Vendi ynë ka nevojë për vlera dhe mendimtarë të zotë dhe ajo që i mungon më tepër në këtë kohë janë pikërisht mendimtarët e zotë dhe ruajtja dhe restaurimi i tempujve të kulturës sonë kombëtare… Martin Luter King ka thënë se “jo veprimet e gabuara të të njerëzve të këqinj, por heshtja e njerëzve të mirë është ajo që prish një komb…”.