Filozofi Hegel ka thënë: «Liria është e vetmja e vërtetë e shpirtit», ndërsa një dikton juridik latin thekson: «Sine iustitia , nulla libertas» («Pa drejtësi, nuk ka liri»), çka nënkupton aforizmin politik «Pa liri nuk ka demokraci», nga i cili rrjedh sinteza e tyre : «Pa liri dhe drejtësi nuk ka demokraci». Në këtë kontekst përfshihet roli i Magjistraturës, i Shërbimeve të Fshehta dhe i Policisë, si elementë të rëndësishëm për ruajtjen e mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare e të ekzistencës së Shqipërisë. Pasiguria, apo mungesa e Sigurisë, mund të provokohet, në periudhën kalimtare apo të tranzicionit, përveç armiqve të jashtëm potencialë, edhe nga faktorë, në vështrim të parë pa lidhje mes tyre : varfërimi i popullsisë, edukimi i pamjaftueshëm, mungesa e moralit, pagat e të ardhurat e ulta, zbatimi i parimeve të gabuara në ekonomi e në arsim, që çojnë në degradimin e tyre etj. Të gjithë shtetet modernë dhe demokratikë, veçanërisht në Perëndim, kanë Shërbimet Sekrete të mirëorganizuara. Ato përbëjnë sistemin imunitar të shtetit e të organizmit social. Aftësitë e tyre duhet të jenë maksimale për parandalimin e kërcënimeve të mundshme të Sigurisë Kombëtare nga jashtë, por edhe për luftimin me rreptësi të rreziqeve të brendshme, ku korrupsioni ze vend ballor. Për më tepër, korrupsioni ka qenë gjithmonë një shkak edhe për zvarritjen e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shumëkush shtron pyetjen : «Përse punët nuk po shkojnë në drejtimin e duhur ? », madje, pakënaqësia u jep shkas të mendojnë se në të kaluarën ishim më mirë. Arsyeja duhet kërkuar, para së gjithash, në klientelizmin, që është bërë burimi i shfaqjes së një shtrese batakçinjsh, të pranishëm në të gjitha fushat e veprimtarisë, – jo medoemos me ngjyrë politike, – që janë vënë në garë kush e kush të pasurohet më shumë, me çdo mjet, duke dobësuar themelet ekonomike të vendit, duke cënuar sigurinë e tij. Në Romën e lashtë klientelizmi u bë plagë shoqërore dhe ishte një nga shkaqet e rënies së saj. Klientelizmi u bë sinonim i imoralitetit që pat përfshirë krejt shoqërinë. Sepse përkrahja, në radhë të palë politike, që gëzonte çdo patric nga klientët e tij bazohej tërësisht në sasinë e të hollave që i paguhej për shërbimin përkatës. E njëjta ndodhi edhe me Perandorinë Osmane. Klientelizmi politik i sotëm tek ne, mjerisht ka të njëjtën përmbajtje: demagogjike dhe/ose monetare. Përndryshe, ashtu siç ka vënë në dukje edhe masmedia e shkruar e pamore, një numur i madh postesh parlamentarësh janë fituar jo me meritë, por duke i blerë me dhjetramijëra euro. Madje janë bërë të njohura edhe shumat e të hollave që duhen paguar për vende të tjera pune, në shkallë lokale e kombëtare. Rrezikshmëria e kësaj dukurie është maksimale sepse, krahas imoralitetit, përmbysen vlerat dhe vendin e kompetencës e ze paaftësia . Thënë ndryshe, bëhet fjalë për një agresion aksiologjik klasik kundër Shqipërisë. Në vend të një njeriu kompetent, të ndershëm, atdhetar, vihet një i pazoti, që e ble atë vend pune me të holla të pista, të fituara me mjete të pandershme. Promovimi klientelar është i barazvlefshëm me korrupsionin e institucionalizuar e, rrjedhimisht, me komprometimin e udhëheqjes në mënyrë shkencore të shoqërisë, me vënien në punë të kaosit legjislativ, ekonomik, politik, me promovimin e imoralitetit në drejtësi, në politikë dhe në mbarë shoqërinë, me anormalizimin e brezave të rinj, të cilëve edhe u serviret si model sjelljeje sociopolitike, në vend që t’u servirej si model puna me djersë, nderi, morali i shëndoshë, marrja përsipër me seriozitet e përgjegjësive. Në vend të vlerave të mirëfillta, u injektohet pranimi dhe zbatimi i antivlerave, përtacia, konsumi i drogave, dhuna, mosmbajtja e fjalës. Pasojat e drejtpërdrejta janë : shfaqja e çorientimeve në shoqëri, e krizave social-ekonomike, duke rrezikuar mbërritjen në paqëndrueshmëri politike dhe në vënien në rrezik të Sigurisë Kombëtare. Aq më tepër që peshqit e mëdhenj e të mesëm nuk po i kap ligji sepse milionat e miliardat e grabitura nga arka e shtetit dhe nga xhepat e qytetarëve u shërbejnë si një mburojë e padepërtueshme.Filozofi Hegel ka thënë: «Liria është e vetmja e vërtetë e shpirtit», ndërsa një dikton juridik latin thekson: «Sine iustitia , nulla libertas» («Pa drejtësi, nuk ka liri»), çka nënkupton aforizmin politik «Pa liri nuk ka demokraci», nga i cili rrjedh sinteza e tyre : «Pa liri dhe drejtësi nuk ka demokraci». Në këtë kontekst përfshihet roli i Magjistraturës, i Shërbimeve të Fshehta dhe i Policisë, si elementë të rëndësishëm për ruajtjen e mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare e të ekzistencës së Shqipërisë. Pasiguria, apo mungesa e Sigurisë, mund të provokohet, në periudhën kalimtare apo të tranzicionit, përveç armiqve të jashtëm potencialë, edhe nga faktorë, në vështrim të parë pa lidhje mes tyre : varfërimi i popullsisë, edukimi i pamjaftueshëm, mungesa e moralit, pagat e të ardhurat e ulta, zbatimi i parimeve të gabuara në ekonomi e në arsim, që çojnë në degradimin e tyre etj. Të gjithë shtetet modernë dhe demokratikë, veçanërisht në Perëndim, kanë Shërbimet Sekrete të mirëorganizuara. Ato përbëjnë sistemin imunitar të shtetit e të organizmit social. Aftësitë e tyre duhet të jenë maksimale për parandalimin e kërcënimeve të mundshme të Sigurisë Kombëtare nga jashtë, por edhe për luftimin me rreptësi të rreziqeve të brendshme, ku korrupsioni ze vend ballor. Për më tepër, korrupsioni ka qenë gjithmonë një shkak edhe për zvarritjen e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shumëkush shtron pyetjen : «Përse punët nuk po shkojnë në drejtimin e duhur ? », madje, pakënaqësia u jep shkas të mendojnë se në të kaluarën ishim më mirë. Arsyeja duhet kërkuar, para së gjithash, në klientelizmin, që është bërë burimi i shfaqjes së
një shtrese batakçinjsh, të pranishëm në të gjitha fushat e veprimtarisë, – jo medoemos me ngjyrë politike, – që janë vënë në garë kush e kush të pasurohet më shumë, me çdo mjet, duke dobësuar themelet ekonomike të vendit, duke cënuar sigurinë e tij. Në Romën e lashtë klientelizmi u bë plagë shoqërore dhe ishte një nga shkaqet e rënies së saj. Klientelizmi u bë sinonim i imoralitetit që pat përfshirë krejt shoqërinë. Sepse përkrahja, në radhë të palë politike, që gëzonte çdo patric nga klientët e tij bazohej tërësisht në sasinë e të hollave që i paguhej për shërbimin përkatës. E njëjta ndodhi edhe me Perandorinë Osmane. Klientelizmi politik i sotëm tek ne, mjerisht ka të njëjtën përmbajtje: demagogjike dhe/ose monetare. Përndryshe, ashtu siç ka vënë në dukje edhe masmedia e shkruar e pamore, një numur i madh postesh parlamentarësh janë fituar jo me meritë, por duke i blerë me dhjetramijëra euro. Madje janë bërë të njohura edhe shumat e të hollave që duhen paguar për vende të tjera pune, në shkallë lokale e kombëtare. Rrezikshmëria e kësaj dukurie është maksimale sepse, krahas imoralitetit, përmbysen vlerat dhe vendin e kompetencës e ze paaftësia . Thënë ndryshe, bëhet fjalë për një agresion aksiologjik klasik kundër Shqipërisë. Në vend të një njeriu kompetent, të ndershëm, atdhetar, vihet një i pazoti, që e ble atë vend pune me të holla të pista, të fituara me mjete të pandershme. Promovimi klientelar është i barazvlefshëm me korrupsionin e institucionalizuar e, rrjedhimisht, me komprometimin e udhëheqjes në mënyrë shkencore të shoqërisë, me vënien në punë të kaosit legjislativ, ekonomik, politik, me promovimin e imoralitetit në drejtësi, në politikë dhe në mbarë shoqërinë, me anormalizimin e brezave të rinj, të cilëve edhe u serviret si model sjelljeje sociopolitike, në vend që t’u servirej si model puna me djersë, nderi, morali i shëndoshë, marrja përsipër me seriozitet e përgjegjësive. Në vend të vlerave të mirëfillta, u injektohet pranimi dhe zbatimi i antivlerave, përtacia, konsumi i drogave, dhuna, mosmbajtja e fjalës. Pasojat e drejtpërdrejta janë : shfaqja e çorientimeve në shoqëri, e krizave social-ekonomike, duke rrezikuar mbërritjen në paqëndrueshmëri politike dhe në vënien në rrezik të Sigurisë Kombëtare. Aq më tepër që peshqit e mëdhenj e të mesëm nuk po i kap ligji sepse milionat e miliardat e grabitura nga arka e shtetit dhe nga xhepat e qytetarëve u shërbejnë si një mburojë e padepërtueshme.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë