BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Opinion / Editorial

Kush janë sharlatanët dhe kush është grupi intelektual në Shqipëri?

Kush janë sharlatanët dhe kush është grupi intelektual

Pa pritur nje grup intelektualësh i dërgojnë AMA-s (Autoriteti Mediave Audiovizive) një Peticion për shqetësimet që has publiku në mediat TV, të lexuara dhe radiofonike. Në këtë Peticion ngrihen një sërë problemesh që kanë mediat audiovizive, por kërkojnë që AMA të ndërhyjë edhe në portalet dhe në aplikacionet si Facebook, Instagram, Tik-Tok, dhe portale lajmesh, etj. Në dukej një shqetësim serioz i firmosur nga shumë kompetentë të profileve të ndryshme, por po të analizosh se çfarë kanë shkruar si shqetësim atëhere mbetet për ta diskutuar - Përse? Sepse njëri nga shqetësimet e Peticionistëve kompetentë qenka për: “për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor”. Mesa duket peticionistët kompetentët mendojnë se janë akoma në kohën e diktaturës ku duhej të shpalosej vetëm një linjë e kuqe marksiste leniniste dhe asgjë tjetër përveçse korifenjve të caktuar nga Parita... Këta peticionistë mendojnë se janë korifenjtë e vetëm shqiptarë dhe vetëm atyre u duhet dëgjuar fjala. Ky grupi intelektual i konfirmuar që nga koha e PPSH akoma nuk e kuptojnë se Mediat e sotme kanë të drejtën të pasqyrojnë në radhë të parë: mendimin ndryshe, lirinë e fjalës, dhënien e informacioneve të vendit edhe të huaja, programe argëtuese dhe kulturore dhe shkencore, si dhe reality shou si Big Brother etj, të cilat nënkuptojnë, Televizione të realitetit që përfshijnë një sërë temash që variojnë nga konkurset tek arrestimet, nga furrat e bukës deri tek beqarët. Qëllimi kryesor i realitetit televiziv është të kapë “realen”: të tregojë njerëz të thjeshtë, të pa skenarë në situata komprometuese ose të jashtëzakonshme. Madje programet shkencore zënë vend të veçantë. E kjo nuk do të thotë që idetë shkencore të mos debatohen.

-Ankesa apo shqetësimi i dytë i këtij “Grupi intelektual kompetent” e të vetëpunësuar është: Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit, etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik”. Ky shqetësim i Elitës intelektuale të vetëpunësuar është njëlloj si shqetësimi i Enver Hoxhës i cili në debat me liberalet e Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion dha fjalën kontroverse: “Jemi konservatorë sepse duam të konservojmë lirinë”…..

- Ankesa apo shqetësimi i tretë është se “Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë”. Mund të shpjegoj se gjuha Shqipe është nga më të vjetrat në botë, dhe këta intelektuale të Elitës le të lexojnë komentet e gazetës Neë York Times (Shqipja ndër 3 gjuhët më të vjetra në botë, një tezë e padiskutueshme - Kulture (pamfleti.net) për të vërtetuar se shqipja është nga më të vjetrat në pemën e gjuhëve të konfirmuara edhe nga të huajt si Johan Fon Han, Franc Bop, Gotfrik Lajbnik, Dhimitër Kamarda, Gustav Majer, etj, këta intelektuale të Elitës duhet të lexojnë edhe linkun: https://euroneës.al/en/albanian-one-of-the-oldest-indo-european-languages-still-in-use/. Mesa duket këta firmëtarë të konservatores e kanë të vështirë të pranojnë të renë dhe kritikat ndaj të kaluarës e cila megjithëse e mirë në atë kohë sot është akoma e paplotë. Prandaj si Historia shqiptare si dhe linguistike e Shqipërisë janë të paplota. Shembull unë ju jap punën e Prof. Luftulla Peza i cili deklaroi se përkthimi i Iliadës nëpërmjet përkthimeve të të tjerëve nuk është i saktë megjithëse gjenden rreth 60 fjalë Shqipe arkaike aty, por po ta lexosh në origjinal Prof. Luftullai shprehet se Ilida është tërësisht e shkruar me një Shqipe arkaike dhe nuk është greqishte e vjetër. Atëhere përse këta intelektualë të Grupit përpiqen të pengojnë diskutimet dhe debatet. Çfarë e quajnë veten këta njerëz? Të pagabueshëm dhe të tërë dijshëm? Dija ecën përpara dhe informacionet e sotme janë të bollshme, e rëndësishme është që të ndash “egjrën nga gruri” dhe nëse ka egjër ose sipas këtyre të gjithë diturve pra amatorë, çfarë të keqe ka nëse amator na thotë ndonjë budallallëk? Gabime bëhen dhe korrigjohen. Nuk mund të debatohen vetëm me të mençur në media do të ketë edhe kundërshtarë profesionistë dhe amatorë. E rëndësishme është se edhe nga një budallallëk mund të shkrepë një ide tjetër e re që çon përpara. Dihet që janë konfliktet që në fund të fundit japin zgjidhjet dhe jo formula profesorësh të lodhur që nuk pranojnë kritika…

-Shqetësimi i katërt i Grupit intelektual na qenka se “A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës”. Me këtë sentencë kuptohet së Grupi intelektual shqiptar po vendoset vetë në rolin qesharakut sepse duke u fshehur pas një emri të respektuar si Prof Çabej përpiqen të godasin dhe të frenojnë plot studiues të rinj të cilët po e çojnë përpara punën e E.Çabejt dhe jo po e shajnë. Kritikat e Dr. Agron Dalipajt nuk janë sharje, por kritikojnë atë pjesë të punës të Çabejt e cila me këndvështrimin e atëhershëm dukej e rregullt por sot kur kërkuesit apo Reasearcher shqiptarë po shohin se shqipja e sotme ka qenë shumë e lashtë madje Iliada dhe Odisea kanë qenë shkruarësi hera e parë në shekullin e gjashtë para Krishtit në Athinë kur Peisistratos ishte tiran i qytetit. Versioni ekzistues i Iliadës u shkrua në vitin 940 para Krishtit dhe i bazuar në një tekst shumë më të hershëm që ishte pjesë e ciklit epic (Homer | Biography, Poems, & Facts | Britannica). Dihet se tabletat lineare B të gjetura në Knossos, Pylos dhe Mycene kanë qënë shkruar rreth viteve 140-1200pes, pra nja 400 vjet para se greket e ashtë të hynin në gadishullin ilirik dhe së dyti , gjuha e folur nga Dardanët dhe Akejtë nuk ishte greqisht. Prandaj ka të drejtë Agron Dalipaj kur kritikon Prof. E.Çabej, i cili ka shkruar (sipas Dalipajt) se mbi 90% e fjalëve shqip është greqisht. Kjo është komplet gabim kur shohim sit se Prof Luftulla Peza shkruan se në Origjinal (pra i papërkthyer) është e shkruar në një Shqipe arkaike gegërishte. Përse të mos e marrim kë si të vërtetë kur janë punimet e këtyre të dyve? Përse të mos marrim për të vërtetë punimet e Prof. Eleni Kocaqit/ Përse të mos marrim sit ë vërteta punimet e Prof. Arif Mati? Përse të mos marrim për të vërteta punimet e Jorgo Stillos? Përse të mos marrim pr të vërteta punimet e DR. Aristdh Kola?Përse të mos I marrim për të vërteta punimet e Petro Zhejit? A është ndonjë nga ata Akademik i Shkencave në Republikën e Shqipërisë? Asnjëri nga këta nuk është (të paktën të nderonin pas vdekjes dr. Aristidh Kolën). Kush mbetet atëhere? – mbeten ky Grup intelektualësh të ish PPSH i cila kërkon të njihet me zor si e tillë sepse ka në dorë mediat e shkruara, TV, dalin po ata nëpër debate dhe nuk duan të lënë të renë të zërë vend. Atëhere kush duhet të jetë në këtë rast i shqetësuar: këta intelektualë konservatorë sepse po u prishet rehatia dhe fama e vënë që nga koha e diktaturës, apo kërkuesit rinj që duan të çfaqen por hasin pengesa nga këto si Peticione, rënkime pseudo-intelektuale, shraj në emër të Akademisë (por sharjet e tyre nuk kritikohen?!)? Shpresojmë që këto kritika të buta ndaj Grupit Intelektual të mërzitur që kanë bllokuar kërkimet e reja për vjetërsinë e linguistikës shqiptare dhe për Historinë e lashtë të popullit shqiptar, të shërbejnë më tepër që këta të hapin rrugë dhe të reflektojnë se e kanë komplet gabim. Përplasja e ideve dhe konflikti shkencor të çon përpara.