BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Opinion / Editorial

Kush kërkon që PD, të përfundojë në anonimat? 

Kush kërkon që PD, të përfundojë në

Më shumë se një vit betejë e dy pjesëve të opozitës, asaj që Gjykata e Apelit i dha të drejtë, Alibeajt për vulën dhe siglën, pa hyrë në ndarjen e “plaçkës”, selinë e demokratëve, e cila është uzurpuar nga foltoristët, e“Rithemelimit”. Debate të shumta u zhvilluan gjatë kësaj periudhe, ku militantët, politikanët, deputetët e të njëjtës forcë politike, ata që për vite me radhë ishin një trup i vetëm që ndanin gjithçka në betejat me kundërshtarët,  u rreshtuan në llogore të ndryshme. Midis fronteve u rrit armiqësia dhe në momente të veçanta arriti deri në përleshje fizike, siç ishte ajo 8 janarit të vitit 2022. Nga ajo ditë, që shënoi pikën kulmore të luftës mes demokratëve, aksionet blic e ngritën temperaturën e urrejtjes në lartësi të papara. Përditë deklarata për të demaskuar cilindo që guxonte të përballej me politikat agresive të Berishës për deputetët që nuk i bashkoheshin foltores dhe guxonin të vinin në dyshim qëndrimet e lidershipit të “Rithemelimit”. Jo pak nga qëndrestarët që guxuan të ndiqnin një vektor në drejtim ndryshe nga Berisha, u vunë në qendër të goditjeve, duke i shigjetuar nga këmbët në kokë aq sa jo pak prej tyre braktisën Alibeajn dhe iu bashkuan “Rithemelimit” për t’iu shmangur denigrimit dhe poshtërimit. Shkurt u thyen para stuhisë diversive dhe shqyerjes morale dhe fizike në se vazhdonin të mbeteshin jashtë frontit anti Basha. Kështu numri i deputetëve të pjesës zyrtare, u mpak. Grupi u zvogëlua drejt numrave minimalë. Procesi i merkatos i ngjasoi lëvizjes së lëngjeve nga epruveta “a” në “b”. Veç të larguarve fizikisht, jo pak nisën të propagandojnë afrimin dhe shkrirjen me kandidatët e primareve. Në emër të kompaktësimin, u pozicionua Salianji, i cili kërkoi me ngulm që PD t’i bashkohej primareve. U largua nga politika  Grida Duma e cila u ankorua në Top Channel ku vijon të bëjë moderatoren. U mendua se ishte largimi i fundit. Afrimi i zgjedhjeve të 14 majit, ka bërë që diskutimet të zhvillohen me përplasje dhe debate të ashpra. Ndarja e deputetëve për strategjinë që do ndiqet nga demokratët nisi të përngjasojnë si një kubik plasteline, duke ndryshuar formë sipas trysnisë të pjesës përballë. E gjithë kjo përplasje në emër të bashkimit të supozuar, e cila mbetet një iluzion pas përçarjes vertikale e horizontale që ka tronditur sa themelet aq edhe çatinë që ka futur ujë në shtëpinë e demokratëve. Pas një beteje, e cila ngjan si duelet e gladiatorëve, ku ndeshja vazhdon deri sa të eliminohet njeri prej tyre. Aktualisht dy pjesët e PD edhe pas luftës pa asnjë kompromis ka një kulm të ri edhe më të ashpër i cili e ka bazën se kush do jetë përfaqësues në zgjedhje, zyrtarët e vulës apo foltoristët, të cilët janë strehuar me qira në shtëpinë e kryetarit të Partisë së Lirisë. Edhe pse juridikisht regjistruar nën çadrën “bashkë fitojmë”, po të analizosh aksionin e këtyre ditëve, flamurtari i aksionit zgjedhor është Berisha, pasi dihet që nuk mund të qëndrojë pas perdes, duke u dirigjuar nga Meta. Koalicioni me Metën, Nard Ndokën dhe Dulen, është bashkimi më artificial në këto tri dekada demokraci. Po qëllimi justifikon mjetin dhe gjithçka është një shfaqje butaforike dhe taktikë në emër të strategjisë për të mbërritur në zgjedhjet e 14 majit. Ajo që të habit, vetëm një ditë para regjistrimit pranë KQZ të kandidatëve dhe Këshillat Bashkiake  është dilema në se PD zyrtare do hyjë në zgjedhje me 61 kandidatë dhe Këshillat Bashkiake apo do zgjedhë rrugën e anonimatit pa hyrë si forcë politike me pretendime për të kryesuar bashki pas zgjedhjeve. Nga mënyra si u zhvilluan debatet në kolegjin e kryetarëve dhe diferencat e theksuara mes deputetëve të grupit parlamentar të PD të krijohet përshtypja se PD nuk ka synim të garojë për të fituar, po të shfaqë gatishmërinë pa kërkuar se janë gati të sakrifikojnë partinë, idealet, luftën parimore që kanë zhvilluar dhe sakrificat deri sot në emër të bashkimit dhe daljes me një kandidat të vetëm. Ky qëndrim flet se PD ka brenda vetes disfatistë të gatshëm, që nuk e quajnë sakrilegj t’i dorëzojnë kurorën e fitores Berishës në emër të bashkimit që është vetëm iluzion dhe për të shmangur akuzat se i shërbejnë Edi Ramës dhe janë ortakë me krimin qeveritar ?! Kjo është një lojë e paprinciptë dhe aspak e vërtetë. Figura të njohura të PD, deputetja e kudogjendur, Jorida Tabaku, e cila vlerësohet nga pjesa zyrtare e PD si protagoniste  në të gjitha zhvillimet si ideologjia e PD-së, si truri ekonomik i saj e mbështetur nga deputetja  Dhurata Çupi, bëjnë thirrje që PD të dalë në betejë për të fituar ca ushtarë, këshilltar sit ë ishte një parti minore dhe jo pretendente për pushtet rivale e “Rithemelimit” aty - këtu dhe të largojë nga fushëbeteja çdo “komandant”, pra kandidatët për kryetarë bashkie. Shkurt deputetët e PD -së synojnë ta shndërrojnë partinë në një forcë politike anonime, pa nam e nishan pas asnjë figurë kryesore edhe në qendrat më minore të Shqipërisë. Atëherë kur PD  heziton të dalë me kandidatët e vet për kryetar bashkie, fshehur pas sloganit, të luftojmë për bashkimin dhe debatet pa fund në organet drejtuese të kësaj partie në zgjedhjet e 14 majit, është kapitullim përballë akuzave dhe shpifjeve të “Rithemelimit”. Kur njihesh me përpjekjet e përfaqësuesve të PD, jo se është krim të debatohet, po kur kërkohet të shkrihet PD në detin e anonimatit për ta kthyer në një parti pa reputacion dhe me fuqi minimale për t’u përballur në  betejën për t’u matur me forcat e tjera politike në 14 maj, kohezioni do ishte strategjia për të fituar, jo hipokrizia e disa delfinëve për t’u bashkuar me “Rithemelimin“ për t”u dukur si demokratë të kulluar!