BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Opinion / Editorial

Kush kërkon të kontrollojë SPAK-un

Kush kërkon të kontrollojë SPAK-un

Një mllef i paparë ka shpërthyer në të gjitha bisedat me njerëzit e të gjithë moshave. Ata tashmë po i njohin hileqarët e vërtetë. Ata që ditën u buzëqeshin diplomatëve të huaj, ndërsa natën gjejnë njëmijë justifikime për të varrosur reformën në drejtësi dhe reformën për zgjedhjet ata ecin me avazin e vjetër për kompromise. Pse natyrisht që “Ata” që e zvarritin i dinë kusuret e tyre dhe mundohen që me çdo çmim ta sabotojnë SPAK-un ta kontrollojnë ate… Tani ka ardhur kufiri i fundit, ajo që njihet si vija e kuqe. Faktori ndërkombëtar dhe kryesisht SHBA dhe Bashkimi Europian, pas këtij blofi (nëse ndodh) do të ndërrojnë strategji ndaj nesh dhe padyshim ndryshimi i kësaj strategjie do të jetë një kosto jo e vogël për vendin tonë… Treni i Europës do të iki dhe do të na leri aty në stacion dhe shqiptarët do të ngelen pa i hipur atij. Dyert e Europës do të na mbyllen për hir të këtyre delenxhinjve të politikës. Pse po ndodh kjo? Politikanë të korruptuar, parlamentarë analfabetë e me diploma të blera, politikanë gënjeshtarë, parlamentarë me lista të mbyllura që nuk ju ka sjellë populli në Parlament me një votim të hapur, por kini ardhur nga dera e pasme e kryetarit të partisë… Ju jeni modele të reja të parlamentarizmit shqiptar, që nuk i njeh shkenca, por që po funksionojnë në mënyrë shumë të përsosur në realitetin tonë kaotik. Ju jeni modelet e reja të një demokracie të shëmtuar që na kanë lënë në trazicion për gati 33 vjet duke i zhgënjyer totalisht shqiptarët. Pikërisht ju, me shpejtësi marramendëse e ndryshuat kushtetutën, u bënë eksperimente brenda një nate në marrëveshjen midis dy liderëve për interesin e dy partive të mëdha të vendit; për një kohë shumë të shkurtër të gjitha modelet e demokracive që ekzistonin apo eksperimentoheshin në jetën e përditshme në anën më të dyshimtë u eksperimentuan tek ne. Por çfarë polli ajo natë e zezë e ndryshimit të Kushtetutës? Modelin më të keq me deputetët me lista të mbyllura që ti nuk e di për kë voton dhe kryetari i partisë i fut si asin nën mëngë, deputetët biznesmenë me të kaluar të dyshimtë, ata që kanë rreth e rrotull të fortët për të marrë votat me hir e me pahir. Në këtë model pesha specifike nuk varet nga niveli intelektual i secilit, por nga simpatia që ka njëshi i partisë të veri në listë dhe në renditje ata që ia do puna atij e jo ata që e meritojnë. Në këtë model të demokracisë nuk vilet elita parlamentare, por shpesh herë vendosen mediokër që kanë ardhur në parlament për interesat e tyre personale për të mbrojtur bizneset e tyre… Çfarë kërkon një njeri në parlament që ka bërë vrasje, që është marrë me trafiqe apo trafik femrash?! Çfarë kërkon një elektrout apo elektricist, bojaxhi që ka blerë diplomën? Para disa vitesh vetëm nga Universiteti i Tetovës ishin blerë 30 diploma nga deputetë dhe kryetarë bashkish. Kancelarja u dënua me burg… Po biznesmeni në parlament, përveç se të ruajë interesat vetjake, çfarë pune kanë, mos vallë ju digjet barku për popullin? Sepse thuhet dhe sillen fakte në shtyp se ky politikan arrin që t’u shmanget përgjegjësive nga shkeljet e rregullave kushtetuese, juridike dhe fiskale të biznesit të tij. Populli thotë se në të gjitha variantet “dikush nga kjo elitë“ gjithmonë duhet ta hajë, ndërsa ata që e paguajnë xhirollogarinë e politikanëve janë gjithmonë qytetarët. Pse ndodhi kjo? Sepse në politikë u pozicionuan shumë njerëz të papërshtatshëm, shumica e të cilëve ishin të implikuar në lloj-lloj aferash që e donin postin e parlamentarit si një çadër për të realizuar pikësynimet e tyre. Kështu politikanët kanë siguruar dominim në gjithçka përmes kontrollit të rreptë të të gjitha sferave të jetës shoqërore, duke ndjekur dhe vëzhguar dhe përvetësuar gjithçka në shoqëri e shtet. Me lista e mbyllura këta ustallarë na hoqën të drejtën e votës “ti voton për partinë, por se kë sjell në parlament nga lista e di vetëm ai i pari i partisë”. Ne nuk votojmë drejtpërdrejt për një deputet konkret, ne nuk votojmë drejtpërdrejt nga populli për kreun e vendit, për presidentin, pasi ai e dimë të gjithë se si është zgjedhur… Shpesh herë të vidhet edhe vota, por çfarë ka në dorë qytetari shqiptar, hiçgjë thotë populli, ka vetëm “kyçet e kashtës”. Çuditërisht shumica e tyre kanë qenë nxënës shumë të dobët në procesin arsimor. Por kjo nuk është e rëndësishëm sepse “shkollimin gjithmonë është kohë e kaluar dhe e harruar”. Ndërsa këta analfabetët e të paditur me paditurinë dhe çmenduritë e tyre të skajshme arritën që ne qytetarëve të na e kontrollojnë edhe trurin. Pasuria gjithmonë i ka prishur dhe i prish njerëzit në tru, moral, por edhe në shpirt. Prandaj ata gjithmonë nga populli kërkojnë vota për ta pasuruar veten e tyre, ndërsa votuesin e qerasin me varfëri të skajshme, sepse sa më i varfër të jetë populli aq më i përulur është ai. Ky takëm kriminelësh dhe të inkriminuarish jo se nuk iu dihej biografia nga të parët e tyre, por ata, Njëshi i partisë i ka promovuar për të krijuar një rrjetë kriminale. për t’i marrë frymën vendit në funksion të marrjes dhe të mbajtjes së pushtetit me dhunë me këta “të fortët”. Ka ardhur çasti që ky taborë dhe këto monstra politike të tërhiqen për t’i bërë vendit një shërbim sado të vogël, pas atij dëmi të madh që i kanë shkaktuar për tri dekada. Çdo njeri mund të ndryshojë bindjet politike, besimin fetar, mund të ndryshojë gruan, madje dhe të dashurat, por të ndryshosh identitetit do të thotë që ke bërë një pisllëk të madh në jetë që me emrin që të kanë vënë prindërit nuk mund ta përballosh dhe e ndërron emrin, madje një takëm disa herë… Të nderuar delenxhinj deputetë dhe politikanë, që jeni të implikuar në vepra penale dhe keni ndërruar emrin, paratë i keni me thasë në të gjitha bankat e botës, shkoni ndërroni dhe fytyrat tuaja me operacion plastik se popullit i dhembin sytë nga fytyrat tuaja çnjerëzore që e latë në varfëri në këto 30 vjet demokraci… E kuptoni na keni marrë peng...