BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Opinion / Editorial

Kuvendi i Lezhës ishte shtylla kurrizore e fuqisë së Arbërisë dhe themelet e parlamentarizmit arbëror

Kuvendi i Lezhës ishte shtylla kurrizore e fuqisë së

Në thelb, Kuvendi kombëtar i Lezhës së 2 marsit 1444 paraqet unitetin dhe lirinë e Arbërisë si synim të aspiratave të saj të natyrshme të bashkimit dhe beslidhjes së lashtë brenda Gadishullit Ilirik.Kuvendi kombëtar arbëror u themelua në atë kohë kur ekzistenca e Arbërisë dhe Europës u rrezikuan nga pushtimi i Perandorisë Otomane.Lufta, e cila për një çast kërcënoi të gjithë Europën, u kishte treguar të gjithëve e posaçërisht kryefisnorëve të atdheut se sa e ndarë do të ishte fuqia kombëtare arbërore kur të përballej me armikun e jashtëm. I vetëdijshëm për rrezikun e afërt që do të lindte nga kjo për popullin e tij arbëror, ideja e kryezotit tonë arbëror Gjergj Kastriotit zuri rrënjë në shumë fise arbërore ,krahina dhe në të gjitha palët, ashtu që në luftën e afërt,fuqia më e madhe ushtarake arbërore e dal nga Kuvendi i Lezhës si ushtri e përbashkët e Arbërisë do të ishte shtylla kurrizore e të gjithë fuqisë kombëtare arbërore.Poashtu ky kuvendd arbëror ishte edhe një ftesë për gjithë kombet e Europës së asaj kohe që ta ndjekin shembullin e Kuevndit të beslidhjes së Lezhës.

Politika e zgjuar e Gjergj Kastriotit u pa nga ky akt i bashkimit dhe beslidhjes arbërore,sepse sikur dihet populli fitohet vetëm përmes një sjelljeje të hapur, të sinqert, të dashurë e miqësore, përmes respektimit të qetë të parimeve, përmes besnikërisë së palëkundur ndaj flamurit të vendosur si i shenjtë dhe simbol i lirisë dhe pavarësisë e unitetit kombëtar arbëror. Pikërisht kuvendi i Lezhës u bë simbol i lirisë dhe unitetit nën udhëheqjen e kryezotit dhe kryekomandantit suprem Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Kuvendi arbëror i Lezhës duke vepruar sipas parimeve të tij,tregoi në fakt se ishte një bekim i pallogaritshëm për popullin arbëror. Aty pjesmarrësit u zotuan se përballë armiqve të jashtëm, të gjitha mosmarrëveshjet e brendshme ndërmjet palëve, fiseve arbërore dhe krahinave duhet të heshtin ashtu që të bashkuar t'i dalin në ballë armikut dhe ta mbrojnë lirinë, pavarësinë,besimin dhe identitetin e tyre ,respektivisht qenjen e tyre që vihej në rrezik të madhë.Gjergj Kastrioti e dinte se lufta kundër pushtuesit otoman për Arbërinë ishte luftë për jetë dhe vdekje,prandaj ai donte të bashkonte forcat, dhe se vetëm gjaku që derdhet së bashku në fushat e betejës në luftën kundër armikut do të sjellë edhe ndërmjetësimin dhe pajtimin për mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet e brendshme mes bijve të të njëjtit atdhe ,gjak,gjuhë,besim e identitet e që vdesin e japin gjakun e tyre krah për krah për atdheun e tyre të shtrenjtë.

Ideja e kuvendit nga Gjergj Kastrioti ishte një ide e hapur dhe me vetëdije të lartë për lirinë dhe unitetin arbëror ,sepse ai e dinte se vetëm kjo do t'i ofronte popullit një dorë në vendosjen e unitetit dhe lirisë nëpërmjet dekreteve dhe kuvendit të përbashkët të beslidhjes arbërore – poashtu vetëm në këtë mënyrë ky kuvendi i beslidhjes do të gjente edhe te populli në përgjithësi fuqinë për të realizuar lirinë dhe unitetin e Arbërisë.Sipas kësaj, Kuvendi kombëtar i Lezhës e shihte se është detyra e tij të punojë drejt krijimit të një pushteti qendror të unifikuar dhe një kuvendi mbarëarbëror duke përdorur të gjitha mjetet ligjore të kohës. Fuqitë e pushtetit qendror të Arbërisë dhe kuvendit mbarëkombëëtar përfshijnë, mbi të gjitha, pushtetin suprem ushtarak dhe përfaqësimin ekskluziv të tij. Krah për krah me kryefisnorët dhe përfaqësuesit e Arbërisë nga të gjitha krahinat , të cilët ndjejnë dëshirën dhe thirrjen fisnike stërgjyshore iliro-arbërore për t'u bashkuar në kuvend me një beslidhje të shenjtë për të mirën e përgjithshme ,unitetin, dhe lirinë e atdheut të përbashkët të tyre arbëror.Kuvendi kombëtar i Lezhës kërkonte që çdo fis ,krahinë dhë të gjithë arbërorët të bëjnë me dëshirë sakrificat që janë të nevojshme për të arritur madhështinë dhe unitetin e Arbërisë,ruajtjen e lirisë ,të pavarësisë dhe mbrojtjen e vendit.Përbashkësia e gjakut, e historisë së të gjithë të pranishmëve tregoj se kjo Besëlidhje ishte e natyrshme dhe në të mirë të atdheut dhe e bekuar edhe nga qielli.

Përmes Beslidhjes në këtë Kuvend dhe udhëheqjes së kryezotit Gjergj Kastriotit si kryekomandat suprem i ushtrisë së përbashkët të Arbërisë iu dha vula e shenjtë bashkimit të arbërorëve, një bashkim ky historik dhe i vetmi poathuajse deri më sot në historinë e përgjithshme të kombit tonë iliro-arbëror. Uniteti që u arritë në kuvendin e Beslidhjes së Lezhës ,pa paragjykuar pavarësinë e kryefisnikëve individual arbëror në çështjet e brendshme të tyre ishte një domosdoshmëri, ushtarake, politike,diplomatike dhe e natyrshme për reputacionin e Arbërisë nga jashtë, si dhe për vetë-ruajtjen ekzistenciale të saj, ruajtjen e lirisë,pavarësisë ,nderit e dinjitetit, identitetit, besimit dhe të traditave e ligjeve brenda vendit.Në kuvendin kombëtar të Lezhës u përfshinë të gjithë krahinat e vendit dhe kryefisnorët e Arbërisë.Liria dhe uniteti ishin baza e kuvendit kombëtar arbëror të Lezhës.Kuvendi kombëtar i Lezhes ishte edhe një Lidhje e virtytit ,e gjakut, forcës, sakrificës, vetëmohimit dhe heroizmit arbëror. Mbi të gjitha kuvendi ishte dhe u bë në fakt djepi i përbashkësisë së zemrave heroike dhe shpirtit të lirë arbëror.I gjithë vendi i përfaqësuar në kuvendin kombëtar të Lezhës arriti të vendos se kush do ta ketë pushtetin qendror.Të gjithë përfaqësuesit aty,kryefsinorët dhe krahinat duhej t'i nënshtroheshin këtij vendimi suprem.Pa e humbur për asnjë çast qëllimin më të lartë për të cilin ishin mbledhur dhe ecjen përpara krah për krah si vëllezër për ballë armikut otoman dhe të gjithë armiqëve të jashtëm e të brendshëm. Faktikisht kuvendi kombëtar i Lezhës ishte fillimi i parlamentarizmit arbëror, këtu u hodhën themelet e parlamentarizmit arbëror.

Shpata e Arbërisë tanimë ishte plotësisht në dorën apo krahun e kryetrimit e kryezotit Gjergj Kastriotit(Skënderbeut). Dhe në këtë dorë të pamoshtur të tij ajo ka mbrojtur me guxim dhe sukses deri në fund kauzën e Arbërisë kundër armikut të Arbërisë pushtuesit otoman. Kombi dhe populli arbëror i ka borxh Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) për këtë,sepse ai ishte i vetmi që e ideoi dhe e mishëroi bashkimin në kuvendin e Lezhës, ai me dorën e tij e mbajti shpatën e Arbërisë fitimtare në të gjitha betejat me armiqët e kombit tonë,ai me vizionin , strategjinë dhe trimërin e mbrojti i vetëm civilizimin e përbashkët të kontinentit europian. Kombet e shtetet bëhen të mëdha vetëm me shembullin e madh të njerëzve të tyre, të atyre që i udhëheqin me urtësi, trimëri ,vizion e politika të urta në shërbim të së mirës së përgjithshme.Kombi ynë ,respektivisht shteti Arbëror ishte me fat dhe i bekuar që pati në krye të saj një njeri me të gjitha vlerat e virtytet, urtësi e vizion,trimëri e dashuri për atdhen,strategji e taktika të panjohura sipas artit ushtarak për atë kohë, diplomaci e zotësi në të gjitha fushatë dhe punë ku e kërkonte atdheu,kombi dhe shteti i tij.

Thjesht Gjergj Kastrioti si udhëheqës ishte në shërbim me tërë qenjen ndaj atdheut dhe ruajtjes ,forcimit dhe zhvillimit të tij.Ishte pikërisht ky udhëhqës i papërsëritshëm arbëror që ngjalli besim në popullin e tij,e bëri tërë popullin arbëror për vete ,sepse e donte popullin e tij dhe populli e donte atë tepër shumë ,ai ishte një njeri i vendosur, i përkushtuar e i hapur, i gatëshëm për sakrificë ndaj atdheut të tij dhe luftës e vepërimtarisë së tij të parezervë për më të lartat dhe për më të mirën e Arbërisë dhe të ardhmes së saj.