Nga Pandeli Bardhi
E kohës kur brenda saj kanë gjetur strehë të këqijat që sot, më shumë se kurë, kanë dalë mbi sipërfaqe, siç janë egërsia, antihumanizmi, mashtrimi, spekulimi, mungesa e dashurisë servilizmi, mercenarizmi, tradhtia, krimi,karrierizmi, pasurimi sa më shpejt, vjedhja, prostitucioni, mburavecllëku e fodullizmi, hakmarrja, urrejtja, etja për pushtet, e shumë të tjera si këto që e kanë zanafillën e tyre, qysh nga lashtësia. Nuk janë të reja këto fenomene, por “ e reja” është ajo që, në këtë sistem të parët që i manifestojnë këto fenomene, janë shtetarët, në mungesë të shtetit Ligjor! “E reja” gjithashtu është ajo që qysh në themelet e këtij palo sistemi, nuk u hodh beton që të “çimentohet” demokracia, e ëndërruar aq shumë nga qytetarët. Në vend të “betonit”, në themelet e tij u hodh vetëm llum, tashmë jo sipas komandës të një Njeriu të vetëm, si deri atëherë mbas pesëdhjetë vitesh, por sipas gustos të lloj lloj “drejtuesve” deri në atë kohë jo vetëm të pakënaqur nga sistemi i kaluar por edhe që me të drejtë apo pa të drejtë, nga prapësitë e sistemit të kaluar u vlonte urrejtja dhe hakmarrja për gjithçka ishte bërë deri në atë periudhë. Nga njëra anë e “hendekut”, u hodhëm në anën tjetër edhe më të “errët” akoma, sepse tashmë, nuk kishte kush të na “frenonte” në këtë turravrap “demokratik” ku secili vepron sipas “ligjit” të vet. Kjo “shpellë”, edhe mund të shembet lehtas, si objekt, por është shumë e vështirë, në mos e pamundur të fshihen të tëra të këqijat që kanë “burmimin” e tyre, pikërisht në këtë “ngrehinë” të kohëve të shkuara. Sistemet, Regjimet, Qeveritë, kanë ardhur e kanë ikur. Pavarësisht nga ndryshimi i emrit, në thelb, të gjitha kanë qenë të njëjta sepse “burimet” njerëzore, kanë qenë të këtyre “ujërave të ndotura”! Të paktë kanë qenë ata burra që kanë shkrirë pasurinë e tyre për Shqipërinë në të kaluarën, kurse sot janë të kundërtat e tyre që nuk kanë lënë asnjë “gjethe” të këtij vendi pa e përvetësuar. Të gjithë shtetarët, sot, kanë etjen për pasuri mbi djersën e të tjerëve, mashtrimin dhe hipokrizinë mburravecllëkun e të tjera, që fshihen në këtë Sistem me emrin e bukur “Sistemi Demokratik”,që jo vetëm i tillë nuk është por në thelb është më antihuman edhe nga diktatura, sepse vetë Diktatura, u kishte prerë rrugën fenomene të tilla që po na mbysin. Diktatura e djeshme i mbajti të gjithë shtresat në të njëjtin nivel që të mos “pipëtinte” korrupsioni, droga, krimi i organizuar etj e ca më pak etja për të bërë pasuri e katandi brenda natës. Shikoni vetëm skemën se si është ndërtuar dhe konkluzionet, dalin vetvetiu. Skandalet, ndjekin njëri tjetrin, në të gjitha drejtimet, kudo e nga të gjithë krerët në pushtetet e të gjitha niveleve. Këto skandale, janë të tilla që ende pa u shuar njëri, ka plasur tjetri. Këto skandale, nuk janë vetëm frenuese të arritjes së objektivave si gjoja në rritjen e mirëqenies. Sapo ato “shpërthejnë” turren të gjithë, politikanë, analistë, mediatikë, Mjekë Gjykatës e Prokurorë, Ministra e avokatë, sekserë etj, etj të gjithë bëjnë “humanin” dhe i “qajnë hallet” qytetarëve, kush e kush të “brockullisi” më shumë. Të gjithë këta e shumë të tjerë “mercenarë” i “hyjnë në themel” analizave dhe “habiten” se si na ndodhi kjo e ajo. Ky është falsitet, sepse në brendësi duhet të kuptojmë atë c ‘ka thotë populli që “Ujku, mjegull kërkon” që të fshihet. Ajo që këta “dijetarë” krerë të këtij Sistemi, nuk e kuptojnë apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë, është që këto skandale, janë paaftësia e punës së tyre, paaftësia për t ‘i dalë të keqes përpara, dhe me kushtet që i kanë krijuar vetë, dalin e habiten “ Si është e mundur”!. Por ama, askush nuk e merr përgjegjësinë, por fajësojnë njërin apo tjetrin, opozitarët apo pozitarët. Jo, jo, të gjitha kanë virusin e pushtetit, si i vetmi “burim” ku buron pasuria, ku vidhet me firmë e me vilë. Po në fakt, cila është e vërteta? E vërteta është që të gjitha këta “diskutantë” non stop 24 orë, as më shumë e as më pak, u erdhi në derë edhe “punësimi” por edhe ajo që të përfitojnë nga këta të “majmur” nga skandalet që pasurinë ta ndajnë duke i bërë favore. I tërë “Ajsbergu” është nën ujë, e gjithçka bëhet për t ‘I shpëtuar drejtësisë me ndihmën shtetarëve pjesëmarrës në skandale, apo si Mjekja Alketa që “indinjohet” për shtrembërimin e surratit nga gazetarët, apo një Mjek tjetër i tipit “Buldozer” që kërkon të shpëtojë dukë ja mbathur vrapit si “Lopa e Mecos” “tëpkë” si ai në Korçë vitin e kaluar. Këta Mjekë, nuk janë të tillë sepse shpirtin e Zi, nuk ja mbulon bluza e bardhë, që me ndërgjegje të plotë ndajnë nga jeta qytetarë që I kanë besuar jetën. Është e tmerrshme, kur “humani” Mjek, kërkon të fitojë mbi gjakun e të sëmurit me kancer për të shkuar në Ishujt Maldive. Sikur ky rast të ishte I vetmi, do të thonim që “Edhe ndodhin gjëra të tilla”” Por nuk është as i pari dhe as i vetmi, por është i tërë Sistemi i kalbur që përditë e për orë pjell “krimba”. zhuzhakë”, “dordolecë”etj etj që nuk i lënë radhë një njeriu të vetëm të bëjnë diçka në të mirë të qytetarëve. Ja shikoni dhe dëgjoni shqetësimet dhe problemet që ndeshet mbarë njerëzimi sot, siç janë ekonomia, mirëqenia, luftërat e shumë halle të tjera që edhe ne, nuk bëjmë përjashtim. E veçanta jonë është që hall mbi hall, kemi atë që si do të bëjmë ne, kur të divorcohet Iliri me Monikën, është e vërtetë kjo apo është mashtrim.. Diskurset vazhdojnë secili sipas “dymesë” së vet sipas parimit “Tralala zura një galë”! Kemi edhe një tjetër hall të madh: “ A do i hiqet imuniteti Saliut dhe a do zbresë në tokë ky “UFO”, shkaktar i sa e sa .fatkeqësive të këtij vendi. Sa për heqjen e mandatit, e “fjetën” mendjen që ja shpëtoi “Partia popullore (socialiste”)! Varfëria ekstreme, këtu, në këtë vend është ulur këmbëkryq, pikërisht nga këta politikanë të paskrupull. Kemi një shtet inegzistent dhe qeveritarë të pamëshirshëm. Mirë që “gomari” na ka “ngordhur” por nuk na lënë rehat as “mizat” politikanë!. Përpara se të ndjekim një “sekuencë” të talljes, Uskana, nuk e ka gabim kur thotë: “ Varfëria ekziston, jo se nuk kemi mundësi të ushqejmë të varfrit, por sepse nuk mund të ngopim të pasurit.”! Ja të ndjekim Qeverinë: Fill mbas mbledhjes së Këshillit të Ministrave sipas “Regjisë “ së “Kryeregjisorit”, na dalin në “Sfilatë” të gjithë Ministrat për ti dhënë “sihariqin” e madh, qytetarëve që qëndroni “ gojëhapur para ekraneve të televizorëve Ata, dalin një e nga një të entuziazmuar për “sihariqin” që do të jepnin,për rritjen e pagave dhe privilegjeve të tjera për administratën, duke filluar me Shëndetësinë që “kujdesin për jetën e qytetarëve e ka prioritet”, por që nuk ngopen Mjekët, si ai Mjeku “buldozer”!.Është zbuluar një “vatër infeksioni” tek Onkologjiku. Jo mor jo , “Vatër infeksioni” është tërë sistemi shëndetësor në këtë vend ku Shteti ngop me përralla. Këtë, e di c ‘do qytetar që e ka hequr mbi kurriz këtë pangopësi të punonjësve, mjekë e infermierë “humanë”! Të dhëmb në shpirt, për të sëmurët kanceroz që “Perëndia” I ka “vrarë”, por edhe më e dhimbshme është kur Mjeku “human”, një bastard e vret jo një herë, por tre e katër herë. I vrasin pacientët me mungesën e ilaçeve, me shitjen e ilaçeve të tyre, me sorollatjen nëpër Klinika private, me ilaçet e skaduara që dërgojnë sekserët e shtetit. Gjithçka dinë qytetarët në këtë shëndetësi me punonjës partiakë e të korruptuar deri në palcë, vetëm Shteti nuk e di! Për Arsimin. Një farë Ministre, Manastirliu, apo “Qershia mbi tortë”, mbasi e “ndriti” këtë shëndeti, shkoi të japi eksperiencën e saj në arsim se si mund të “konvertohen studentët e Universiteteve. në Klientë për të blerë Diploma. I takon edhe këtyre “manastirllinjve”rritja e pagës mesatare deri në 950 euro, për të “shkuar sa më pranë Europës”! Nuk ka gjë që Shefja e Kabinetit të saj është e dënuar për korrupsion, mbasi “përgjegjësia, është personale”! Ministri i Mbrojtjes na dha “sihariqet” për rritjen e pagave dyfish, duke filluat që nga ushtari i katërt,apo i fundit në rresht, e deri tek Gjenerali që nuk ka asnjë ushtar në vartësi. Nuk besoj të jetë kush kundër rritjes së pagave të zjarrfikësve që luftojnë me flakët, me policët e burgjeve përballë kriminelëve në Ministrinë e Drejtësisë etj, etj që bëjnë sakrifica sipas procesit të punës. Por jo, rritje pagash do të kenë ata që vjedhin, që shpërdorojnë që “tundin zinxhirin” . Po halli i atyre “Gjeneralëve”, të Luftës e të punës që luftuan me pushtuesit, që edukuan e stërvitën qindra e mijëra bij të popullit, që hëngrën dheun me grushta e thyen shkëmben, e ndërtuan rrugë e fabrika, h/centrale e hapën toka të reja. që u rra bretku maleve ditë e natë dhe nuk pretenduan për asgjë nuk kanë sot një ilac me rimbursim, sepse nuk kanë gjë në dorë, dhe vetëm në prag zgjedhjesh Kryekomandanti u jep 2 kg domate falas si shpërblim. Këta “Gjeneralë” në pension, që bënë sakrifica të mëdha , askund nuk i mbajnë sytë përveçse nga Shteti që jo vetëm nuk u jep, por edhe tallet!. Ata le të “ngopen me shprehjen migjeniane” Hajt, Zoti ju dhashtë..”! Të pangopurit e Sistemit more të nderuar pensionistë, nuk e kanë mëndjen tek juve që me pensionin nuk merrni dot as aspirina, që bukën e përditshme e matni me “korricka” që turizmint nuk ja dini emrin sepse “këtë vit,shteti pret 15 milionë turistë dhe këta, duhen ushqyer nga kurrizi juaj dhe me të ardhurat e tyre Shteti do të mbushi arkën dhe do të mburret!. Të tjerat, do t ‘i themi në pjesën e dytë, por më parë le të japim një hapësirë publicitare: “Tuj, Tuj, Tuj, Tuj,… Ula,… Ula Ula…. Ula, Ula Ula…