Kemi hyrë në muajin jubilar të 80 vjetorit të çlirimit të atdheut nga okupatori nazifashist. Kjo festë duhet të shndërrohet në një impuls të rëndësishëm frymëzimi për të nxitur nga një histori reale të LANÇ edukimin e rinisë me patriotizmin e popullit tonë. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një nga epopetë e luftërave më të lavdishme që ka bërë populli ynë. Kjo luftë filloi me rezistencën ndaj pushtuesve fashistë më 7 prill 1939 dhe vijoi kundër pushtuesit gjerman deri në çlirimin e plotë më 29 nëntor 1944. LANÇ ishte epopeja më e lavdishme dhe që i tregoi botes se si edhe një popull i vogël lufton dhe fiton kundra dy armiqve të mëdhenj. Në vitet 1939-1944, lufta që bëri populli ynë dhe ushtria jonë NÇl na bashkoi me koalicionin e Madh Antifashist: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik dhe Anglia. Ushtria Nacionalçlirimtare (NÇl) lindi dhe u plotësua nga populli me njësite guerile, çeta partizane, batalione, grupe operative, brigada, divizione dhe korparmata, të shpërndara në të gjithë territorin duke arritur deri në 70 000 forca partizane. Nga dita në ditë rritej besimi tek populli, tek UNÇl duke parë konkretisht se e vetmja shpresë ishte lufta ANÇL, prandaj rriteshin dhe forcat partizane, duke u organizuar dhe përgatitur për një sulm të përgjithshëm në të gjithë vendin. Në tetor 1944 u formuan shumë reparte partizane duke përfshirë edhe divizione. Në të njëjtën kohë ishte çliruar 70-80% e territorit duke përjashtuar qytetet që shtriheshin gjatë rrugëve nacionale që i zotëronin trupat gjermane për lëvizjen e trupave nga Jugosllavia, Greqia e Kosova, por që në fund kulmoi me çlirimin e gjithë Shqipërisë. Kështu që nisur nga historia, e theksoj se Lufta Partizane ishte e kristaltë, ka qenë luftë idealesh të pastra dhe është krenari për të gjithë Shqipërinë. Duhet theksuar se në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist. Nuk duhet harruar se Shqipëria jonë e vogël pagoi një çmim të jashtëzakonshëm gjaku dhe sakrificash të panumërta njerëzore. Nderimi i këtyre sakrificave është nderi i çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari. Ka patur gjithmonë përpjekje në këto 28 vite për të hedhur baltë ndaj Luftës Antifashiste, ndaj dëshmorëve. Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim as nuk mund të mohohet, e padyshim meriton më tepër. Meriton shumë më tepër sesa fjalët, edhe sesa përveç fjalëve është mundur të bëhet e tregohet gjithë këto vite. Nuk duhet dhe nuk mund të ngatërrohet epopeja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me atë që pasojë pas 1945. Prandaj, çdo nderim që i bëhet çdo dëshmori që dha jetën për Çlirimin e Atdheut, çdo nderim që bëhet në familjet e dëshmorëve është një vlerë që shoqëria jonë duhet ta përçojë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë