BREAKING NEWS

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga
x
BREAKING NEWS

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja
x
BREAKING NEWS

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x

Opinion / Editorial

Lehona në birucë, “shtatzënat” e korrupsionit jetojnë në resorte luksi!

Lehona në birucë, “shtatzënat” e korrupsionit

Asgjë nuk të habit këtu në vendin tonë për standardet e drejtësisë. Pothuaj përditë fiton terren sentenca popullore se në burg shkojnë brekëgrisurit dhe anonimët, të pabuksit. Me sa duket, ky mbetet ende standardi i drejtësisë tonë, e cila kur je i pafuqishëm dhe i pambrojtur politikisht, futej në qeli dhe kur ke pushtet, trajtohesh si zotëri, gati si mbret. Ngazëllimi i jo pak gjyqtarëve dhe prokurorëve në këto tri dekada, të cilët seç kanë një zell të tepruar për t’u hedhur prangat, atyre që i kapin me një gram hashash apo një celular dhe nderon si heronj, duke i shpëtuar me proçedurë ata që me postet që kanë pasur dhe kanë,detyrat që kanë ushtruar për hir të pushtetit, kanë statusin e të paprekshmit. Vetë gjyqtarët që duhet të japin drejtësi, siç tregoi edhe vetingu, kanë fituar shuma të majme pasi gjyqet e drejtuar prej tyre, kanë funksionuar si bursë dollari dhe euroje, ku ata kanë fituar miliona dhe kur kanë rënë në kurthin e verifikimit nga institucionet e krijuara kanë bërë alibi të pështira se janë para të dhuruara, i kanë trashëgimi nga gjyshër  i kanë prej punës së grave e bashkëjetueseve, që kanë qëlluar të jenë gjithnjë të pasura po u ka rënë fati të hynë në dyer të varfëra. Alibi që dallohen deri larg se janë thjesht gënjeshtra të trasha dhe përdoren sa për të kaluar lumin. Pabarazia në gjykimin e çështjeve, standarti i shumëfishtë i përdorur nga drejtësia jonë, fatkqeqësisht edhe nga ata që kanë dalë të pastër nga vetingu është e njohur dhe nuk ka nevojë për vërtetim e prova që janë pafund. Po,  lajmi për dënimin në qeli të një zonje në Shkodër për një vepër penale për përvetësimin e 250000 lek edhe pse vepër e dënueshme për të cilën nuk bëjmë thirrje për amnisti dhe nuk dakortësohemi me amnistinë që bën “Rithemelimi” për politikë, duke qënë e sapolindur me foshnjen, që kërkon kujdes të jashtëzakonshëm, si e ardhur në këtë botë, mbahet në burg. Është në burg edhe pse është lehonë. Gjyqtari dhe prokurori i çështjes”lehona” mund të thonë, zbatuam ligjin se drejtësia është e paanshme dhe vepron sipas kërkesave të Kodit Penal apo atij civil. Po ky nuk është justifikim. Nëna lehonë atje është. Mund ta izolojnë në banesë. T’i vendosin edhe polici në derë. Ta ruajnë të mos arratiset jashtë vendit, ta mbikqyrin 24 orë, po kurrësesi ta rrasin në burg për një krim ordiner. Gjykata gjendet atje. Është në qytetin e Shkodrës. Atje jeton edhe lehona e shpallur fajtore dhe me vuajtje dënimi në birucë. E parrezikshme besoj dhe si lehonë e pamundur të lërë Shkodrën për të emigruar në shtetet e perëndimit apo për të kapërcyer Lamanshin. Po lehonës i kanë hedhur mbi kokë rrjetat në të cilat e kanë ngecur të zënë në çark. Burgu i lehonës është i ngjashëm me qindra raste të njëtrajtëshme,të barabarta për peshën e fajit, të cilët menjëherë rrasen në burg. Sikur zelli ndaj të gjithë atyre që cënojnë ligjin, atyre që bëjnë korrupsion, që grabisin pasuritë e popullit, ato që u takojnë të gjithëve që i fusin duart në thesin e madh të buxhetit, që grabisin prona publike që hedhin në erë dhe prodhojnë një Gërdec të llahtarshëm, përvetësojnë klubin e sportit “Partizani”dhe mbjellin dhjetëra pallate, apo vrasin në qendër të Tiranës me armët e shtetit, financohen nga paratë ruse apo përvetësojnë paratë publike të inceneratorëve, jo vetëm që drejtësia i amniston, po pushteti i gradon, u vesh pelerinën e imunitetit që era të mos t’i prekë asnjë fije. Shkurt, mbeten monument, që mbrohen nga shteti dhe pushteti. Standardi absurd i shumëfishtë , jo korrekt për barazi para ligjit për cilindo që është sot në pushtet apo tjetrin që ishte dje,  është mekanizmi i kualifikimit dhe ndarjes së përgjegjësive, jo duke pasur kriter përgjegjësinë për fajin e kryer, por pozicionin publik, peshën politike apo shtetërore. Sa emra politikanësh lakohen për vepra të rënda,të cilat një qytetar i zakonshëm nuk i ëndërron dhe s’ka asnjë mundësi praktike për t’i rrokur sado që të ëndërrojë apo vrapojë. Atij nuk i bie rasti të ngjitet në ato lartësi. Të ketë luksin të firmosë tenderë e të lëvrojë fonde publike. Ai është thjesht një mekanizëm me veprim të kufizuar që pak të dalë nga rreshti , drejtësia e godet me çekiç mbi platformën e podiumit dhe jep dënimin maksimal. Thonë se ligji nuk ka logjikë. Nuk toleron. Ai vetëm ndëshkon pa tolerancë. Po a është e vërtetë kjo dhe a ndodh vërtetë kështu me cilindo dhe ai që ka shkelur ligjin të shkojë pas hekurave? Kurrsesi jo. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Në këto kushte i pushtetshmi mbetet i paprekshëm, është nën mbrojtjen e partisë, organizatës, institucioneve, klanit. Ndryshe vrasës serial nuk do hynin e dilnin në burgje si të ishin hotele. Po pse ndodhi ndryshe me lehonën, zonjën në Shkodër dhe të ngjashmit me të e cila mund të tolerohet me ligj dhe kushte nga vetë gjykata për ta gjykuar në një moment të dytë, pasi të ketë kaluar vetë ajo stadin e përkujdesjes shëndetësore dhe vetë fëmija që solli në jetë të nisë të rritet? Drejtësia nuk cenohet në se bën politikë penale e vlerëson të akuzuarën për të qëndruar në familje për të kujdesur foshnjën dhe veten për të kaluar rrezikun e infeksioneve dhe shëndetit dhe më pas drejtësia le ta rimarrë në gjykim qytetaren shkodrane dhe le ta dënojë sipas ligjit. Dhe kjo tolerancë nuk e dëmton drejtësinë, as e zbeh atë.  Po të prishej drejtësia nga tolerimi i një nëne lehonë, atëherë çfarë mund të ndodhte në se do liheshin në qejf të vet ata që janë në shumicë, siç qesëndisin qytetarët , shtatzënë VIP-a të korrupsionit, peshqit e mëdhenj për të cilët shkon fiks fare, se ka ligj, po ka edhe Maliq. Dhe këta dreq maliqët gjenden kudo si amortizatorë të ligjit dhe mburojë e atyre që e shkelin ligjin me dy këmbët dhe janë lubitë e korrupsionit, madje jo vetëm këtu në Shqipëri, po me duar të shtrira nga lindja në perëndim. Po të vëzhgosh resortet e reja, pallatet shumëkatëshe, troje në dhjetëra hektarë, fshatra turistike nga Lalzi në Ksamil në tërë Bregdetin tonë  joshës, ku fitimet janë milionëshe edhe kur grabisin e vjedhin edhe kur nuk kanë asnjë aktivitet, investojnë miliona gjejnë shtigjet për të notuar në ujëra të qeta të paprekshëm, të patrazuar, të gjithëpushtetshëm, të paprekshmit ish apo pushtetarë aktualë, administratorë zyrtarë, drejtues, kriminelë, banditë të veshur firmato si të thuash individë shtatëzanë të korrupsionit i bëjnë karshillëk lehonës shkodrane dhe tërë “lehonave” të cilat janë menyja e përditshme e parapëlqyer e togave të zeza, drejtësisë në Shqipëri!