
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Lëvizja “Wild Lily” dhe lëvizja studentore dhjetoriste

Shkruar nga Dr. Elton Demollari 18 Mars 2023

Një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Tajvanit, ishullit rebel ndaj Kinës kontinentale dhe komuniste, që ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në tranzicionin e këtij shtet-ishulli, është lëvizja “Wild Lily” (Zambaku i egër). Kjo lëvizje ishte një protestë masive studentore, e cila zgjati 6 ditë pareshtur. Ajo filloi më 16 mars dhe përfundoi më 22 mars 1990. Iniciatorë të kësaj lëvizjeje të fuqishme ishin studentët e Universitetit Kombëtar të Taipeit (kryeqyteti i Tajvanit). Qëllimi i studentëve qe transformimi i Tajvanit nga dominimi njëpartiak i Kuomintang (KMT) në një shoqëri demokratike shumëpartiake. Madje pankarta dominuese e kësaj lëvizjeje qe: “Si mund të tolerojmë shtypjen nga më shumë se 700 perandorë?” Studentët protestues zgjodhën si simbol të lëvizjes një zambak të bardhë. Këtë ide e hodhën disa studentë të Arteve, të cilët e kthyen në një skulpturë me një zambak të lartë me kanavacë të bardhë dhe shkopinj bambuje. Për analogji, protestuesit e Tiananmenit në Kinë kishin ngritur një statujë si “Perëndesha e Demokracisë”, e cila i ngjasonte shumë Statujës së Lirisë në SHBA. Këtë studentët tajvanezë nuk e donin, prandaj ata zgjodhën një symbol më tradicional, i cili ishte zambaku i bardhë, një bimë endemike e zonës (Lilium formosanum). Prandaj shpeshherë Tajvani thirret ndryshe edhe ishulli Formoza, për shkak të emrit të zambakut. Komisioni koordinues studentor i përbërë prej shtatë anëtarësh formuloi disa kërkesa tepër të rëndësishme për jetën shoqërore, politike dhe ekonomike të vendit. Studentët kërkonin shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare. Ata kërkonin shfuqizimin e ligjit përjashtues të vitit 1948, që kufizonte të drejtat themelore të kushtetutës "Kontrolli i përkohshëm gjatë Mobilizimit Kombëtar për shtypjen e rebelimit komunist". Një tjetër kërkesë, që u artikulua fort nga ana e tyre, qe thirrja e një konference kombëtare për të diskutuar lidhur me ndryshimet kushtetuese në vend. Dhe pika e fundit e kërkuar nga studentët tajvanezë qe përpilimi i një plani të saktë kohor për reformat politike dhe ekonomike. Fillimisht këto kërkesa nuk u morën seriozisht nga autoritetet e atëhershme tajvaneze, prandaj disa prej tyre hynë në grevë urie. Qëllimi justifikon mjetin. Dhe studentët e arritën qëllimin e tyre. U organizua Konferenca Kombëtare dhe vendosi disa ndryshime të rëndësishme kushtetuese. Zgjedhjet për Yuan legjislativ (Parlamenti njëdhomësh i Tajvanit) u zhvilluan brenda një periudhe shumë të shkurtër. Reformat politike dhe ekonomike në vend sollën ndryshime të mëdha për mirë. Duke parë, që kërkesat e studentëve u morën parasysh nga politika tajvaneze, atëherë u vendos, që lëvizjes “Wild Lily” t`i jepej fund. Kjo edhe prej faktit të frikës, që mund të ekzistonte, që studentë të afërt me Kuomintang (partia qeverisëse) mund të infiltroheshin në protestë dhe mund të provokonin përleshje të dhunshme në ngjarje. Sepse më interesantja qe fakti, që kjo lëvizje u organizua e gjitha në mënyrë paqësore. Kjo ishte një diçka tepër pozitive për popullin dhe vendin në përgjithësi. Kjo lëvizje e demokratizoi më tej shoqërinë tajvaneze. Kjo lëvizje mundësoi gjithashtu zgjedhjen e presidentit të vendit drejtpërsëdrejti nga populli. I solli prosperitet dhe zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik vendit. Sot Tajvani është ndër vendet më të zhvilluara të Azisë. Madje në historinë ekonomike botërore thuhet shpesh “Mrekullia tajvaneze”, sepse vendi u industrializua në mënyrë të shpejtë dhe vendi pësoi gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të një rritje ekonomike marramendëse. Duhet theksuar edhe fakti, që kompani të njohura të teknologjisë ndërkombëtare e kanë qendrën në Tajvan: Acer Inc dhe Asus, firma e njohur e telefonave inteligjentë HTC, prodhuesi gjigand i elektronikës Foxconn, që prodhon produkte për Apple, Amazon, dhe Microsoft. Për rezervat valutore shteti tajvanez zë vendin e pestë në botë. Prandaj sot Tajvani është një nga "Katër Tigrat e Azisë" së bashku me Hong Kongun, Korenë e Jugut dhe Singaporin. Për analogji në dhjetor të të njëjtit vit filloi gjithashtu tek ne një lëvizje studentore e fuqishme kundër rendit komunist në vend. Studentët kërkuan pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike. Parulla kryesore qe: „E duam Shqipërinë si gjithë Evropa“. Kjo lëvizje vijoi me organizime protestash edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë. Ato kulmuan në mesditën e 20 shkurtit 1991 me rrëzimin përfundimtar të sistemit komunist nga ana e studentëve të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës. Çfarë i solli kjo lëvizje studentore ekonomisë dhe shoqërisë tonë më vonë? Të gjithë u dehën nga ideja, që Shqipëria do të ndryshonte dhe do të prosperohej përpara. Të gjithë e donin demokracinë, shtetin ligjor dhe çdo gjë tjetër perëndimore. Të gjithë donin, që të gjithë të ishin të barabartë para ligjit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Por realiteti ynë është realitet gri. Dhe do të vazhdojë të mbetet shumë gri edhe për shumë dekada. Ndërkohë që Tajvani është një nga katër Tigrat e Azisë, ne jemi vendi më i varfër në Evropë, ku rinia jonë nuk e ka gjetur dhe nuk e gjen ende veten në vendin e vet. Tek njerëzit tanë nuk është ngulitur në mendjen tonë optimizmi, por pesimizmi. Nuk është ngulitur dëshira për ta tjetërsuar vendin tonë dhe veten tonë, sepse këtë ta përcjell realisht realiteti ynë i zymtë. Pavarësisht se SHBA-ja dhe BE-ja kanë hyrë fuqishëm në vendin tonë për të ndryshuar imazhin e cenuar të Shqipërisë në sytë e botës, prapëseprapë situata është për të ardhur shumë keq. A do të ndryshojë kjo gjendje aktuale?– Nuk e di.
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
