BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Opinion / Editorial

Liria si produkt i ekuilibrit midis shtetit dhe shoqërisë

Liria si produkt i ekuilibrit midis shtetit dhe shoqërisë

Kur Mbreti John i Anglisë dhe një grup baronësh rebelë u mblodhën në një fushë moçalore jashtë Londrës në vitin 1215, krijimi i një themeli të demokracisë moderne nuk ishte në mendjen e tyre. Megjithatë Magna Carta, dokumenti për të cilin mbreti dhe fisnikët e vendit ranë dakord, përfundimisht ka shkuar shumë përtej qëllimit të saj fillestar për të mbrojtur privilegjet e baronëve nga pushteti mbretëror. Ai është bërë një simbol global i të drejtave të një individi kundër sundimit despotik. E shkruar në latinisht dhe e gdhendur në pergamenë lëkurë deleje, ai evoluoi nga një traktat paqeje për fisnikërinë ndërluftuese të Anglisë në një frymëzim për miratimin e Ligjit të të Drejtave të Shteteve të Bashkuara dhe ngjarjeve të tjera historike. Magna Carta tregoi qartë se liria dhe demokracia e kanë origjinën në procesin e mobilizimit të shoqërisë, njerëzve që mbrojnë liritë e tyre dhe vendosin kufizime në mënyrë aktive se si u imponohen rregullat dhe ligjet nga qeveritë dhe organizmat e saj. Shembulli i Anglisë është tipik, pasi krijjoi një traditë të kufizimit të drejtave të mbretit dhe duke i dhënë aftësi vendim marrëse shtresës së baronëve në 1215. Gjithashtu bëri të mundur që këtë traditë ta ruante dhe përforconte në shekuj dhe më në fund kulminoi me revolicionin e lavdishëm në 1688 ,i cili vendosi përgjithmonë formimin e parlamentit si fuqia sunduese në vend. Ishte pikërisht kjo traditë që prodhoi demokracitë anglo-saksone në USA, Kanada, Australi e shumë vende të tjera te perandorisë britanike. Liria vështirë se është rendi 'natyror' i gjërave; zakonisht shtetet kanë qenë ose shumë të dobëta për të mbrojtur individët ose shumë të fortë që njerëzit të mbroheshin nga despotizmi. Ekziston gjithashtu një mit në perëndim se aty ku ekziston liria, ajo është një gjendje e qëndrueshme, e arritur nga 'iluminizmi'. Por liria shfaqet vetëm kur arrihet një ekuilibër delikat dhe i pandërprerë midis shtetit dhe shoqërisë, midis elitave dhe qytetarëve. Kjo luftë bëhet vetë-gjeneruese, duke nxitur shtetin dhe shoqërinë të zhvillojnë një grup më të larmishëm mundësish, duke ndikuar kështu në paqen e shoqërive, suksesin e ekonomive dhe mënyrën se si njerëzit përjetojnë jetën e tyre të përditshme. Nga vijnë shtetet demokratike me liri të konsiderueshme personale? Me kalimin e viteve, shumë teori madhështore kanë theksuar një faktor specifik ose një tjetër, duke përfshirë kulturën, klimën, gjeografinë, teknologjinë ose rrethanat socio-ekonomike të tilla si zhvillimi i një klase të mesme të fuqishme. Ne nuk kemi asnjë shabllon universal për lirinë. nuk kemi kushte që domosdoshmërisht e lindin atë, dhe asnjë përparim historik të shpalosur që çon në mënyrë të pashmangshme tek ajo. Liria nuk është projektuar dhe dhënë nga elitat, dhe nuk ka asnjë garanci se liria do të mbetet e paprekur, edhe kur ajo është e sanksionuar në ligj. “Demokracia dhe liria e vërtetë nuk burojnë nga kontrollet dhe balancat apo nga dizajni i mençur institucional”, thotë Acemoglu, një ekonomist dhe profesor instituti në MIT. “Ato e kanë origjinën [dhe mbahen] në procesin shumë më të çrregullt të mobilizimit të shoqërisë, njerëzve që mbrojnë liritë e tyre dhe vendosin kufizime në mënyrë aktive se si u imponohen rregullat dhe sjelljet.” Ishte pikërisht tradita e shoqërisë civile dhe kundërshtimi i komunizmit që prodhoi një komunizëm më të butë në Europën qendrore dhe shumë më të ashpër në Shqipëri, Rumani, Bullgari etj. Gjithashtu mungesa e revoltës dhe organizimit në Shqipëri prodhoi lider despotik pas përmbysjes se komunizmit dhe pjesa më e prirur për revoltë e shoqërisë sonë zgjodhi kolaboracionizmin në vend të revoltës për drejtësi, dinjitet dhe liri. Shteti demokratik i krijuar pas revoltave popullore i ngjante më shumë një majmuni të veshur me kostum demokratik, pasi në thelb ishte një luftë për pushtet dhe gjithçka u vu në shërbim të pushtetit dhe pasurimit personal. Protestat civile për liri e demokraci u shndërruan në protesta për pushtet e pasuri. Decentralizimi i vendimmarrjes ekonomike mbështet shoqërinë civile duke krijuar hapësirën në të cilën organizatat e të gjitha llojeve mund të ekzistojnë pa u varur nga shteti. Një komb në të cilin ka liri ekonomike është ai ku sektori privat mund të financojë institucionet e shoqërisë civile. Kështu institucionet fetare vërtet të pavarura, partitë politike të opozitës dhe një shumëllojshmëri biznesesh dhe mediash, ka më shumë gjasa të ekzistojnë aty ku fuqia ekonomike nuk është e përqendruar në duart e burokratëve apo politikanëve. Në vitin 1962, laureati i Nobelit në ekonomi, Milton Friedman, vërejti: “Historia flet me një zë të vetëm mbi marrëdhënien midis lirisë politike dhe tregut të lirë. Unë nuk njoh asnjë shembull në kohë apo vend të një shoqërie që është karakterizuar nga një masë e madhe lirie politike dhe që nuk ka përdorur gjithashtu diçka të krahasueshme me një treg të lirë për të organizuar pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik”. Liria ekonomike lejon burime të pavarura të pasurisë për të kundër balancuar fuqinë politike dhe për të ushqyer një shoqëri pluraliste. Kur shteti zotëron ose ushtron kontroll të panevojshëm mbi bankat, kreditë, telekomunikacionin ose median, ai kontrollon jo vetëm aktivitetin ekonomik, por edhe sjelljen njerëzore. Botës i është dashur shumë kohë për të njohur të vërtetën në deklaratën e shkrimtares së fillimit të shekullit të 20-të Hilaire Belloc se “kontrolli i prodhimit të pasurisë është kontrolli i vetë jetës njerëzore”. Kjo duket se gjen zbatim në Shqipëri, ku sektorët kryesorë të ekonomisë janë ndërtimi, projektet publike dhe turizmi, të cilat kontrollohen nga shteti dhe financohen kryesisht nga paratë e korrupsionit dhe trafiqet ilegale, për të cilat Shqipëria me një popullsi më pak se 3 milion zë vendin e parë në botë. Kjo ka bërë të mundur kriminalizimin e jetës së vendit, asfiksimin e shoqërisë civile dhe rritjen e varfërisë si vendi me rroga më të ulëta në rajon, gjithashtu i ka dhënë mundësi shtetit të punësojë simpatizantët e vet dhe të investojë në zonat që u intereson të marrin vota. Në këtë mënyrë shteti kontrollon jetën dhe veprimet e shqiptarëve. Studimi empirik më gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet midis politikave dhe institucioneve ekonomike të një vendi dhe nivelit të prosperitetit, është raporti i “Lirisë Ekonomike të Botës” i Institutit Kanadez Fraser. Ai shqyrton 38 komponentë të lirisë ekonomike, duke filluar nga madhësia e qeverisë, sundimi i ligjit dhe politika monetare dhe tregtare, në 127 vende për një periudhë prej më shumë se 30 vjetësh. Studimi zbulon një lidhje të fortë midis lirisë ekonomike dhe prosperitetit. Ekonomitë më të lira kanë të ardhura mesatare për frymë prej 40 000 dollarë, krahasuar me 3 850 dollarë në vendet më pak të lira. Ekonomitë e lira gjithashtu rriten më shpejt se ekonomitë më pak të lira. Rritja për frymë në 10 vitet e fundit ishte 2.5 për qind në vendet më të lira, ndërsa ishte 0.6 për qind në vendet më pak të lira. Sipas të dhënave të kombeve të bashkuara Shqipëria me $ 6400 të ardhura për frymë renditet në vendin e 84, gjë që tregon për nivelin e ulët të lirisë së tregut, nivelin e lartë të korrupsionit si dhe mungesën e iniciativave për të pasur një shoqëri civile aktive. Mosbindja civile nuk është diçka jashtë sferës së demokracisë. Pa mosbindje civile demokracia nuk ekziston. Nuk është e dëshirueshme të kultivohet respekti për ligjin, por për të drejtën. Ligjet e padrejta ekzistojnë gjithmonë. Çështja shtrohet: a do të jemi të kënaqur t'u bindemi atyre, apo do të përpiqemi t'i përmirësojmë ato dhe t'u bindemi atyre derisa të kemi sukses, apo do t'i shkelim ato menjëherë?".