Nuk ka dyshim se çdo vizitë e sekretarit të shtetit të SHBA -ve, përben një event në historinë e popullit tonë, për vete mesazhet që ka përcjellë për gjatë historisë, duke filluar me vizitën e James Baker në vitin 91 vizitë që tregonte nga Tirana një sinjal të qartë të shkëputjes totale nga komunizmi, vazhduar me Madaleine Albright 2000, Colin Powell 2003, Hillary Clinton 2012, Jonhn Kerry 2016, deri tek sekretari Antony Blinken mes ditëve 14-17 shkurt, do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të ShBA me Shqipërinë. Secila nga vizitat në specifikën e vet, ka lënë mbresa në memorien e shqiptarëve, por vizita e sekretarit Blinken, i cili është bërë shumë i njohur për publikun shqiptar, fal edhe ”non gradës” dhe rezistencës së liderit të ”non gradës”, me ”gjyqet” e tij të famshme, kundër vendimit të DSHA. Linja zyrtare e ka të shprehur qartë arsyen e vizitës, por përtej kësaj zërat që flakërojnë nëpër mjediset të cilat, tregojnë një afrimitet me sekretarin Blinken, i bërë tashmë si njeriu i shtëpisë. Kjo ka një arsye të fortë. Në se sekretari Bekeri, iu bashkua mitingut të madh të përmbysjes së diktatorit, sekretari Blinken është ; ideatori,frymëzuesi, mbështetësi i luftës kundër korrupsionit shtetëror në pikun e tij, i cili ka marrë peng demokracinë shqiptare. Këtu lobon demokracia. Është në lojë fati i saj. Më tepër se kush e ka ndjerë DSHA, lere ç’flitet për të mbuluar hajnitë e tyre liderët për lobinjxhe McGonigalësh për të përçarë opozitën. E vërteta që thërret është vënë në rrezik i demokracisë nga korrupsioni i shtetarëve, mos ndëshkueshmërisë së të paprekshmëve. Ajo që ka thirrur në vizitë sekretarin Blinken, është çudia e madhe që po ndodh me të paprekshmit, të cilët edhe pse nën hetim, vazhdojnë të shfrytëzojnë pushtetin e tyre të djeshëm përmes privilegjeve që u kanë krijuar njerëzve dhe së bashku me të privilegjuarit të djeshëm, bëjnë rezistencë ndaj sistemit të drejtësisë, duke penguar përmes sulmeve nëpër tubime tek ”rrugica e shpresës”, apo mosbindjeve civile në parlament. S’është opinioni i hedhur si kot e kot, por ai është i ngulur në dejet e jetës së sistemit, mjafton t’i zgjatohesh, të dëgjosh dialogje nga më të ndryshmet, për të kuptuar mirënjohjen e njerëzve ndaj ShBA -ve dhe veçmas të sekretarit Blinken vetëm e vetëm pse ai me ”non gradën” goditi në shenjë korrupsionin. E hasa të flitej për të, teksa i ngjitesha kodrave të ”Liqenit të Tiranës”, stolat buzë rruge, s’po gjenin qetësi nga zërat e ulur dyst, po tërhiqnin vëmendjen edhe të drurëve.
-Lobim i fuqishëm të sjellësh për vizitë Sekretarin e shtetit Blinken,- u dëgjua një zë burri të thyente heshtjen.
– Të fal kryeministri,- ia pat i dyti pa e menduar dy herë.
– Non grada, – ndoqi i pari.
– Ç’flet ‘non-grata’!? Ata ka 4 muaj kanë marrë peng parlamentin me mosbindjen civile, tani dhe rrugën e ”shpresës ” poshtë shtëpisë së kryetarit të rithemelimit me arrest shtëpie. Me 20 shkurt pritet mitingu i madh,- ia pat një i tretë.
– Këtu më dil. Vizita e sekretarit Blinken, do të çmontojë korrupsionin. Shpalli që shpalli non gradat, kujtoi se do të ndodhte tërmeti, por liderët tanë sy të errësuar, filluan të dridhen e përdridhen, duke u kthyer nga të akuzuar në akuzues për mungesë faktesh, duke pretenduar për ngritje padish në gjyqet franceze për të cilat një zot e di se cili është fati, -ndoqi një i katër.
– Vjen për Ballkanin Perëndimor, mos trokasë në derë rusi, se nuk e dëgjon seç flet ish presidenti Trump nëpër fushata për shtete anëtare të NATO-s, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet financiare, ndaj forcës më të madhe ushtarake të Evropës e botës ; Rusi edhe mund të sulmojë…. I duhet Evropës së bashkuar një ”Ballkan perëndimor” i fortë, për t’i bërë ballë lajthitje të tilla lidershipi, të cilin lufta për pushtet, i kthen në Makjavelista, por që trondit sigurinë kombëtare. Luhet siguria kombëtare, ndaj dhe merren masa paraprake, për garanci të lirisë dhe rruajtjes së integritetit të çdo shteti, për më tepër anëtarët e NATO-s. Po si mund të jetë e tillë një Shqipëri, me një opozitë copë – copë, e cila mbasi ka mbjellë në 32 vjet korrupsionin, tani për të mbajtur gjallë, provokon protesta !? Shtyn ditët në parlament me mosbindje civile. Ç’është më e keqja të shohësh deputet Nokën, të përdorë dhunë fizike ndaj gardistëve, duke mbuluar trupat e tyre me miell, të kthyer në piktura Pikaso të mbërthyer në hyrje të parlamentit me duar të lidhura zinxhir, duke u bërë gardh pse ndihen të dhunuar nga deputeti, pse ata zbatojnë urdhrat e eprorëve për ndalimin e futjes në sallën të deputetëve të dënuar për shkelje rregullore. Veprim që mund t’i lejohet një protestuesi të thjeshtë. Besoi po deshe këtyre deputetëve !? Lërja fatet e vendit në dorë të këtyre njerëzve të inatosur, të cilët inatin e kanë me veten sepse me korrupsionin, kanë dalë nga rruga e zotit, por ja që të veshur me pushtet e përdorin atë, jo për interesat e demokracisë, por ruajtjes së pushtetit të tyre edhe pse për mbrojtjen e parimeve demokratike, ngrenë zërin në kupë të qiellit…Dëshira e sekretarit Blinken do të ishte që më 20 shkurt në përkujtimin e ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit, të festonte së bashku me forcën më të madhe opozitare që përmbysën regjimin, por ja që i duhet të përmbysë bustin e ngritur të korrupsionit nga rithemeluesat dhe të tjerë shtetarë të mbytur në korrupsion në 32 vite, duke degraduar sistemin. Nuk ka lobues më të madh se sa zëri që të thërret, kur vihet në rrezik demokracia, nga armiku më i egër që është korrupsioni. Sekretari Blinken, DASH, BE-ja, e kanë ndjerë qysh herët, ndaj dhe dhanë goditjen e parë përmes non gratave apo reformës në drejtësi, por rezistenca e të korruptuarve, në emër të parimeve demokratike të veshur me pushtet, ka thirrur për vizitë në Tiranë sekretarin Blinken….Dhe si mund të tolerohet gjendja e mos funksionimit normal të parlamentit, prej më shumë se katër muaj, përmes vallaha mosbindjes civile si ”forma demokratike”, duke marrë peng kështu demokracinë !? Kur nuk e gjejnë me të vetat shtetarët për të luftuar korrupsionin, SHBA-të, BE -ja nuk mund të mbyllin sytë sepse cenohet sistemi demokratik. Lobon demokracia me, më të mëdhenjtë e botës, për të ecur në shinat e sistemit… Ndaj sekretari Blinken vjen sepse është lobi i madh i gjithë shqiptarëve të cilët, kërkojnë të luftohet korrupsioni që po mban peng demokracinë,- s’kishte së mbaruari qytetari të cilit i kishte zjarr shpirti nga mendjet e lajthitura të shtetarëve të cilët veç korrupsionit nuk dinë të bëjnë tjetër. Ndërsa i ulur në stolin në krah ndiqja dialogjet e qytetarëve, nuk më ndaheshe nga mendja fjala ”lobim ”, jo me atë konotacion që përdor rithemelimi për McGonigalin, por me syrin e popullit, i cili është gjithë sy e vesh nga sekretari i shtetit Blinken, për t’i dhënë shtyse proceseve demokratike në Shqipëri, marrë peng nga lidershipi i korruptuar, i cili e ka bërë gojën çorap, duke sulmuar drejtësinë për të mbuluar aferat korruptive. Lobistët më të mëdhenj që kanë thirrur për vizitë sekretarin Blinken, janë njerëzit të cilët ende mbajnë shpresën tek mbështetja e SHBA-së, të sistemit të drejtësisë të reformuar i cili do t’u tregojë vendin të korruptuarve dhe korrupsionit.