
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Lulzim Basha dhe Garry Kasparov, sëbashku për demokracinë kundër stabilokracisë!

Shkruar nga Qamil Gjyrezi 28 Janar 2023

Ballkani perëndimorë duhet të punojnë shumë kundër stabilokracisë që çon në radikalizëm dhe minon arritjet e demokracisë perëndimore dhe stabilitetin në Ballkan. SHBA-të po punojnë shumë kundër stabilokracisë për të promovuar demokracinë në Rajonin e Ballkanit. Edhe në Rusinë e Putinit ka shumë intelektualë siç është shahisti me famë botërore Garry Kasparov që janë kundër luftës, autoritarizmit putinian që ka çuar Rusinë në stabilokraci dhe në luftë me Ukrainën. Trekëndëshi i Bermudës Berisha, Rama dhe Metaj janë ideologët dhe krijuesit e stabilokracisë në Shqipërinë mbas viteve 90-të. Duket se tranzicioni i pritur 30 vjeçar drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë në ‘Ballkanin Perëndimor’ është kthyer në një histori të pafundme. Shoqëritë janë të dobëta, pluralizmi zhvillohet ngadalë dhe me vështirësi të mëdha, elitat politike ende dominojnë dhe ekonomitë janë ende të varura ose nga autoritetet politike ose nga kompanitë ndërkombëtare dhe oligarkët. Në të njëjtën kohë, dëshmojnë për autoritarizëm, intolerancë, mbështetje pak a shumë të vazhdueshme popullore ndaj të njëjtëve liderë politikë apo parti që rizgjidhen pavarësisht performancës së dobët ekonomike dhe sociale të qeverive të tyre përkatëse dhe korrupsionit të përhapur. Në Evropë, Ballkan dhe në botë ka shumë intelektualë që punojnë për demokracinë perëndimore. Lulzim Basha dhe Garry Kasparov janë dy personalitete politike dhe intelektuale, që po punojnë kundër stabilokracisë dhe korrupsionit në Shqipëri dhe Rusi. Të rinjtë shqiptarë duhet të punojnë fort kundër stabilokracisë, që mbron vlerat e autoritarizmit 32 vjeçarë në Shqipëri me përfaqësues ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrat e tij! Sali Berisha që mbas vitit 1992 shfaqi shenja të shtetit autoritarë, kundër shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit. Duke kuptuar largimin e tij nga politika, në vitin 2008 ai bëri marrëveshje me Edi Ramën për ndryshimet kushtetuese dhe hedh idenë e drejtimit të PD-së nga të afërmit dhe të besuarit e tij! Në këta vite disa ish-deputetë në PD e kundërshtuan këtë ide autoritare, por siç duket për interesa personale. Një grup tjetër intelektualësh pro-perëndimorë të përfaqësuar nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj etj. e kishin të pa mundur të ngrinin zërin për shfaqjen e autorizimit, që çoi sot në Stabilokraci, të përfaqësuar nga Berisha, Rama dhe Metaj dhe mbështetësit e tyre. Koalicioni PD-së me LSI-në ishte kambanë e ideologjisë stabilokrate të projektuar nga Sali Berisha dhe Ilir Metaj në Shqipëri. Prandaj SHBA-të morën vendimin për Non-gratën e Berishës mbasi ka cenuar demokracinë në Shqipëri, për të krijuar stabilokracinë. Stabilokracia sot përfaqësohet në botë nga Vladimir Putin dhe udhëheqësit autoritarë dhe në Ballkan si Erdogan dhe disa politikanëve në Ballkanin jug-perëndimorë të përfaqësuar nga Edi Rama dhe ministrat e Rilindjes dhe politikanë në Serbi, Bosnje dhe Mal të Zi. Të gjithë demokratët dhe intelektualët europianë në Ballkan dhe në botë duhet të punojnë për të mos sakrifikuar demokracinë për stabilokracinë. Stabilitokracia është një regjim që përfshin mangësi të konsiderueshme në drejtim të qeverisjes demokratike, por gëzon legjitimitet të jashtëm nga autoritarizmi dhe oligarkia. Idenë për opinionin e mora nga një status dhe foto e Z Lulzim Basha me shahistin e madh rus Garry Kasparov. Ai shkruan: Në Këshillin e Europës me kampionin botëror të shahut të madhin Garry Kasparov, zë i fuqishëm kundër Vladimir Putinit dhe në mbështetje të demokracisë në Rusi.Ndamë idetë se agresioni rus kundër Ukrainës është edhe një kambanë alarmi për të gjithë liderët botërorë për të mos e sakrifikuar demokracinë për stabilokracinë dhe për të vendosur interesin afatgjatë të paqes, stabilitetit dhe demokracive në Europë mbi çdo llogari të ditës. Investimi ynë më i mirë për paqen është të punojmë për forcimin e demokracisë me zero tolerancë për autokratët, kudo qofshin ata. Sot të gjithë bashkohemi me qëllimin për të cilën punon Kasparov, Basha dhe shumë politikanë opozitarë në Rusi dhe në Ballkanin perëndimorë. Garry Kimovich Kasparov është një mjeshtër i madh shahu rus, ish-kampion botëror i shahut, shkrimtar, aktivist politik dhe komentator. Që kur doli në pension, ai ia kushtoi kohën politikës dhe shkrimit. Ai formoi lëvizjen e Frontit të Bashkuar Civil dhe u bashkua si anëtar i Rusisë tjetër, një koalicion që kundërshtonte administratën dhe politikat e Vladimir Putin. Sot në Shqipëri sidomos të rinjtë që merren me politikë, intelektualët, artistët, sportistët, biznesmenët e ndershëm duhet të punojnë fort për demokracinë, kundër stabilokracisë të përfaqësuar nga Berisha, Rama dhe Metaj dhe mbështetësit e tyre në të gjitha nivelet në 32 vite.
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
