Kryetari i PD-së Z.Lulzim Basha ka zhvilluar javët e fundit vizita shumë të vlefshme në nivel të lartë politik, diplomatik në Mbretërinë ë Bashkuar, Bruksel dhe USA. Takimet janë zhvilluar me qëllimin për të informuar e bashkëpunuar me politikanë në SHBA dhe Europë. Temat e diskutimit kanë qene të lidhura me situatën politike në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Në këta takime është diskutuar për korrupsionin në nivele të larta i qeverisë Rama, zgjedhjet e lira e të pa kontestuara, situatën politike në Kosovë dhe Bosnjë. Zoti Basha dhe Zoti Xhemal Gjunkshi, sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe koordinimin Euro-Atlantik në PD, takuan në Londër, Lordin David Richards. Gjatë takimit kanë diskutuar për një sërë sfidash me të cilat po përballet Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe komuniteti Euro-Atlantik sot. Zoti Basha ka diskutuar për përpjekjet e SPAK-ut, në luftën kundër korrupsionit dhe domosdoshmërinë për të çuar përpara drejtësisë këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve. Zoti Basha e ka informuar Lordin Richards mbi propozimin për depozituar në parlament ligjin për vetting-un e politikanëve, një nismë që synon të largojë nga politika politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Ata kanë diskutuar gjithashtu për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, dhe sfidat aktuale pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, përpjekjet e vazhdueshme për ndarjen dhe destabilizimin e Bosnje Hercegovinës nga Dodic dhe koalicioni i ri qeverisës në Malin e Zi, ku në përbërje të saj janë persona të njohur për qëndrimet e tyre destruktive dhe lidhjet me Moskën. Zoti Basha ka theksuar në këta takime domosdoshmërinë, që Kosova të nisë sa më parë proçesin e anëtarësimit në NATO dhe në funksion të paqes së qëndrueshme në rajon, hapjen e këtij proçesi përmes heqjes së pengesave nga 4 vendet anëtare që akoma nuk e kanë formalizuar njohjen e saj. Ata kanë diskutuar edhe për agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar ai. Lordi Richards mirëpriti avancimin e rezolutës mbi mbështetjen e Rindërtimin të Ukrainës, në Këshillin e Europës. Zoti Basha e ka falenderuar Lordin Richards për kontributin që Britania e Madhe ka dhënë për Shqipërinë në momente të rëndësishme për vendin. Partia Demokratike duke e konsideruar Britaninë e Madhe një aleat strategjik, është e angazhuar gjithashtu që me miqtë e saj në këtë vend, të kontribuojë për avancimin e të drejtave të shqiptare kudo ku ata jetojnë. Zoti Basha ka zhvilluar biseda të veçanta me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel. Në biseda të veçanta, përfshirë dhe atë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi. Temë e diskutimit ishin edhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore. Zoti Basha ka takuar në Institutin Republikan ndërkombëtarë (IRI), Zotin Daniel Tëining, dhe me senatorin Dan Sullivan. Zoti Basha ka zhvilluar një bisedë e frytshme me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan, Michael McCaul me në qendër çështje me interes për Shqipërinë dhe Kosovën. Zoti Basha ka zhvilluar një takim e biseda të veçanta me Kongresmenin e Arkansasit, French Hill, nga Komiteti për punët e jashtme në Washington D.C. Zoti Basha e ka falenderuar Kongresmenin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kombin shqiptarë. Lulzim Basha ka takuar në Washington, në Forumin e IDU, Aleanca Botërore e Partive të Qendrës së Djathtë, me Senatorin e North Dakota Kevin Cramer, ish-kryetarin e Kongresit, Newt Gingrich, kryetarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Republikane, Chris Fussner dhe miq të tjerë të politikës amerikane. I ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat, ka qenë edhe ish-zëvendës Presidenti i SHBA-së Mike Pence. Zoti Basha ka biseduar dhe i ka shprehur Z. Pence, mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar. Takimet dhe bisedat e nivelit të lartë me politikanë amerikanë dhe europianë, tregojnë vlerësimin dhe interesin që komuniteti ndërkombëtarë për Zotin Lulzim Basha, për ndryshimet e vërteta në Shqipëri me një qeveri të djathtë në 2024-25. Akuzat për skandale e korrupsion të lartë për Kryeministrin aktual Edi Rama, shprehin qartë mosbesimin e madh që ka tashmë politika ndërkombëtare për qeverinë e Rilindjes dhe ministrat e korruptuar socialistë. Tentativa e Edi Ramës, për të gënjyer shqiptarët dhe ndërkombëtarët në Kongresin e Dhjetorit të PS-të, kanë marrë fund dhe duhet të marrin fund me largimin e Kryeministrit më të korruptuar në Ballkan dhe krijimin e një qeverie të djathtë për të ndryshuar dhe integruar Shqipërinë. Mbështetja e komunitetit ndërkombëtarë, kryesisht e politikës amerikane për Kryetarin e PD-së Z. Basha, është gjithashtu një sfidë e hapur për Rithemelimin, politikën aktuale destruktive në parlamentin shqiptarë dhe opozitën për interesa personale e familjare dhe ish-kryeministrin non-grata Sali Berisha dhe familjen e tij non-grata. Komuniteti ndërkombëtarë dhe politika amerikane njeh dhe mbështet PD-në zyrtare dhe kryetarin e saj Z. Lulzim Basha. Tentativa e Sali Berishës, për t’ia trashëguar PD-në vajzës së tij Argita Malltezi, një person tjetër non-grata është një dëm i madh që po i bën demokratëve të ndershëm që janë gati 12 vite në opozitë dhe ndryshimit, për largimin e Edi Ramës dhe Rilindjes. Takimet e dhe bisedat e nivelit të lartë të Kryetarit të P.D.-së që kremton 33 vjetorin e themelimit, Z.Lulzim Basha nga Londra, Brukseli në Washington D.C. janë shenjë e mirë për mbështetjen drejtë karriges së Kryeministrit ne 2024.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë