BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Opinion / Editorial

"Makro e mini-shengenët" e turmaxhinjve, përballë kancelarive!

"Makro e mini-shengenët" e turmaxhinjve, përballë

Mbaroi dhe protokolli i parë Shqipëri Kosovë, i vizitës së Kurtit si kryeministër i Kosovës! Në fakt asgjë më shumë se ngërçi personal mes dy individëve nuk ra në sy, përveç faktit se kryeministri Kosovës akoma nuk është kaq i çliruar nga përdorimi i rregullave protokollare pavarësisht natyrës së tij të rregullt njerëzore në përgjithësi si sjellje. Është thyer shumë marrëdhënia Shqipëri-Kosovë kohët e fundit dhe faji është i lidershipeve turmaxhinj që kërkojnë sa më shumë turma dhe jo kombin pas. Tentojnë të bëhen "kombëtarë" dhe realisht marrin turmën rrëshqanë ose mbas vetes. Kurse në rrjetet sociale, armiqësia sidomos në Kosovë për shqiptarët dhe Shqipërinë në dukje është rritur dhe kjo është shenjë shumë e keqe e barazimit të liderit me kombin dhe shoqërinë duke treguar se akoma në Kosovë shoqëria është dhe sillet më shumë si një model i përveçëm kombëtar se sa si shoqëri e emancipuar politikisht. Duken më mirë se sa në Shqipëri, por kozmopolitizmi i shqiptarëve të Shqipërisë nuk lejon një acarim të tillë, sa të thuhet në rrjetet sociale "bojkotoni Kosovën" sikundër i shkruhesh në FB liderit turmaxhi sigurisht edhe ai ose Albin Kurti. Gjithsesi u thanë replika nga dy anët për dy gjëra të drejta përnjëherësh. Kurti shprehur "makro Shengenin" që është plotësisht e drejtë, por dhe Rama ja ktheu se pa "mini shengenin" nuk mund të ketë "makro shengen" dhe padyshim kjo është e drejtë! Sepse asnjë makro shengen mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund dhe nuk do të bëhet kurrë, pa miratimin e kancelarive lart në Washington dhe Berlin apo Bruksel dhe pa kaluar nga paqja dhe integrimet mes vendeve të Ballkanit si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. T’i mbushet mendje çdo kosovari dhe shqiptari se askush nuk do ta lejonte një unilaritet të tillë.  Ata që nuk kuptojnë këtë devizë apo koncept normal ndërkombëtar përmbi ne, mbi Shqipërinë dhe Kosovën, janë thjesht turmaxhinj, por kurrë burra patriotë që duan të zgjidhin me qetësi dhe burrni, bashkëpunimin dhe zgjerimin e ekonomisë dhe kulturës kombëtare shqiptare në rajonin ballkanik dhe nesër në Europë. Kurse turamxhinjtë gjela që këndojnë në orare të mësuara gabim në Tiranë dhe Kosovë, nuk i duhen as dreqit në qoftë se nuk marrin parasysh faktorin ndërkombëtar dhe qëndrimin ballkanik mbi këtë temë. Sigurisht që Rama nuk dëgjon askënd. Ai është mësuar që të mos ketë durimin të dëgjojë. Po sidomos në rrafshin kombëtar si në Tiranë dhe Prishtinë. Ramës i duket vetja njeriu i gjithëpushtetshëm në idetë e tij. E padyshim Kurti këtë gjë nuk ja duron, duke qenë dhe vetë një person i ngjashëm dhe pse sot i duhet të kapërdijë shumë nga premtimet politike dhe kombëtare të bëra më përpara se të vijë në pushtet. E këta tipa turmaxhinjsh thonë dy të drejta për të mos u marrë vesh, sepse kështu kujtojnë se këndojnë këngën e gjelit secili në kotecin e tij, Tiranë dhe Prishtinë! Kur në fakt, kanë "më pak se sa pak" që thotë Rama në batutë - pikërisht në dorë. Kurtit i duhet të përballet me amerikanët që tani kërkojnë zgjidhje të kësaj çështjeje dhe duan largimin e taksës 100% dhe prej kohësh këtë gjë thonë dhe europianët. I duhet të shpikë gjëra të tilla si reciprociteti dhe të veprojë pastaj mes tyre, turmës dhe qeverisjes me LDK-në. Kur në fakt, përvijimi dhe ballkano-ideja apo dhe shqiptaro-ideja, nuk janë kaq shumë në dorë ose janë më pak në dorë, se sa të dy liderëve politikë turmaxhinj si Rama dhe Kurti kujtojnë. Në realitet ngjajnë bashkë se nuk është se idetë e tyre i përpunojnë dhe i kanë të marra si vendime nga partia dhe nga lidershipi i saj, në pikërisht organizmat politikë që drejtojnë. Jo në përgjithësi janë ide të tyre personale, që bëhen automatikisht dhe frymëzim politik dhe narrativë politike e partive që drejtojnë dhe pastaj ky frymëzim politik i kthehet turmës në përgjithësi që ajo ta brohorasë. Kur në të vërtetë, ato duhet të plotësojnë një grafik, një program si ballkanik dhe shqiptar, të dizenjuar paksa ndryshe nga Washingtoni deri në Berlin dhe Bruksel! Program ekonomik dhe financiar dhe sidomos program të vështirë, por të ndërtuar, tashmë kombëtar për shqiptarët. Arroganca dhe mos aftësia për të dëgjuar të huajt në Kosovë për çështjen tonë kombëtare dhe sidomos shtetin e Kosovës dhe arroganca e Tiranës së Edi Ramës për të bërë gjelin e vetëm këngëtar në Shqipëri, janë një prodhim ideor turmaxhinjsh që shërohet me shumë vështirësi! Ndërhyrja politike e Vetëvendosjes me degë në Tiranë është një shpejtim i kotë dhe delikat, që mund të përfillet sot nga opozita shqiptare, por nesër sa të vinë në pushtet nuk do ta gëlltisin më, dhe kjo e bën Kurtin po aq arrogant sa Rama. Albin Kurti dha të kuptohet se marrëdhëniet me Shqipërinë, duhet të rinisin nga e para dhe këtu sërish ai bën turmaxhiun, duke ditur qartë se asgjë në marrëdhëniet tona nuk nis thjesht me Albin Kurtin. Ashtu sikundër Edi Rama nuk mund të bëjë njeriun që "urdhëron apo ndriçon apo i jep frymë" politikës kosovare. Sepse në të vërtetë, të tilla sjellje janë metoda të vjetra turmaxhinjsh që duheshin të mbaronin me Sali Berishën! Të tilla sjellje dhe politika ekzibicionistësh (turmaxhinjsh) nuk kanë "derman" pa prishur punë përballë kancelarive botërore dhe sidomos në Washington dhe Berlin apo dhe posaçërisht në Bruksel. Prishin punë se nuk pyesin askënd brenda dhe pastaj bëjnë sikur binden jashtë. Nuk konsultohen kurrë me organizma kolegjiale dhe pastaj kur bien keq, ndikohen nga kush vjen të prishë i pari punë në çështjen kombëtare. Sigurisht që Rama është në vitin e shtatë të pushtetit qendror dhe ka 22 vite që merret me firma dhe vula shumë më të rëndësishme se sa Albin Kurti! Po pra, me buxhete dhe të ardhura që Albini nuk do t’i ketë kurrë, por Rama është dhe në kulm të mërzitjes së shoqërisë nga një drejtim që ndryshe thotë dhe ndryshe bën, dhe që ka shteruar pothuaj fare shpresën dhe besimin e shqiptarëve përballë një arrogance tipike prej artisti, që nuk pranon t’i shahet vepra e tij ose piktura e tij. Por Rama është pothuaj i qartë se “si flasin dhe kur flasin kancelaritë”. Albini në qoftë se nuk e merr me mend (sepse e ka lexuar sigurisht) sa më shpejt të kuptojë se çfarë premton dhe si premton i duhet një filtër ndërkombëtar - aq më mirë është për të. Përndryshe Kosova do të paguajë turmaxhiun e radhës, që shpresoj të mos jetë kaq shumë i tillë! Nuk duhet të jetë, sepse ai (Albin Kurti) është origjinar afër Shkodrës, ose territorit shkodran afër Bunës dhe afër qytetit të Shkodrës dhe Ulqinit dhe në këtë pikë, bëjnë mirë që qeveritë të mblidhen në Shkodër me qëllimin që tju kujtohet se nuk po udhëheqin turmat, por shtetet e një kombi. Po pra, dy shtetet e një kombi dhe për këtë ju duhet të dëgjojnë dhe sigurisht të dialogojnë kur marrin vendime jo me turmat, por me kancelaritë. E kjo nuk bëhet kur ke tipin arrogant dhe arrogancën si vijë ndarëse mes logjikës dhe veprimit! Dakord? Në asnjë mënyrë jo kështu! Duke thënë dy të drejta si "makro shengeni dhe mini shengeni" dhe të duken sikur janë të ndarë, turmaxhinjtë gjithmonë duhet të pyesin dhe veprojnë sëbashku me kancelaritë. Ndryshe mbeten thjesht- turmaxhinj!