BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Marrëdhëniet RFGJ–SHBA, nën dritën e luftës në Ukrainë

Marrëdhëniet RFGJ–SHBA, nën dritën e luftës

Kur flasim për marrëdhëniet midis RFGJ-së dhe SHBA-së, duhet pranuar unanimisht, që Gjermania i detyrohet shumë SHBA-së, sepse pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja dha ndihmë ekonomike dhe politike të fuqishme me anë të Planit Marshall. Pa ndihmën amerikane si garantuese të lirisë gjatë dekadave të Luftës së Ftohtë nuk do të kishte Gjermani të qetë. Pa mbështetjen amerikane nuk do të arrihej ribashkimi gjerman në liri të plotë. Megjithatë marrëdhëniet gjermano-amerikane nuk kanë qenë në këto dekada të fundit në stadin më të mirë, sepse divergjencat për çështje të mprehta politike, ushtarake dhe ekonomike midis këtyre shteteve të fuqishme kanë qenë të mëdha dhe të thella. Marrëdhëniet gjermano-amerikane kanë marrë kthesë negative në momentin, kur kancelari i atëhershëm Gerhard Schröder nuk e mbështeti fare sulmin amerikan ndaj Irakut në periudhën mars – prill 2003, madje së bashku me krerët francezë, rusë kinezë dhe ata të vendeve të tjera kërkoi me forcë, që inspektorëve ndërkombëtarë të armëve t'u jepej më shumë kohë për të parandaluar shpërthimin e luftës së panevojshme. Koha vërtetoi skepticizmin e Schröderit dhe politikanëve të tjerë botërorë ndaj kësaj lufte “të drejtë”, sipas mendimit tim. Këtu kemi parasysh edhe skandalin e përgjimit të krerëve të politikës gjermane Gerhard Schröder, Angela Merkel dhe politikanë të tjerë të lartë gjermanë në tetor 2013 nga një departament i NSA amerikane, e cila kishte përgjuar ata që në vitin 2002. Madje kancelarja Angela Merkel kishte deklaruar e indinjuar, se përgjimi mes miqsh të ngushtë nuk duhej të ekzistonte fare, sepse kjo do e shkatërronte miqësinë dhe shoqërinë. Dhe vërtet kjo çoi në një tendosje të rëndë deri në një ndërprerje në marrëdhëniet gjermano-amerikane. Acarimet në marrëdhëniet gjermano-amerikane vazhdojnë edhe në vitet e mëvonshme. Nuk lë pa përmendur injorimin e presidentit kontravers Donald Trump gjatë ceremonisë së tij për marrjen e detyrës në vitin 2017, duke mos shtrënguar duart me kancelaren Merkel, një incident i rëndë diplomatik. Kjo vazhdoi më vonë me politikat e jashtme çorientuese amerikane me idera, si “Amerika e para”. Ato u reflektuan edhe në NATO, në organizatën ushtarake të Atlantikut Verior, ku divergjencat u rritën shumë e më shumë. Këtu përfshihen kërkesat e Trumpit për rritje të buxhetit ushtarak të çdo vendi anëtar për aleancën dhe misionet e saj jashtë. Trump me politikat e tij e çoi botën në një kaos të vërtetë, në një rreth vicioz, nga e cila nuk po dilet edhe sot e kësaj dite. Dukej, sikur këto marrëdhënie kishin hyrë në një tunel të errët pa dritë dhe pa shpresë, sikur ato kishin prekur fundin jo të dëshiruar. Falë Zotit në presidencën amerikane në vitin 2021 erdhi Joe Biden, i cili që në fillim kërkoi një kurs të ri në marrëdhëniet gjermano-amerikane dhe ato transatlantike me Evropën, sepse ai i shikonte Gjermaninë dhe Evropën si aleatët më besnikë, ku do të mbështetej Amerika dhe politika e saj e jashtme në të ardhmen, sepse Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë patur dhe kanë një miqësi të gjatë. Ato kanë ndarë gjatë këtyre dekadave shumë përvoja, vlera dhe interesa të përbashkëta, edhe nëse ndonjëherë ka pasur polemika. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur vizitat e rregullta të politikanëve gjermanë dhe amerikanë në vendet respektive. Kancelarja Merkel udhëtoi për herë të fundit në Uashington më 16 mars 2017 për takimin e parë me Presidentin e ri Donald Trump. Ministri i Jashtëm Gabriel u takua atje me homologun e tij Tillerson më 2 shkurt 2017. Në anën tjetër, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Tillerson mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të G20 në Bon, më 16 dhe 17 shkurt 2017. Nënkryetari Pence udhëtoi në Konferencën e Sigurisë në Mynih më 17 shkurt 2017. Presidenti Trump pritet në takimin e G20 në Hamburg në korrik 2017. Kancelari Scholz është pritur dy herë nga presidenti amerikan Joe Biden. Pra ajo, që mund të them është, se vazhdimi i partneritetit midis RFGJ-së dhe SHBA-së është i sigurtë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ky bashkëpunim do të jetë jetik dhe do të ketë një rëndësi të madhe për lirinë, paqen botërore, sigurinë ndërkombëtare dhe globale dhe suksesin ekonomik të dyja vendeve, të Evropës dhe botës mbarë. Sepse Gjermania gjithë këto dekada (megjithëse me oshilacione) e ka treguar veten shumë herë si partner për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në krizat rajonale dhe globale. Këtë po e shfaq edhe në krizën e Ukrainës, ku ajo është shprehur fuqishëm kundër politikës së Putinit dhe kundër agresionit të paprecedentë dhe të paarsyeshëm, pavarësisht se lidhjet ruso – gjermane kanë qënë tepër të rëndësishme për politikën e jashtme gjermane. Sipas analistëve gjermanë, Joe Biden është bërë një model – shembull, një figurë udhëheqëse për Scholz-in, sepse sipas tij presidenti amerikan nuk është karizmatik, si presidentët e shkuar, nuk është spektakolar, por është i qetë, me nivel të lartë logjike të ftohtë dhe mbi të gjitha i orientuar drejt rezultatit dhe suksesit. Sidomos, sipas kancelarit, kjo gjë vihet re në trajtimin e duhur, që i bën ai agresionit rus kundër Ukrainës. Kur kancelari është shprehur, se ai nuk dëshiron asnjëherë i vetëm të furnizojë Ukrainën, kjo do të thotë, sipas analistëve, që gjermanët asnjëherë të hedhin hapa përpara pa amerikanët. Kjo u pa me rastin e dërgimit të raketave të shumta, me sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe me transportuesit e blinduar të personelit. Pra, prognoza ime lidhur me marrëdhëniet amerikano – gjermane është, se e ardhmja e tyre do të jetë shumë e fuqishme, por do të ketë ulje-ngritje, të cilat do të jenë të pashmangshme, duke patur parasysh pasigurinë, që ka kapluar botën sot dhe do të jetë në vazhdim për disa dekada.