Tashmë teksa është duke u mbyllur dekada e tretë që nga 28 Marsi i vitit 1997-të, përkujtojmë me dhimbje por dhe me shpirt të trazuar dhe aspak të qetë një nga tragjeditë me të mëdha që pësoi Shqipëria mbas te ashtuquajturës”shtet i së drejtës” “vend i lirë” dhe i “demokracisë për të gjithë”, e cila pësoi një fiasko të madhe dhe që te kjo ndodhi makabre, ish po ky shtet, i cili shpalosi fytyrën e vet te vërtetë prej banditi në bashkëpunim, me ata që kishin tentuar te na hidhnin vargonjtë e skllavërisë gjatë dy luftërave botërore. Sigurisht, ishin kushtet e rrënimit piramidal te kriminelëve të shtetit shqiptar, ata që patën para përgatitur rrethanat e marrjes së arratisë së shqiptarëve për mbijetesë teksa ishim po ne ata që me habi tundnim kokën me mos besim që përse Marksi pat shkruar diku se…” proletaret e varfër janë pa atdhe”. Situata e asaj kohe, përkonte me marrëzitë e çmendurisë së pakufishme të oligarkisë së kusarëve vrasësve dhe dragonjve të mëdhenj, nga ku shqiptarët e vjedhur te nëpërkëmbur të vrarë e në shpirt,të çnderuar morën arratinë për mbi jetesën gjenetike të tyre dhe familjeve të tyre. Kjo situatë, do të alarmonte së tepërmi dhe fqinjët italianë të cilët dhe ata mbas përpjekjeve te tyre 40 vjeçare për të rrëzuar regjimin e E. Hoxhës, kurrë nuk do tu shkonte ndër mend, se jo shumë larg ata dhe të tjerë që mendonin e vepronin si ata do vinte momenti që të shijonin në mënyrë të hidhur “supën e gatuar “po prej tyre. Rrënimi ekonomik i vendit dhe rënia e firmave piramidale te gjitha njëra mbas tjetrës si nën” efektin domino” të shoqëruara këto me një papunësi të përgjithshme, shkaktuan një dramë të madhe e cila u shoqërua me një pasiguri po aq të madhe, sepse vendi, jo vetëm se kaloi në anarki totale, por kryebanditi Berishë, mbante ligjërata kundër rebelëve te jugut, si një motiv ky, për të nisur falangat fashiste te Gazidedes dhe Zhulalit,që të shtypnin zemërimin dhe kryengritjen popullore në mbarë vendin. Dhe kur na vrisnin “tanët” çfarë na kish Italia e Prodit, ministrit të mbrojtjes Andreata dhe vet Pivetit nga ku kjo e fundit si një vrasëse e vërtetë dhe pse femër, pa pikën e mëshirës do të deklaronte hapur “Te gjithë shqiptaret i hidhni në det” ! Pikërisht në kohën kur mediet italiane transmetonin dhe i propagandonin shqiptaret si kriminelë; drejt brigjeve të tyre u nis “Fantazma e tragjedisë” kateri i radës i cili kishte imbarkuar mbi 115 fatkeq gra burra e fëmijë, të cilët as që nuk e merrnin dot me mënd se ishin nisur drejt vdekjes atë mbas-dite pranvere e cila do të ngrinte si me akull gjithë zemrat e atyre që pritnin me makth të madh lajmin e mbërritjes shëndoshë e mirë. E kush mund ta merrte me mënd se pikërisht atë mbas-dite teksa ora shënonte 17 e 03 minuta, anija jonë “Kateri i Rades”do të dënohej me vdekje nga autoritetet italiane? Të bësh fajtor komandantin e anijes “Sibilla” për manovra te gabuara, apo komandantin e “Katerit të radës” që nuk u bindej urdhrave nga pala italiane është një justifikim i cili i nxjerr krejtësisht zbuluar autoritetet me te larta italiane qysh nga Prodi.. Napoletano, Andreata etj. Në një situatë të tillë ku kishin dale dy anije lufte të Italisë, për të penguar anijen shqiptare e cila ishte tërësisht e pa armatosur dhe e imbarkuar me civilë ku me te shumtët ishin gra e fëmije, pra për këtë situate as që mund te mendohet se këto autoritete nuk kane marrë njoftime e sidomos kur anija “kateri i radës“ vazhdonte lundrimin. Goditja ka qenë e qëllimshme, sepse dhe urdhrat e dhëna nga komanda eprore ishin të tilla që ajo duhej të pengohej me çdo kusht. Sigurisht që goditja që i bëri luftanija “Sibilla” me pjesën e përparme te saj, pra me bash, nuk është aspak incident pa dashje i komandantit të anijes Lauduro, apo mos bindje luftarake italiane, por goditje e qëllimshme. Sepse mbas kësaj anije ishte shteti italian, madje dhe të nesërmen e kësaj tragjedie Irenë Pivetti, kjo anti shqiptare me shpirt racisteje gjithë smirë do të konfirmonte (një dite me vone pra ne 29 Mars) se i qëndronte besnike deklaratës së saj. Po pse është fajtor shteti italian, komanda e larte ushtarake e marinës luftarake dhe vet komandanti i anijes ? Kjo për faktin se anija “kateri i rades” nuk kishte qëllime armiqësore ndaj Italisë, sepse në bordin e saj ishin te imbarkuar vetëm civilë të pa armatosur. Sy dyti anija shqiptare ishte në ujërat neutrale dhe nuk i kishte shkelur ende ujerat territoriale te Italisë fqinje. Së treti edhe me kod ndërkombëtar luftë-anija italiane nuk e gëzonte aspak te drejtën e ushtrimit të dhunës dhe përdorimin e armatimit, apo pengimin e anijeve që bëjnë lundrim paqësor. Në të tilla raste, ajo duhej ta kishte shoqëruar anijen tonë “kateri i radës” në portin më të afërt të tyre dhe gjithë pasagjerët dhe ato viktima që mbyti, fare lehtë të nesërmen e asaj dite mund ti kishte riatdhesuar në Shqipëri. Po pse e bëri këtë akt Italia ? Sepse me këtë akt barbar e kriminal që ajo tronditi mbare opinionin botëror përparimtar deshi tu jepte një” mësim të mirë” shqiptareve që të mos tentonin për tu futur në tokën italiane. Sigurisht është e drejtë e tyre të pranojnë ose jo, por nuk është aspak e drejtë e tyre te vrasin madje dhe jashtë territorit të tyre. Ja pse janë përgjegjës dhe krimi i tyre nuk është aspak një krim i rastit por një krim shtetëror i Qeverise Prodi, nga ku qeveritarët tanë dhe vet disa servile deri në pështirosje të qeverise vendore, pra të Vlorës. E habitshmja qendron te fakti që me rastin e vizitës së Prodit në Shqipëri ( 2002 ) ne vend që Vlora ta shpallte “non grata”, 5 vjet mbas tragjedisë për turpin e Këshillit bashkiak te Vlorës ( por jo populli) i japin titullin”Qytetar nderi i Vlorës” duke i dhënë madje dhe çelësin dyerve të qytetit, teksa Pivetti kjo bushtër anti shqiptare ne vitin 2020 do të merrej nën hetim nga drejtesia e qytetit te Milanos për allish-verishe, madje dhe duke ju sekuestruar 4 milione Eu, çuditërisht pritet në Tirane me nderime, madje “ajka shtetërore” e jona do të përlotesh teksa e dëgjonin kur ajo kërkon falje…në vend që të mos e lejonin të zbriste as nga avioni por ta linin atje n&eu
ml; pistë si një bushtër te vetmuar. Po kush ta bëjë…?Qeveria e jone është e gatëshme te bashkoje dhe Shqipërinë me Italinë.. nga inati i grekut, ashtu sikurse bene para-ardhësit e tyre ne vitin 1939 që i çuan kurorën e Skënderbeut mbretit të Italisë fashiste. Po a mund te gjene qetësi shpirtrat e 81 viktimave nga ku 20 prej tyre ende janë pa varr dhe dergjen ujrave te Mesdheut nga rrymat detare që na i mbytën në Otranto? Po shpirtrat e çdo shqiptari të ndershëm e sidomos të vlonjatëve që u goditën më rëndë se të tjerët? Jo kurrë ! Kjo do të ndodhte vetëm atëherë kur ajo qeveri italiane ta merrte “katerin e radës” e ta ekspozonte në qendër të Romës ku te shkruhej… “ Këtu në këtë anije tashmë është i imbarkuar turpi ynë”!