
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Marrëzitë populiste me media, shoqata, politikë dhe vendime gjygji!

Shkruar nga Besi Bekteshi 18 Mars 2023

Rasti i një nëne lehonë me fëmijë disa ditëshe që arrestohet dhe burgoset për një gjobë bëri që politika, shoqatat dhe shoqëria të çohet në një protestë. Sigurisht të burgosësh një nënë që ka një fëmijë disa ditëshe është një “mrekulli” ligjore e jona dhe pse kjo nënë kishte pasur realisht probleme me ligjin edhe dikur! Pastaj sigurisht mbas kësaj u çua dhe politia djathtas dhe ajo majtas sipas modelit të bashkimit mbas një padrejtësie! E sigurisht do të vinte dhe dita e gjykimit të masës sërish dhe nëna e burgosur me fëmijë disa ditëshe u lirua! Biles kësaj nëne i dolën dhe shumë bisnesmen që do ti paguajnë gjobën. Po e besoj se bëjnë mirë. Por padyshim jam dhe unë i lumtur që nëna tashmë do të jetë me foshnjen e saj! Po kush është problemi që po trajtoj! Ajo që po trajtoj është ligji, zbatimi dhe mos ndërhyrja në të! Populizmi në shoqërinë tonë akoma foshnje me ligjin dhe përballë ligjit! Për nivelin e zbatimit të ligjit te ne nga pikërisht organet e drejtësisë! Tashmë me problemin e kësaj nëne që kishte një gjobë dhe nuk kishte paguar dhe nuk e dinte (sikundër thotë) dhe që u zbatua një vendim arresti ishte ligji në zbatim apo tejkalim ligji apo shkelje ligji? Çfarë ishte pra! Pse u lirua nëna me foshnjen disa ditëshe pse deshi politika dhe shoqëria se i vinte keq, apo sepse arrestimi ishte jashtë ligjit? Në qoftëse nëna është liruar se kështu uluriti shoqëria dhe politika bashkë me shoqatat, do të thotë se në Shqipëri nuk do të ketë kurrëzbatim ligji! Por në qoftëse kjo nënë është futur në burg pa të drejtë dhe me një tejkalim apo shkelje apo interpretim të gabuar të ligjit është faj i gjykatës dhe organeve të zbatimit të ligjit! Nuk mund të zbatohet kërkesa e shoqërisë si zbatim ligji, por duhet zbatuar ligji! Nuk mumd të jetë ligji “më vjen keq prandaj dil nga burgu” por ligji është kur nëna del jashtë se nuk është zbatuar ligji me të. Është egërsuar padrejtësisht dhe jo ligjërisht ai në arrestin e nënës lehonë! Janë shumë padrejtësi të zbatimit të ligjit, por kjo ra në sy, sepse kjo nënë sapo kishte lindur! E është një egërsi futja në burg duke ndarë nga gjiri nënës foshnjen për gjobë e papaguar të nënës! Është ligji i zbatuar keq apo se drejtësia u detyrua të nxirrte gruan sepse u bë zhurmë. Këtë duhet të ndajnë shqiptarët. Nuk e kanë kuptuar për 45-së vite, sepse drejtësia e atëhershme quhej popullore dhe e bënte partia, kurse sot thuhet se është “qorre” dhe e drejtë, por në fakt ndikohet nga politika ose merr urdhëra nga ajo! Nëna nuk doli pse drejtësisë i bën presion politika dhe shoqatat dhe media! Po të ketë dalë kështu do të thotë se drejtësia është dyfish gabim. Por nëna lehonë doli, sepse ishte futur gabim në burg nga drejtësia! Shoqëria ka bërë mirë por sepse është zbatuar keq drejtësia! E gjithë marrëzia histerike me ndikim mbi drejtësinë është një butafori. Po të mësohet kështu drejtësia që sa herë t’i bëhet presion të lirojë nga burgu këdo do të thotë se asnjëherë nuk do të ketë ligj! Gjithsesi nuk janë larg njëra tjetrës drejtësia dhe shoqëria apo politika me marrëzinë e mitomanisë ligjore dhe groteskut populist në Shqipëri.
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
