BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Opinion / Editorial

“Martirizimi” i demagogëve

“Martirizimi” i demagogëve

Ndërsa ndjek nëpër ekrane, lidershipin opozitar të shfaqet përmes një retorike, lajtmotivi i së cilës është protesta e 20 shkurtit , gjëja që më kaloi nëpër mend ishte; demagogë të martirizuar. Kjo sepse duke e treguar veten të martirizuar, dëshiron të zgjojë mëshirën tek të tjerët. S'ka si shpjegohet ndryshe, tubimi për më se një muaj e gjysëm të rithemeluesave poshtë dritares së kryetarit me “arrest shtëpie”. Diskutimet e rrahura nëpër ekrane, mbas largimit nga Tirana të Sekretarit Blinken, i cili në tetë orët e qëndrimit në kryeqytet , mbas gjithë atyre takimeve, nuk gjeti mundësinë e rezervimit të ndonjë bashkëbisedimi me krerët opozitare, kur ''mazhoranca i ka rënë aq shumë në qafë'' sa atë, po e detyron, duke mos ndritur gjë me mosbindjen civile në parlament, tentakulat e saj t'i shtrijë nëpër sheshe. Vetëkuptohet s'ishte çështje kohe për më tepër, ora tetë e zuri në Tiranë në harkun kohor, kur tubuesit militantë shkonin dhe faleshin poshtë dritares së kryetarit të rithemelimit. Kryediplomati amerikan, me sa duket e pa me sytë e tij dhe dëgjoi me veshë demagogjinë e demagogëve , ndaj dhe ndryshe nga gjithë sekretarët e tjerë të ardhur ndër vite, nuk denjoi të takohet me një opozitë , në demagogjinë e së cilës dëgjon vetëm martirizime nga kryeministrit i ''korruptuar''. Tani që dhe Sekretari Blinken gjeti kohë të takohet me të rinjtë tek ''Pallati i Kongreseve '', duke lakuar edhe emra shqiptarësh të shquar nëpër botë , apo fjalët komplementare për kryeministrin si një udhëheqës dhe partner me shumë dinjitet , analistëve Vesho apo Ballinjve i erdhi radha të gjykojnë politikën e jashtme amerikane. Bijtë e etërve , ora u ka mbetur tek socialimperialistët, ndaj dhe guxojnë ekranet t'i mbushin me lloj-lloj demagogji , vetëm e vetëm për ta hequr veten të martirizuar. Ashtu teksa ndiqja analistin Vesho të fliste për qëndrimin amerikan në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga rusët apo luftën e Izraelit në ''Rripin e Gazës'', gjëja që më kaloi nëpër mend ishte koha e diktatorit, i cili nga Tirana nuk linte gjë pa thënë për imperializmin amerikan. Kur ta do gjaku, nuk mund ta largosh dot kollaj drogën edhe pse e di rrezikun e saj , por ec demokraci dhe mund t'i japësh gojës, ç'të të vijë për mbarë vetëm e vetëm ta shohësh të poshtëruar kryeministrin i cili , mirë ''McGongial e ka kompromentuar'', por Sekretarin Blinken !? Ekranet post vizitës së Sekretarit Blinken, folën shumë duke u marrë me parimet demokratike të shkelura në Shqipëri , me të cilat duhej të merrej kryediplomati , por të mos arrish të lexosh se vetë axhenda e takimeve, ishte një shuplakë ndaj opozitës e cila e ka kthyer gjithë luftën e saj në një demagogji të demagogëve, të cilët përmes martirizimit, kërkojnë të mbulojnë një nga pengmarrësit më të mëdhenj të demokracisë , siç është korrupsioni. Ai nuk ka ngjyrë partie. Ndaj dhe kryediplomati përmes mos takimit të lidershipit opozitar , dha leksionin më të madh të demokracisë, të cilën vetëm demagogët nuk e lexuan. Ndërsa ndiqja demagogët të çireshin e ngjireshin nëpër ekrane apo në tubimin e rrugicës së shpresës , nuk di pse m'u suall poezia e Migjenit ''Një natë pagjumë''. Pak dritë ! Pak dritë, o shok, o vëlla !Të lutem pak dritë, në këtë natë, kur shpirti vuen.... Poeti me dilemat e tij kur thotë; më dhemb e s'di ç'më dhemb! Urrej e s'di ç'urrej! Ai e shikon që është afër fundit të jetës së tij dhe e kupton se nuk ka më se ç'far të japë, për të ndryshuar. ''Askush s'më dëgjon. Çirrem kot më kot, por në fund poeti nuk e shikon shpëtimin tek drita, por tek jastëku. Ndjesi të poetit të cilat vijnë nga tragjedia e sëmundjes së tij ndaj dhe nuk i ndahet thirrmorëve. Fat që me sa duket ka kapur dhe lidershipin e rithemelimit, ndaj dhe nuk ia ndan psalmet e tij poshtë dritares , për të gjetur ''këndezin'' migjenian që është protesta e 20 Shkurtit. Për ta shpëtuar jetën nga tragjedia e korrupsionit , lideri opozitar nuk i ndan thirrmorët duke sulmuar SPAK-un dhe kryeministrin , përjashto opozitarin Bejko i cili nga skajpi A2 , i bie në kokë gjësë , duke kërkuar reformë zgjedhore e jo protesta të cilat bëhen, për të fshehur korrupsionin. Sado që nga paneli sekretari i PL , përpiqej të bënte zhurmuesin duke u munduar të mbështeste kauzën e protestës se ishte rrëzimi i qeverisë së korruptuar , Bejko ishte i bindur pa luftuar lidershipin opozitar të korruptuar, e djathta lodhet kot për të ardhur në pushtet. Jo se edhe thirrjet e kryetarit të grupit parlamentar nga Devolli, për t'u mbledhur në mitingun e 20 shkurtit, demokratët me gjithë familjet përfshi dhe fëmijët , me sa duket i ka rënë era se me mosbindje civile në parlament , tubime tek ''rruga e shpresës'' , por edhe zbritja e protestës në shesh kërkon dhe debatikasit fëmijë , në të kundër i pret fati i dy të parave. Me demagogë që e mbajnë veten të martirizuar nga mazhoranca , si e si t'i gjejnë strehë korrupsionit , por që tashmë, jo vetëm është futur në letrat e drejtësisë, por mbështetja e tyre, solli në Tiranë dhe Sekretarin Blinken të cilin opozita shqiptare, jo vetëm nuk e lexoi, por vazhdon t'i bjerë të njëjtës daulle asaj të protestave, për të krijuar anarki dhe penguar të bërin drejtësi. Sigurisht tani me një emër të madh ''Federata opozitare'' a thua se nuk e provoi me zgjedhjet e 14 Majit se çfarë i solli bashkimi mekanik. Kur nuk pastron veten nga të korruptuarit e korrupsioni dhe pa një program që përbashkon në një front të përbashkët në interes të demokracisë e jo demagogëve , demagogjia e të cilëve është në shërbim të ruajtjes së statukuosë së korrupsionit , mazhorancës s'i vërtitesh anës, jo ta rrëzosh nga pushteti.