Pas zhvillimeve të mirë njohura në Kaukazin e Jugut në vjeshtën e vitit 2020 dhe 2023, realiteti, unë do të thosha madje se edhe gjeopolitika e rajonit tonë ka ndryshuar.Azerbajxhani, pas pothuajse 30 vitesh pushtimi ka rikthyer integritetin dhe sovranitetin e tij territorial. Që nga viti 2022, të dyja palët janë përfshirë në negociatat për procesin e delimitimit të kufijve dhe rezultati i parë i këtij procesi u bë publik më 19 prill të këtij viti. Marrëveshjen e arritur ne e quajmë historike, për faktin se për herë të parë Armenia pranoi t’i kthejë katër fshatrat e pushtuara prej dekadash në mënyrë paqësore, përmes diskutimit në tryezën e bisedimeve.Ne e konsiderojmë këtë si një zhvillim veçanërisht të rëndësishëm për procesin e normalizimit në përgjithësi dhe shpresojmë se do të ketë një efekt pozitiv në të gjithë procesin e negociatave.
Marrëveshja e arritur në kuadër të komisioneve të delimitimit të Azerbajxhanit dhe Armenisë tregon qartë edhe një herë se dialogu dhe diskutimet e drejtpërdrejta ndërmjet dy vendeve janë mënyra më efektive për të arritur rezultate të pranueshme reciprokisht për të dyja palët. Është Azerbajxhani ai që ka këmbëngulur vazhdimisht në këtë qasje pas vitit 2020.
Fatkeqësisht, gjatë muajve të fundit, ndërkohë që të dyja palët kanë diskutuar në mënyrë aktive opsionin për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht, disa qarqe dhe media të huaja jodashamirëse kanë ndjekur një fushatë të rreme propagandistike, duke pretenduar se Azerbajxhani po përgatitej për një përshkallëzim të ri ushtarak dhe po perpiqej ta zgjidhteçështjen e katër fshatrave me mjete ushtarake. Marrëveshja e arritur nga Azerbajxhani dhe Armenia edhe një herë tregon se këto akuza ishin të pabaza dhe qarqet që shpërndanin akuza të tilla ishin të njëanshme dhe jo objektive.
Ne e konsiderojmë një qasje ndaj rajonit të bazuar në konkurrencën gjeopolitike dhe luftën për sferën e influencës dhe hapat për promovimin e vijave ndarëse në Kaukazin e Jugut, si të dëmshme jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për marrëdhëniet e tyre dypalëshe me partnerët jorajonalë.
Siç u përmend, Azerbajxhani mbështet zgjidhjen e të gjitha çështjeve që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Armeninë përmes dialogut të drejtpërdrejtë. Për të çuar përpara agjendën e propozuar nga Azerbajxhani, është e rëndësishme që forcat e jashtme të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe nxitëse dhe të krijojnë kushte për dialog të fortë midis dy palëve.
Azerbajxhani do të vazhdojë të promovojë bashkëpunim të barabartë, reciprokisht të dobishëm me të gjitha palët, bazuar në respektimin e interesave legjitime të njëra-tjetrës dhe do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie me partnerët e huaj mbi këtë bazë.
Anar Huseynov
Ambasador i Azerbajxhanit në Shqipëri