BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Opinion / Editorial

Mbrojtja e gjuhës shqipe dhe drejtshkrimi i saj, një detyrë e shenjtë

Mbrojtja e gjuhës shqipe dhe drejtshkrimi i saj, një detyrë e

“Një ndër detyrat kryesore të gjuhësisë shqiptare, krahas kërkimeve teorike, është edhe mbetet pasurimi i gjuhës me elemente të gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masës së fjalëve të huaja, që kanë vërshuar së jashtmi dhe që po vazhdojnë edhe në ditët tona. Kanë depërtuar e depërtojnë në shkrimet shkencore edhe letrare, në shtyp, në radio, në televizion, në bisedën e përditshme...”

Eqrem Çabej

Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar është fryt i përpjekjeve të shumë brezave, që kanë punuar e luftuar pareshtur, madjeedhe duke sakrifikuar.Ishin ato përpjekje që çuannë Kongresin e Manastirit (1908), i cili vendosi një alfabet të vetëm të gjuhës shqipe; në vendimet e “Komisisë Letrare të Shkodrës”(1916-1917), e cila kodifikoi përfundimet kryesore të përpjekjeve të bëra gjatë Rilindjes për gjuhën letrare kombëtare dhe që u miratuan edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës(1920) duke ruajtur sa më shumë të përbashkëta,atë që i afronte variantet letrare të shqipese duke lënë mënjanë atë që i largonte. Vendimet e Komisisë Letrare u bënë baza e  drejtshkrimit të shqipes deri në vitet e para pas Çlirimit.Në vazhdim erdhi natyrshëm Kongresi i Drejtshkrimit, më 1972, i cili vendosi për herë të parë rregullat e njësuara drejtshkrimore të gjuhës shqipe,  që përdoren edhe sot.Padyshim që libri  “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, Tiranë 1973, shërben edhe në ditët e sotme si bazë e drejtshkrimit  të njësuar të gjuhës shqipe,  ndërsa pas botimit të tij janë shkruar dhe vazhdojnë të shkruhen edhe shumë e shumë libra të tjerë gjuhësorë në nivel akademik, libra shkollorë, por dhe studime të thelluara dhe artikuj gjuhësorë, që mbështetin, thellojnë apo pasurojnë gjuhën letrare kombëtare të njësuar.

Në këtë atmosferëMuhametCenkoja sjell te lexuesi librin e tij “Këshilluesi gjuhësor” me të cilin afirmohet si njëintelektual dhe qytetar atdhetar e i vëmendshëm, qëreagonndajvërshimit të gabimeve të shumta drejtshkrimore,që cenojnësot gjuhënletrare shqipe të njësuar. Nëpërmjet këtij libri ai përpiqet të ndikojë dhe të na këshillojë me modesti se si të shkruhet shqip sa më mirë, sa më qartë, kuptueshëm dhe pa gabime drejtshkrimore.Duke shkruar për fjalët, shprehjet  apo tekstet e shkruara gabim, ai këshillon ndreqjen dhe korrigjimin e tyre, duke ia arritur të na bëjëmë të ndjeshëm, më të interesuar  dhe më aktivë në mbrojtjen e gjuhës shqipe standarde.

Mbrojtja e gjuhës shqipe dhe drejtshkrimi i saj, një detyrë e

Libri “Këshilluesi gjuhësor” sapo ka dalë në treg.Ai ka si bazënisjejefaqene veçantë të internetit “Këshilluesi gjuhësor’”,që drejtohet nga vetë z. Cenko. Këtë faqe tërheqëse dhe me vlera,ai ka rreth 10 vjet qëe ka  çelur dhe deri më sot ajo ka mbi 13 mijë ndjekës, qëjanë nga Shqipëria,nga Kosova,Maqedoniae Veriut,Mali i Zi, por edhe shqiptarë të vendeve të ndryshme tëEvropës,Amerikës etj. Ata shprehin pëlqime,bëjnë komente, tregohen të interesuar dhe bëjnë pyetje për probleme të ndryshme gjuhësore.

         Libri “Këshilluesi gjuhësor” çelet me alfabetin e  gjuhës shqipe dhe vijon me “Disa njohuri për tingujt - fonema të gjuhës shqipe”. Autori citon shkrimtarë të mëdhenj dhe ligjërues të rrallë të gjuhës shqipe si N. Frashëri, Mjeda, Noli, Konica, Fishta, Poradeci, teksa e cilëson gjuhën shqipe - një enciklopedi të gjithë jetës së popullit tonë.Autorina informon se në këtëlibër “nuk ka shkruar vetëm për drejtshkrimin e  zanoreve apo të bashkëtingëlloreve,por edhe për përdorimin e apostrofit, shkrimin e fjalëve njësh,ndaras dhe me vizë në mes, përdorimin e shkronjave tëmëdha, ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit, shkrimin e datave, përdorimin e shenjave të pikësimit, zëvendësimine  fjalëve të huaja me fjalë të shqipes etj. Cenkojatërheq vëmendjen gjithashtu, që të respektojmë më shumë gjuhën amtare. “Në familje,-shkruan ai,-në shtëpi,vendlindje etj. mund të flasim edhe në dialekt,por në institucione duhet të flitet e të  shkruhet vetëm në gjuhën standarde”. Këtë mendim ai e mbështet edhe me një thënie të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare,i cili në një intervistë të tijën thotë: ”Natyrisht kur ka një gjuhë standarde, asnjë vend në botë nuk lejon që në shkolla, në shtyp, në radio, televizion etj. të flitet e të shkruhet në dialekte apo të folme krahinore”. Muhametie shpreh shpeshherë interesimin e tij për pastërtinë e gjuhës letrare të njësuar shqipe, madje edhe kur lëviz në rrugë,në sheshe e qytet,në institucione shtetërore, kulturore,sociale,ekonomike,ushtarake,politike; në shkolla, lokale, shitore, sikurse dhe në veprimtari që zhvillohen për kulturën dhe librin.Për ilustrim përmendim këtu disa fjalë apo shprehje ku autori tërheq vëmendjen e lexuesit.Ai nis me fjalën nëpunës, e cila shpeshherë shkruhetnënpunës.Vijon me  fjalën Mirë se vini!,e cila shkruhet shpeshherë bashkëMirësevini!. Madje, siç vëren autori,kjo fjalë shkruhet gabim edhe në shkolla,në hyrje të tyre, në një kohë kur shkolla ka mësues të gjuhës shqipe, të cilët nuk duhet të lejojnë gabimetë tilla drejtshkrimore. Autori ka kurajën ta mbrojë standardine gjuhës shqipe,në drejtshkrim dhe në drejtshqiptim edhe në institucione tënivelit të lartë, si Kuvendi i Shqipërisë,ku edhe deputetë, të thjeshtë apo me detyra të larta, shprehen apo shqiptojnë fjalë jashtë standardit të shqipes.Teksa, si pakuptuar Cenkojana mëson të gjithëve se s`duhet të pajtohemi me shkrimin plot gabime të emrave të rrugëve dhe shesheve.Ai nënvizon:”Po të ecësh Rrugës së Kavajës, do të vësh rese nëpër tabela ka emërtime që nuk janë shkruar përshtat normës drejtshkrimore.Kështu,afër qendrës së qytetit,nënjë tabelë të madhe janë shkruar emërtimet:sheshi Skënderbej dhe posta Shqiptare,për të cilat autori në rolin e këshilluesit gjuhësor  na këshillon se ato duhen shkruar Sheshi Skënderbej dhe Posta shqiptare. Ai vijon të sqarojë se emërtime të tilla duhen shkruar pa gabime. Autori ka vënë re gjithashtu edhe emërtime të tilla rrugësh,si rr Shyqyri Bërxolli apo rr Him Kolli,kur ato duhen shkruar Rruga Shyqyri Bërxolli dhe Rruga Him Kolli. Këtu ai vë  në dukje se në këto emërtime, në tabela duhet të shkruhet me shkronjë të madhe edhe fjala e parë, teksa sqaron seemrat e rrugëve e të shesheve në tabelat përkatëse nuk duhet të vihen në thonjëza.Autori vërenedhe mospërdorimin e nyjave të duhura në disa tabela të tjera, ku tregohen emra rrugësh, sheshesh, shitoresh. Kështu ai ka gjetur të shkruar gabim togfjalësha, si: Rruga Dibrës, Sheshi Flamurit, Mulliri Vjetër etj. Ato duhen shkruar: Rruga e Dibrës,Sheshi i Flamurit, Mulliri i vjetër.Autori këshillon: “Njerëzit që shkruajnë tabelat, posterat, reklamat etj. duhet të jenë specialistë të gjuhës shqipe, të njohin e përdorin mirë standardin.”

Mësuesit, gazetarët dhe shkrimtarët,

                kambana e parë kundër gabimeve drejtshkrimore

MuhametCenkoja vëren se veçanërishtnë mediettelevizive dhe në botimet e gazetave e librave, ka gabime të shumta drejtshkrimore. Krahas tërheqjes së vëmendjes, ai këshillon se:“këto medie televizive duhet të jenë edhe më të vëmendshme ndaj problemeve të gjuhës shqipe,aq më tepër të drejtshkrimit të saj”. Ai sugjeron që, ashtu sikurse në institucionet qendrore të shtetit janë emëruar redaktorë gjuhësorë,edhe mediet televizive duhet të kenë doemos specialistë të gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj. Ataduhet të kalojnë në filtër tekstet e gazetave apo ato televizive,më parë se ato t`i bëhen të njohura publikut. Ka ndjeshmëri ky problem me mësuesit, gazetarët dhe shkrimtarët, sepse janë ata të cilët japin dhe mund të japin edhe në të ardhmen një mbështetje dhe ndihmë të madhe për përhapjen dhe për mbrojtjen e gjuhës shqipe të njësuar, si dhe të drejtshkrimit të saj.  Lexuesi kur e lexon një artikull, një libër në prozë apo vargje, natyrshëm ngulit në mendje edhe sesi janë shkruar fjalët,shprehjet, dialogët, fjalët me vizë në mes,  si nisin paragrafët, si vihen shenjat e pikësimit, pika, presja, pikëpresja, pikëçuditja, pikëpyetja, dy pikat, si bëhet ndarja e fjalëve në fund të rreshtit etj. Ndaj, specialistët e gjuhës, mësuesit, gazetarët, shkrimtarët ta kenë çështje të parë drejtshkrimin sapo vendosin fjalën e parë në letër apo në krye të artikullit apo të librit që shkruajnë, teksa librat e shumtë që shkruhen e botohen, doemos duhet ta kenë redaktorin dhe korrektorin gjuhësor, jo thjesht si emër.

Në vazhdim autori shkruan se edhe në institucione publike ka gabime të shumta drejtshkrimore,që duhen korrigjuar doemos dhe urgjentisht.Kështu shkruhet arshiva në vend të fjalës arkivi,shkruhet arshivistja në vend të fjalës arkivistja. Gabime të tilla i sheh edhe në faqet e shtypit të përditshëm. Te rubrika “Fjalë shqipe në vend të fjalëve të huaja” autori nënvizon: ”Është thënë shpesh që,kur i kemi fjalët tona në shqip,s`kemi pse të përdorim fjalë të huaja. Por,janë të shumta rastet kur fjalëte  huaja përdoren pa vend dhe pa qenë nevoja.Përdorimi i tyre shpesh bëhet jo për mungesë në gjuhën shqipe, por për mbivlerësim të gjuhëve të tjera,për t`u dukur mëmodern etj.”Mund të themi se përdorimi pa vend i fjalëve të huaja të panevojshme nga disa njerëz, të cilët duan të bëjnë përshtypje tek të tjerët, nuk tregon kulturë, por krahas mendjemadhësisë tregon se ata kanë mangësi të dukshme në leksikun e gjuhës shqipe.“Një ndër detyrat kryesore të gjuhësisë shqiptare, - shkruan Çabej, - krahas kërkimeve teorike, është edhe mbetet pasurimi i gjuhës me elemente të gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masës së fjalëve të huaja, që kanë vërshuar së jashtmi dhe që po vazhdojnë edhe në ditët tona. Kanë depërtuar e depërtojnë në shkrimet shkencore edhe letrare, në shtyp, në radio, në televizion, në bisedën e përditshme. Është e vërtetë se me punën e kryer gjer më sot, një pjesë e tyre janë spastruar, po ndërkaq kanë hyrë e po hyjnë të tjera në vend të tyre. Pastrimi i gjuhës nga ky mish i huaj është një detyrë shkencore, njëkohësisht dhe kombëtare...”.Duke ballafaquar shumë fjalë të huaja të panevojshme qëpërdoren nga folës të ndryshëm në gjuhën e përditshme,autorisjell edhe një listë fjalësh të huaja që duhet të zëvendësohen me fjalë të gjuhës shqipe. Për këto zëvendësime është folur e shkruar shpeshherë nga gjuhëtarët, por duket se ata që i përdorin ato fjalë e shprehje nuk duan të “lëshojnë pe”.Ndërkaq,autori na këshillon sesi të përdorim zanoret e dhe ë,prapashtesat,numërorëttre dhe tri,shkronjën e madhe,përemratkush dhe cili?,si të shkruajmë datat, shkurtesate  fjalëve etj.,etj. Dikush mund të thotë se ne kemi në duar prej kohësh librin “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, Tiranë 1973, një libër mjaft i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Natyrisht që ai libër është bazë e shkrimit të gjuhës shqipe me standardine  saj,por në librin “Këshilluesi gjuhësor”, autori e  ballafaqon lexuesin me shembuj konkretë,qëai i ka ndeshur dhe ndesh në jetën e përditshme.  Këtë e bën, jo vetëm duke e adresuar saktë gabimin drejtshkrimor, por edhe duke e sjellë atë në libër të fotografuar.Pra,autori e prek problemin në shembuj konkretë,duke na bërë më të ndjeshëm ndaj gjuhës shqipe letrare të njësuar, por edhe duke na e ngulitur më mirë në mendje mënyrën sesi duhet shkruar shqip.Ai këshillon se si të hartojmë një dokument, si të shkruajmë drejt emërtimet e shkollave, shkrimin e datave, emrat e ditëve të javës, të muajve e të stinëve etj. Për të gjitha rastet dhe shembujt që ai shkruan, i ka parë vetë të shkruara gabim, ndaj dhe i përmend realisht gabimet drejtshkrimore,madjetregon edhe sesi duhet të shkruhen mbështetur në fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe. Kështu ai tërheq vëmendjen edhe për shkrimin gabim të disa fjalëve  të zakonshme, që i ndeshim në mjedise publike, në plazhe, në hotele, në klinika spitalore, në shitore, në kafene e restorante, në tabelat paralajmëruese të policisë rrugore etj. Si për ironi, autori vëren se gabime drejtshkrimore vihen re edhe në institucione arsimore, studimore, kulturore, artistike e letrare, apo dhe  në festime e përurime ngjarjesh të mëdha. Për shembull, ai ka vërejtur se në hyrje të Pallatit të Kongreseve ishte vendosur një reklamë që fliste për Panairin e librit,  që zhvillohej nga data 14 nëntor deri në datën 18 nëntor 2018 në Tiranë. Në atë tabelë, të vendosur në krye të atij institucioni autori ka gjetur disa gabime drejtshkrimore, që duheshin ndrequr: Nuk duhej shkruar ”panairi i 21 i librit”, por “Panairi i 21-të i librit”. Jo “tirana - 2018”, por “Tiranë 2018”.

Duke sjellë në libër episode, fjalë e shprehje konkrete me gabime drejtshkrimore, z. Cenkona këshillon sesi të shkruajmë ndarjene  fjalëve në fund të rreshtit,përdorimin drejt të bashkëtingëllores hapo r,  apo l dhe ll, apotë grupeve të zanoreve -ue,-ye, përdorimin e presjes, përdorimin e saktë të kohëve të foljeve,si duhet të shkruhet shumësi i emrave,përemrave pronorë,shumësi i disa emrave femërorë, si duhet përdorur shumëpikëshi,foljetkam dhe jam,si duhen shkruar titujt e librave,emërtimet e emisioneve televizive etj.,ndërkohë që shpjegon edhe kuptimin e shprehjeve me prejardhje nga frëngjishtja apo latinishtja, si: “Ç`ka bërë frëngu!”,”Tabula rasa” etj.

Në hartimin e këtij libri, autori sjell edhe mendime tëpersonaliteteve tëkulturës, të arsimit dhe tëletërsisë, sikurse fjalë dhe shprehje të nevojshme qënënvizojnërëndësinë, vlerat dhe nevojën për ta pasuruar vazhdimisht gjuhën e bukur shqipe, e cila është si një organizëm i gjallë qëkërkon përkujdesje tëvazhdueshme.Personalisht do ta quaja “Këshilluesin gjuhësor” tëMuhametCenkosnjëlibër praktik tavoline, por që ka vendin e vet edhe në bibliotekë, në krah tëshumë vepravetë tjera të shkruara nga gjuhëtarëttanë. E, në këtë atmosferë gjuhësore, ndiej tek më tingëllojnë shumë aktuale fjalët e albanologut të shquar danez OlgerPedersen, i cili mes të tjerash, shkruante:”Gjuha shqipe është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”.

Kush është MuhametCenko?       

Muhamet J. Cenko lindi në fshatin Pirg të krahinës së Gorës, Korçë, më 1 dhjetor 1953. Është diplomuar për gjuhë-letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Në vitin akademik 1984-1985 mbaroi kursin pasuniversitar për psikologji-pedagogji, pranë Fakultetit Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës, njësuar në janar 2010 me titullin “Master i nivelit të dytë”, nga Fakulteti i Shkencave Sociale.Prej vitit 1976-1982 punoi si mësues i gjuhës shqipe e letërsisë në shkolla 8-vjeçare e të mesme dhe më pas, në vitet 1982-1990, si inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës, pranë Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Librazhdit.

Gjatë viteve 1990-2001 ka punuar si drejtor në dy shkolla të qytetit, në shkollën 8-vjeçare “Genc Leka”  dhe në gjimnazin “Ibrahim Muça” në Librazhd.Për shumë vjet punoi si drejtor i Arkivit Shtetëror Vendor të qarkut të Tiranës. Është bashkautor dhe redaktor gjuhësor e shkencor i librit “Fjalor shqip i termave arkivore”, botuar në vitin 2015. Ka një bibliografi të pasur të punimeve shkencore e profesionale (psikologjike, pedagogjike e të mësimdhënies) të botuara në organe të ndryshme të medias së shkruar (rreth 40 shkrime). Në vitin akademik 2009-2010 shkroi librin me titull “Psikopedagogjia” për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, drejtimi “Shërbime sociale e shëndetësore”.Ka punuar si redaktor dhe korrektor gjuhësor me më shumë se 50 libra në prozë, poezi, publicistikë etj. Ka përkthyer mjaft shkrime nga gjuha italiane në gjuhën shqipe. Ka qenë dhe është hartues dhe administrator i faqes “Këshilluesi gjuhësor”, duke filluar nga viti 2013 e në vazhdim në facebook. 

Literatura:

1.“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, Tiranë 1973,

2.Eqrem Çabej, “Për pastërtinë e gjuhës”. Gazeta “Mësuesi”, 28 mars 1979.

3.Ismail Kadare, “Gjuha shqipe, një nga makinat më të përsosura të Europës”. Gazeta “Tema”, 23 nëntor 2017.