Që Kosova e meritonte që të ishte antare e NATO-s këtë unë e kam shkruar dhe botuar me date 4 mars 2022 me titull ”Kosova de fakto është në NATO, tani vetëm duhet të armatoset”. Në atë shkrim argumentoja arësyet pse Kosova duhet të ishte në NATO që në momentin që ajo hyri dhe e cliroi Kosovën me 12 Qershor 1999. Por duhet thënë e vërteta se imponimi par t’i dhënë Kosovës status të Asociuar në NATO erdhi pashmagshmërisht pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pas kërcënimeve të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, si dhe të faktit se pavarësisht tolerimeve dhe leshimeve të jashtëzakonshme që perendimi i bënte Serbisë për ta larguar nga Moska e Pekini, Serbia me kokëfortësi sfidonte BE-në dhe SHBA-të.Dhënia e statusit të asociuar në NATO erdhi si pasojë edhe e asaj dhe atij qëndrimi serioz të institucioneve të Kosovës për Ukrainën, dhe sidomos pas sulmit rus mbi Ukrainë Kosovës ia dha mbështetja dhe premtimi fillimisht nga Turqia dhe pastaj edhe nga Kroacisa dhe sidomos nga SHBA-të se nuk ka asnjë pengesë për antarësimin e Kosovës në NATO. Tashmë përfundimisht perendimi është bindur se shqiptarët janë populli më besnik dhe më proeuropian dhe proamerikan në rajon dhe më gjërë.Pas liberalizimit të vizave kjo është një fitore e dytë e madhe për Kosovën, gjë e cila tashmë e siguron dhe garanton paqen dhe sigurinë në Ballkan por sidomos sovranitetin shtetëror të Kosovës, e cila është më kryesorja.Kjo është goditja e dytë e madhe kundër Serbisë pas bombardimit të saj në vitin 1999 ku si rezultat i të cilit u dëbua përfundimisht kolonizatori serb nga Kosova.Kjo tashmë përfundimisht i ka hapur rrugën njohjes nga NATO të Ushtrisë së Kosovës si dhe fuqizimit dhe armatosjes së saj me armët më moderne.