Mediat në Shqipëri eklipsojnë dhe e mbajnë në terr informativ publikun për zhvillimet në Kosovë. Kjo për faktin se ato janë media politike, të korruptuara dhe mercenare , te zhveshura nga e vërteta dhe nacionalizmi. Është shumë vështirë përveçse shumë rrallë që ndonjë televizion, gazetë e portal në Tiranë që ta mbështesin qeverinë e suksesshme të Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, apo edhe më tutje mund të themi se mediat e Tiranës nuk paraqesin madje, madje as zhvillimet e sukseset sportive të Kosovës. Vetëm te gazeta “SOT” gjenden dhe botohen shkrime e opinione për ngjarjet historike të Kosovës si dhe për këto aktuale dhe shumë të rëndësishme të sotme. Në Shqipëri është fakt se as shumicës së opinionit, as mediave dhe as politikës së Tiranës nuk u pëlqejnë sukseset e qeverisë dhe të kryeministrit Albin KURTI. Vërehet një farë bashkëpunimi shumë djallëzor dhe inkurajimi nga Tirana edhe të asaj politike dështake dhe të korruptuar e egoiste të Kosovës kundër Albin Kurtit. Unë jam nga Durrësi, dhe gjithmonë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kam mbështetur atë politikë për të cilën vlerësoj se është në të mirë të interesit të përgjithshëm; kam miq e shokë shumë intelektualë, profesorë,gazetarë,opinionistë, Veteranë të luftës çlirimtare të Kosovës etj.,dhe nuk kam as mik e as shok personal asnjë politikan, deputet, as kryeministër e ministër shqiptar pasi shumica e deputetëve dhe pushtetarëve shqiptarë janë dhe bëhen mendjemëdhenj, iu pëlqen shumë vetvetja, dhe janë hipokritë dhe tej mase mosmirënjohës,të pabesë, interesaxhinj dhe mashtrues e të korruptuar. Prandaj edhe këta lloj politikanësh dhe mediash servile e të shitura janë kundër Albin KURTIT, i cili si armë të forta ka ndershmërinë, pakorruptueshmërinë, ka ligjzbatueshmërinë, ka interesin e përgjithshëm dhe përgjegjshmërinë publike e kombëtare. Sot për sot ai që duhet të mbështetet nga gazetarët dhe mediat është qeverisja e Albin Kurtit sepse qeverisja e tij është shumë më e mirë, më e suksesshme dhe më e përgjegjshme se sa ish-qeverisjet e para tij dhe është edhe më e mirë se sa edhe ajo aktuale në Shqipëri. GAZETA E MIRË PATRIOTIKO-KOMBËTARE, AJO E LIRË DHE E PAVARUR SI DHE GAZETARI I MIRË, I AFTË DHE SIDOMOS GAZETA, GAZETARI, ANALISTI, OPINIONISTI DHE MEDIA E MIRË DHE E PAKORRUPTUAR NUK KAPEN DHE NUK MBETEN PENG TË FANATIZMIT,SERVILIZMIT DHE MERCENARIZMIT SEPSE GAZETARI DHE MEDIATIKU E MEDIA E PAKORRUPTUAR KËRKOJNË DHE INKURAJOJNË MË TË MIRËN DHE TË VËRTETËN, DHE SAPO KOHA NXJERR NË DUKJE TË VËRTETAT DHE TË KËQIJAT, HAJDUTËRINË DHE KORRUPSIONIN E TRADHTINE PUBLIKE TE QEVERISË, KRYEMINISTRIT, MINISTRAVE, KRYEBASHKIAKËVE DHE TË ADMINISTRATËS ATËHERE GAZETARI ,OPINIONISTI DHE ANALISTI DHE MEDIA E MIRË, E PAKORRUPTUAR DHE E VËRTETË KRITIKON,U KUNDËRVIHET ATYRE DHE BËN PUNËN E OPOZITARIZMIT. E KEQJA E MADHE JANË MEDIAT, GAZETARËT DHE OPINIONISTËT TË CILËT SHITEN DHE MERCENARIZOHEN NGA KORRUPSIONI DHE NGA POLITIKA DËSHTAKE E KORRUPTIVE DHE MADJE EDHE NGA PARAJA E HUAJ. Dhe prandaj edhe miku i madh i Shqiptarëve, Ambasadori William Walker. I porositi mediat ne Prishtinë që ta mbështesin Kryeministrin Kurti. Ambasadori William Walker është nje ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës ish-Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, i cili demaskoi masakrat serbe në Kosovë kur ai pa kufomat e 45 shqiptarëve që u masakruan nga makineria genocidiste serbe dhe që mundësoi ndërkombëtarizmin e genocidit serb , gjë e cila i hapi rrugën ndërhyrjes së NATO-s dhe që solli çlirimin e Kosovës. Ai mbetet miku i madh i shqiptarëve dhe i Kosovës. Dhe me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të KOSOVËS ai i porositi gazetarë në Prishtinë kur u bëri thirrje: “Ju lutem jepni kryeministrit tuaj meritat që ka, e që i ka të mëdha. Ju lutem që kohë pas kohe, të thoni diçka të mirë për të. Në rregull? Ai po bën një punë të mirë”, ka porositur William Walker gazetarët. Unë ndjehem mirë kur këtë porosi për meritat e Kurtit e dëgjoj nga një personalitet dhe mik i madh dhe i shquar i shqiptarëve të cilin e urrejnë aq shumë politika dhe shteti serb pse ai ndikoi shumë në ndërkombëtarizimin e genocidit serb; ndjehem mirë për atë vlerësim të saktë që ai bën për kryeministrin Albin Kurti i cili sfidon intelektualisht, politikisht,diplomatikisht dhe patriotikisht regjimin dhe politikën antishqiptare të Serbisë, të politikës, diplomacisë, akademisë dhe të kishës serbe. Ndjehem mirë edhe për faktin se unë Skënder KAPITI kam botuar në shumë gazeta, veçanërisht te Gazeta “SOT”sot që del në Tiranë mbi 25 shkrime në mbështetje të Albin Kurtit, ku po përmend disa tituj prej tyre si: “Kundër anti-Kurtëve”, “Ju ftoj që ta mbështesni Albin Kurtin”, “Ja pse e mbështes Albin Kurtin”, “Mos ta lëmë vetëm Albin Kurtin”, “Shqiptaria është me Kurtin sepse kundër Kurtit janë antishqiptarizmi dhe korrupsioni”,”Kosovë ne të dalim zot, dhe sot të gjithë jemi me Albin Kurtin”, “Sot ose me Albin Kurtin ,ose me antishqiptarizmin” si dhe shumë shkrime të tjera. Falenderoj ato gazeta dhe media të lira, të vërteta, patriotike e të pavarura që kanë botuar shkrimet dhe opinionet e atyre të cilët me të drejtë e kanë mbështetur Kurtin. Pra mediat dhe gazetarët e mirëfilltë, profesionistë, jo mercenarë e jo të shitur, vazhdoni dhe përditë që ta mbështesim kryeministrin e Kosovës, ta inkurajojmë dhe ta ndihmojmë atë në misionin e tij historik, patriotik e kombëtar për shtetndërtimin modern e ligjor të shtetit të Kosovës, ta mbështesim për mbrojtjen e Sovranitetit Shtetëror, Ligjit, Kushtetutës dhe të tërësisë territoriale të Kosovës. Ta mbështesim dhe ta sfidojmë gjithë llumin politik, oligarkik dhe sidomos llumin e mercenarizmit mediatik dhe gazetarët sharlatanë, nihilistë, të shitur te korrupsioni dhe madje edhe te paraja e huaj te cilët jo vetëm që nuk i japin meritat Kurtit por bëjnë të mbrapshtën:ata shpifin, sajojnë e trillojnë kundër kryeministrit të Kosovës dhe përpiqen me dëshpërim të mohojnë meritat e tij.