BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Mersin Gjoça flet në libër

Mersin Gjoça flet në libër

Fitim Caushi një libër ja ka kushtuar historisë së Zhulatit të dëgjuar për bëmat e kanunit të Papa Zhulit, ku në qendër të tij ka si personazh historik Mersin Gjoça. Në kopertinën e librit na paraqitet një burrë hijerëndë dhe me një shikim të përqendruar, me qylaf të bardhë e mustaqe fisnike, fytyrë shkëmb dhe qëndrim stoik, i ulur në një karrige denjësisht, i mbështetur mbi një bastun dhe na thotë se kjo tokë ka patur, ka dhe do të ketë trima dhe burra që nuk e lëshojnë këtë vend. Duket sikur Mersin Gjoça na vjen nga legjendat dhe na thotë qëndroni dhe luftoni për këtë tokë, pavarësisht tallazeve që kemi kaluar dhe do të kaloni nga periudha në periudhë. Fitim Caushi na ka prurë një libër në kohë, në të cilin jep mjaft mesazhe, por unë theksin kryesor do ta vendos në kujdesin që tregohej për traditën, moralin dhe vazhdimësinë e familjes nga brezi në brez. Janë gjetur dhe përdorur fjalë të thjeshta, por që hyjnë drejt dhe në zemër e nuk çkulen më prej saj si:

-“Bija oxhaku”, ishin vajzat nga familje të pasura, të dëgjuara, me prindër të mençur, të muhabetit dhe luftëtarë, punëtorë dhe fjalë mirë e të buzëqeshur …

-“Të dëftosh e kuja je”…të ruash familjen, të sakrifikosh për të, edhe ku ke ardhur, në derën e burrit, ta shtosh e begatosh atë, të lësh emër të mirë…

-“Vajzë soji”, pra të jesh e bukur në paraqitje e në shpirt, e zgjedhur me dorë për të vazhduar jetën dhe begatuar familjen…

-“E ke për fis”…sepse fisi është traditë, është mirësi, është udhërrëfyes që tregon për vëmendjen dhe kujdesin në rujatjen e traditës për krijimin dhe vazhdimin e familjes, për të vijuar jeta, më e bukur se më parë…

Dhe ja vijmë tek kuptimi moral për “derë të madhe” e për “derë të traditave”, të zakoneve, të besës, derë të pastërtisë, të bujarisë, të trimërisë, të mirërritjes së trimave të ardhshëm, etj. Kështu Fitim Caushi na ka futur natyrshëm në fisin Gjoça e në Zhulatin me vulë, ku njihemi me lashtësinë, luftërat, përpjekjet e bëra, me burra e gra stoike, me bëmat e një fshati, të një fisi, të një krahine të tërë dhe me bukuritë e natyrës dhe ato njerëzore, në ato vende të magjishme e të bekuara nga Zoti. Ky botim është i veçantë dhe u shtohet librave të mëparshëm të mjaft autorëve të tjerë që kanë shkruar dhe dokumentuar histori, legjenda, këngë, tradita, luftëtarë dhe prijësa, por veçantia qëndron në heroin e librit, i cili vjen stoik dhe qëndrestarë, burrë që dhe malet kishin qejf të kuvendonin dhe të mateshin me të. Autori, me një përvojë në shkrimin e monografive, si një detajues i ngjarjeve, ka ditur të qëmtojë në mjaft burime të shumta arkivore dhe e ka prurë Zhulatin madhështor, të veçantë, por dhe të përbashkët me fshatrat gjitonë, të mbështetur fort në supet e njeri-tjetrit në betejat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ruajtur tërësisë tokësore dhe nderin. Në libër paraqitet natyrshëm një vend i bekuar që quhej Labëri dhe një prijes i shquar, që quhej Papa Zhuli, i cili ishte udhëheqësi, ati dhe sunduesi i vendit të vet. Këtij burri madhështor në tokën e vet, i kërkohet besë nga një ushtri e huaj për rrugë kalimi, e bërë marrëveshje miqësore me popullatën luftëtare të kësaj krahine, mundi të kalojë nëpër malet e saj, sepse rruga në luginën e Drinopolit ishte e zënë nga trupat bizantine. Në libër autori Fitim Caushi një vend të veçantë në këtë histori i ka kushtuar dhe ka përshkruan gjërësisht dhe Kanunin e Papa Zhulit, i cili pas viteve 1700 u quajt kanuni i Idriz Sullit. Autori me të drejtë thekson se kanuni i Papa Zhulit burimin e ka nga shpirti i popullit të krahinës Labëri, nga rrethanat e kushtet historiko-shoqërore që kanë bërë të mundur jetesën dhe veprimet e të parëve. Autori ka hulumtuar si një etnograf i mirë, ka analizuar ndryshimin e kushteve shoqërore-ekonomike, dhe e ka sjellë natyrën e kanunit me ndryshimet e pësuara. Kështu natyrshëm tradita e Papa Zhulit ka ecur më tej e vazhduar nga Idriz Sulli prej Zhulatit dhe Demir Dosti prej Kardhiqit, të cilët reformuan kanunin e vjetër... reformim për ta ruajtur nga shkatërrimi i ngadalshëm i jetës së hershme të fisit. Në këtë periudhë del në dritë dhe figura e rëndësishme dhe e drejtpërdrejtë që zë vend qendror në monografi, Mersin Gjoça. Ai ishte i njohur gjerësisht në viset e Shqipërisë Jugore, për veprimtarinë e gjithanshme dhe të shndërrimit në tribun popullor me ndikim dhe me mbështetje popullore. Ai shfaqet pranë Qeverisë së Vlorës më 1912, pranë Çerçiz Topullit dhe pranë drejtuesve dhe luftëtarëve të tjerë që Atdheun e kishin mbi gjithçka. Fitim Caushi është mbështetur në një sërë dokumente dhe botime, duke gërshetuar autorë të huaj dhe vendas, dhe na ka shpalosur një panoramë më të plotë të Zhulatit dhe të figurave më të rëndësishme të tij, në perudha të ndryshme kohore. Në funksion të zbulimit dhe të anëve të tjera të Zhulatit autori na sjell këngë popullore, këngë vaje, këngë dasme, që përjetësojnë ngjarje kulmore për figura historike dhe luftëtarë që kanë lënë gjurmë në histori. Libri ka një parathënie të përgatitur nga studiues dhe profesor Bardhosh Gaçe. Pastaj libri vijon me një përshkrim për Zhulatin me themele guri dhe tradita zakonore, një përshkrim për Zhulatin mes malesh, një pasuri e rrallë historike dhe etnokulturore, Zhulati dhe kanuni i parë i Labërisë. Autori ka vijuar me qëndresën e Zhulatit në pushtimin Osman, është ndalur në këngën arkiv historik, për t’u përqëndruar në familjen Gjoça në Zhulat. Më tej libri përshkruan zhulatasit në mbrojten e tërësisë territoriale të Shqipërisë në Lidhjen e Prizrenit, kryengritja antiosmane e vitit 1911, zhulatasit dhe Mersin Gjoça gjatë Luftës Ballkanike, në mbrojtje të qeverisë së Ismail Qemalit. Mersin Gjoça në ndihmë të ushtrisë së princ Vidit, e ndodhitë në libër vazhdojnë me premtimet e Italisë fashiste në Gjirokastër, në vitet e lëvizjes demokratike 1921-1924 dhe me disa detaje jetësore nga Familja Gjoça. Për punimin e librit janë shprehur: dr. Zenel Shalari, refleksione për luftëtarin Mersin Gjoça, Zhulati një qendër gjeneruese idesh, inisiativash bashkimesh për t’u përballur me sfidat e kohës; prof. asoc. dr. Zaho Golemi, Mersin Gjoça burrë i shquar i Zhulatit dhe i gjithë Labërisë dhe nga gazetari i mirënjohur, njëkohësisht dhe recentë i librit Çerçiz Loloçi, epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoça. Libri vijon me një bibliogarfi të pasur nga libra vendas dhe të huaj, shtypi periodik, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, si dhe nga arkivi i Istitutit të Historisë. Libri sjell dhe mjaft foto dokument që pasqyrojnë jetën dhe veprimtarinë e Mersin Gjoça dhe të veprimtarive të organizuara në Zhulat, etj. Punë të kujdesshme ka bërë dhe biri i Zhulatit Nazmi Selfo për fjalët shqip të tabanit popullor dhe të krahinës që si redaktor ka punuar me kujdes dhe përkushtim që libri të zërë një vend nderi midis të gjithë librave historik dhe monografik. Libri dritën e botimit e ka nga patrioti Viktor Dobi, i cili nënën e ka nga fisi i madh Gjoça në Zhulat, duke i shtuar më tej një vlerë dhe traditës. Ky është një libër që të mbush me frymëzim dhe të jepë kurajo për të vazhduar jetën mbi norma dhe parimet bazë mbi të cilat ishte ndërtuar dhe ngritur familja shqiptare në ato vende bujare dhe luftëtare. Libri ka një gjuhë të pastër dhe deri diku ruan dhe gjuhën e dialektin lab, për ta gërshetuar më mirë ndodhinë dhe fabulën duke qenë të gjithë në bashkudhëtare…