Kryeministri Rama, pasi akuzoi shtetin për ndërtimet pa leje, ndërtime që administrata e tij nuk ka qenë në gjendje ti evidentojë, ndërkohë që Edi ishte në autobuz duke vrojtuar nga dritarja bukurinë mahnitëse të botës së tij virtuale, lëshoi akuzën e radhës për median.
Edi tashmë jeton në metaversin e tij. Ai ka krijuar botën e tij virtuale të cilën ja zbukuron sipas dëshirës mëkëmbësi mediatik Fuga. Si një avatar i suksesshëm ai lundron në atdheun e tij virtual të mbushur me lulka, flutura apo dhe xixëllonja që i krijojnë ndjesinë e një bote ideale, pa halle dhe strese.
Konferenca e ditës së sotme ishte në një frymë me atë të disa ditëve më parë, ku akuzohej shteti për ndërtimet që nuk i dinte Edi. Sot kryefjala e tij nuk ishte shteti por mediat.
Nëpërmjet një retorike totalisht inkuizitore, ku fajtorë ishin mediat, Edi shpërtheu në një mori akuzash ndaj mediave. Llum, gënjeshtra, shpifje, shpëlarje goje, jashtëqitje ishte buqeta e sotme e fjalorit të tij që nuk ka sifon që mund ta lajë dhe nuk aromatizues ti pastrojë aromën e shpifur që lë pas.
Prej kohësh ky njeri hedh baltë mbi çdo media që zbardh të vërtetat e qeverisjes së tij lakuriqe.
Shpifje tha për dizindektimin, checkupin, hemodializën, inceneratorët, e shumë e shumë akuza që media ka hedhur ndër vite, por që për metaversin fugian ishin inekzistente, pasi Edi nuk di gjë.
Edi për të gjitha ka hedhur qindra firma në ditë dhe nuk mund të dijë gjithçka, pasi realiteti ku jeton mbizotërohet nga ato fluturat, lulkat, yjkat dhe bota shumëngjyrëshe që ka dizenjuar gjatë orarit të punës.
Fajtore është media.
Media shpif, media fyen, media shan, media ofendon, ndërsa Edi i shkretë nuk ka faj, ai fantazon atë botën me ngjyra pa strese, pa halle dhe këta maskarenj po i bien në qafë.
Shpifje inceneratori, shpikje kaçatori i Riformatos, shpifje droga e Saimir Tahirit, shpifje kriminelët në politikë, ku gjysma është me shumë emra dhe gjysma të pasuruar me shfrytëzim prostitutash. Shumë zhurmë, shumë zhurmë por vetëm avatari kryeministër nuk dëgjon, nuk shikon dhe nuk ndjen. Nuk ndjen kur i futet në burg ministri, deputetët, drejtorët, apo kur i hetohet gjysma e qeverisë, kur i dalin firma gjithandej dhe i plasin bombat një e nga një
Sot Edi lëshoi shumë mesazhe nga monollogu i tij i përzishëm si psallmi i një murgu në një ceremoninë mortore. Ai justifikoi VKM e tij antiligjore, e cila del mbi kodin penal të miratuar me shumicë të cilësuar, e cila amniston miqtë e tij për ndërtimet pa leje.
Kjo VKM, e cila do të hyjë si një shembull i rallë i antiligjit të këtij përsonazhi butaforik, u fut në lojë pasi nuk reagojnë prokurorët dhe gjyqtarët për krimin e ndërtimeve pa leje dhe për këtë arsye hyn avatari Edi, i cili me një VKM e zgjidh, as nuk i dënon dhe as nuk i burgos, po i amniston direkt.
Edi është mbi ligjin, mbi shtetin dhe mbi zotin. Ai është vetë zoti.
Ky i bën të tëra, bën Kryeministrin, bën prokurorin, bën gjyqtarin dhe bën dhe 84 vota deputetësh për të rrëzuar një kod me firmën e tij, Belës, Nikos dhe të gjithë enukuvë që ka në qeveri.
Thagmë kryeministër.
Të pasurit nuk dënohen nga prokuroria dhe gjykatat, por prandaj është avatari supermen kryeministër që i dënon. Nuk dënohen për evazion fiskal, nuk dënohen për ndërtime pa leje, apo shkelje të tjera, tak ndërhyn me shkopin e tij magjik kryeministri që e zotëron jurisprudencën më mirë se drejtësia shqiptare dhe nxjerr nga poturet e tij VKM që bën çarcaf dynjanë.
Konferenca e sotme ishte seria e njëmijtë e telenovelës së akuzave të avatarit kryeministër ndaj medieve. Si në çdo akuzë ky njeri del viktimë e akuzave të medies, por në të vërtetë është manipulatori më i madh mediatik në historinë botërore.
Ai sot disponon një ministri që punon vetëm për manipulimin e opinionit publik. Ai zotëron dhjetra medie, të cilat kanë një linjë editoriale përbaltëse që komandohet nga gëbelsi i tij mediatik. Taksapaguesit shqiptarë paguajnë një administratë të tërë që është vënë në dispozicion të likeve në rrjetet sociale, të cilat i dirigjon eunuku personal i avatarit kryeministër.
Bashkëbisedimi i Edi Ramës me popullin virtual kishte qëllim shumë të qartë. Kërcënime nga bunkeri i tij për ata që e kuptojnë mesazhin e tij, mediat, pronarët e mediave dhe drejtësinë shqiptare që nuk merr urdhra më nga Edi.
Në fakt, tigri ka filluar të flasë. Rusët kanë folur dhe bashkë me rusët ka folur edhe CIA dhe FBI.
Edi nuk e di që i është dhjerë shteti dhe bashkë me shtetin do ketë problem dhe metaversi i tij.
Në fund të fundit, Edi i ka lënë zotin maskarenjve mediatikë.