BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Opinion / Editorial

“Mezi Pres që të” ngjitem… “në tarracë”!

“Mezi Pres që të” ngjitem… “në

E di që krahasimet janë të rrezikshme, por ja që detyrohemi t’i përdorim, pavarësisht rrezikshmërisë së tyre. Duke i lexuar apo dëgjuar ato që krahasohen, shumica e njerëzve, që kanë “dy pará mend” do të kuptojnë më mirë se ku janë, kush janë dhe ku po venë. Është fjala për të gjithë, infermieri e karrocieri, berberi dhe shoferi,kryetari i qeverisë dhe kryetari i bashkisë, kryefamiljari i shtëpisë dhe anëtari i LGBT-isë. Do vijojmë ,me dy rrëfime që kanë për taban tarracën e një ndërtese dhe çati fjalinë pa tavan e pa taban “Mezi po pres që të…” të cilën e përdor vend e pa vend herë Edi Rama e shumë herë Erjon Velia. Dy rrëfenjat shqiptare kanë largësi kohore afër 40 vjet, por ngjashmëri të zezë si fundi kusisë së nxirë me fundin e kusisë së djegur. Ishte 10 gusht 1985. Në qytetin e ri verior, u porsa u vendos një repart i ri ushtarak. Puna e parë: duhej siguruar burim ujor i pijshëm e i bollshëm për efektivin. Komandanti mori masa organizative dhe siguroi bazën materiale për të sjellë në ndërtesa ujin me tuba “qindëshe” nga një largësi rreth 800 metrash. Komisari organizoi punën për t’u lidhur me terrenin, siç thuhej atëherë, me pushtetin lokal dhe me organet e specializuara të ujësjellësit të qytetit dhe përgatitjen moralo-psikologjike për sigurimin e ujit të pijshëm. I pari duhej takuar hidrauliku i zonës, shoku Lazarin. Lazarini ishte një burrë fytyrë vrarë lije rreth të gjashtëdhjetave, i parruar e me flokë të rëna dhe trup të lodhur. Komisar Fitimi me dy shokë të tjerë oficerë shkon pranë shtëpisë së hidraulikut Lazarin. Komisari e dinte se ai, hidrauliku, kishte kryer dënim me disa vite privim lirie sepse kishte pasë strehuar pjesëtarë të bandës së Hamit Matjanit. Por kjo nuk përbënte aspak pengesë që të bisedonte me të për bashkëveprim punësh për sigurimin e ujit të pijshëm për ushtarët dhe oficerët. “Mirë se erdhe, komisar” tha Lazarini. “Byjrym! Shtëpia është e Zotit dhe e mikut!” dhe pasi u përshëndoshën, ai i çoi miqtë në tarracë të shtëpisë se vet dykatëshe me konstruksion pallati. Tarraca qe mbjellë me zarzavate, domate, speca, lakra, qepë. Tre oficerët vlerësuan dhe përgëzuan sinqerisht Lazarinin për fantazinë në ndërtimin e kësaj bahçeje dhe për gjetjen e mundësisë së ujitjes së saj (ndonëse kjo bëhej me ujë të pijshëm e pa pagesë). Pastaj u ulën në dhomën e pritjes në katin e parë. Sipas zakonit: Një gotë raki, pak meze dhe qarje hallesh. “Jam plotësisht dakord që të merrni ujin e pijshëm për ushtrinë. Ushtarët janë bijtë tanë . Mezi pres që të fillojë puna, se aty do të ndihmoj edhe unë”, tha hidrauliku Lazarin. (I biri i tij kishte kryer shërbimin ushtarak në atë repart kur uji i pijshëm vinte me autobot; tani i biri punonte xhenerik e më vonë pas vitit 1992, do të bëhej deputet thuajse i përjetshëm, kryetar partie, ministër). Hidrauliku Lazarin ndihmoi konkretisht e me shpirt, më pas, me piketimin, ndërtimin e vijë kalimit të kanalizimit për vendosjen e tubave të ujësjellësit për repartin ushtarak, etj. Të nesërmen, sekretari i komitetit të partisë, Ymer Radhima, thirri në Tiranë, komisar Fitimin, i tërhoqi vëmendjen që nuk duhej zbutur lufta e klasave sepse armiqtë punojnë gjithnjë kundër nesh,por as nuk duhet ashpërsuar artificialisht, sepse bëjmë një armik më shumë. Por burrëria, mençuria e bujaria e hidraulikut,pronarit të tarracës, nuk harrohen. Ato vlerësohen ndër breza. Është 19 maj 2024, Tiranë, kryeqyteti një shteti që synon dhe rropatet prej 35 vjetësh të “hyjë në Europë” duke qenë në mes të Europës! Kryetari i qeverisë Edi Rama ‘u ça e u nda’ për ta futur vendin e vet në Europë. Por ajo, plaka e modernizuar ende nuk e pranon. Ai ‘mezi po pret’, ajo nuk ia fishkëllen, pore ndjell duke e lavdëruar si udhëheqës i madh ballkanik!? Në tarracën e ndërtesës së bashkisë së këtij kryeqyteti bëhet një dasmë, publikisht e para e këtij lloji në historinë e stërlashtë shqiptare. Janë dy vajza-gra, A.-ja dhe E.-ja me nga një fëmijë invitro secila, që po martohen! Mblidhni mendjen dhe armatosuni me guxim, durim, gjakftohtësi ,”dashuri” dhe pak urrejtje-para se të lexoni më tej! Ato dy lloj femrash ‘mezi presin’ këtë moment kaq madhor për to: martohen me njëra-tjetrën! Jo të krijojnë familje, jo të mendojnë për fëmijë trashëgimtarë, por thjesht, martohen! (Deri atje ka shkuar puna sa edhe fjala martesë doli jashtë përdorimit!) Por,ama, dasma bëhet në tarracën e bashkisë! Ato, të dyja si qytetare të kësaj bashkie kanë aplikuar se u duhej tarraca për tre orë me qira, dhe personi kompetent i asaj bashkie ua ka miratuar kërkesën, madje u ka siguruar edhe policë roje te portat përkatëse që të mos i shqetësojë kush. Domosdo edhe media është e pranishme. Janë të ftuar,siç shkruhet në media, tetëdhjetë vetë, por nuk tregohet se kush janë ata. Ka ardhur edhe pastori që nga Anglia për të bërë kurorëzimin!( Mos harroni se Anglia ka dalë nga Europa edhe pse mundohet që ta komandojë Europën orë e çast me sa e sitë mundet! ) Pastori,në fjalë i ardhur nga shteti ishullor europian- siç e quajnë Anglinë mediat tona, -‘mezi pret të celebrojë dy gra shqiptare që po martohen me njëra-tjetrën !?Dy të veshurat me fustane nusërie,“mezi presin që ”të përjetojnë një akt martesor ku për dyshek ka tarracën e bashkisë shtruar me qilim e rrethuar me lule natyrale,dhe për jorgan kanë qiellin plot me regrinë mavi të Tiranës datë 19 maj 2024!? Të ftuarit(paçka se nuk i njeh kush, në se janë kandidatë për LGBT- istë apo të ndonjë tjetër gjinie të sajuar nga Europa)”mezi presin” që të përjetojnë një akt festiv madhështor të pa ndodhur ndonjëherë në këtë truall që quhet Shqipëri dhe në këtë tarracë bashkie,tarracë e një ndërtese Italinë të vitit 1939, ku punon rëndshëm për të shkuar drejt Europës , bashkia e Tiranës,më e madhja bashki e Shqipërisë!Mediat “mezi presin” që të japin njoftimin që historikisht përbën lajmin e parë të këtij lloji…martese! Ky vend e ky popull,ka vetëm turizëm. Nuk ka as bujqësi, as industri, as ushtri; kulturën dhe traditën gjuhën dhe zakonet, ju që punoni poshtë tarracave të ndërtesave të qeverisjes, po ia goditni për ditë e më shumë deri sa erdhi kjo datë e ‘bekuar’ që të bëhet dasmë mes dy femrave në tarracë të bashkisë! Njerëzit normal shqiptarë, “mezi presin” të hidhen në sulm ,kundër kësaj shkeljeje të së natyrshmes njerëzore. Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre. Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë. E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin. Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, është ngjitje drejt “tarracës” së vdekjes së familjes.-thonë ata. Kështu them edhe unë si qytetar shqiptar. E përse lebetiteni, o zotërinj kryetarëpartish, qeverish, bashkish për të hyrë në Europë? Ne kemi hyrë ka kohë. Ja sot, më 19 maj 2024 u bë celebrimi: martohet Shqipëria (A.-ja) me Europën (E.-në)! Dhe tradhtia e kryetarëve tanë qeverisës, që e heqin veten si pronarë të truallit e popullit shqiptar, nuk do të harrohet. Ajo do të ndëshkohet rëndë nga brezat që vijnë.