I ulur në një nga tavolinat, tek lokali “Limani”, buzë detit, një lokal i parapëlqyer për sarandjotët, por edhe për të huajt flasim me zë të lartë. Këtu te ky lokal të çojnë këmbët vet ndërsa turistët e kanë në agjendën personale. Sa nisen për pushime nga shtetet e largëta planifikojnë një drekë apo darkë, këtu ku këmbët të lagen nga valët e detit. Edhe unë me katër miq të mi, intelektualë të njohur në qytet, e kemi lokalin e preferuar. Ulemi dhe flasim për gjithçka, ku menynë kryesore e zë politika. Edhe pse kërkojmë t’i shmangemi bisedave politike nuk bëjmë përjashtim sepse politika na është bërë si ajri, buka dhe uji. Ngjanë pak a shumë si te skeçi “Amani, ore aman, duam lajme. Si të jetojmë pa lajme?”. Në epiqendër të bisedave janë ngjarjet që ndodhin rreth “ Rrugës së shpresës”, ku flitet për gjithçka dhe më së shumti për revolucionin e mosbindjes civile që në ditët që vijnë do jetë një revolucion gjithëpërfshirës me mbarë popullin shqiptarë për të përmbysur regjimin diktatorial. Pasi përmbysën parlamentin, ndezën flakë sallën e demokracisë dhe e shndërruan në tym e zjarr, duke e kthyer në blu dhe të zezë, pa anashkaluar edhe në shitore dhe ekspozitë bujqësore, ku ekspozohen, shalqinj, preshi, lulelaraka, qumështi nga deputeti i nderuar, Dashnor Sula dhe birbilat që zhurmojnë dhe arritën ta bllokojnë seancat parlamentare. Të entuziazmuar nga dialogu në pallatin ku jeton doktori, vet Sekretari Përgjithshëm i “ Rithemelimit”, Flamur Noka, deklaroi se do thellohet revolucioni dhe zgjerohet pjesëmarrja. Këtë herë të ftuar për t’u rreshtuar njëshkolonë në revolucionin gjithëpërfshirës, ftohen të bëhen pjesë edhe socialistët. Për të qenë sa më konciz dhe i kuptueshëm, Noka sqaron se vërtetë janë kundërshtar me partinë socialiste, po me socialistët janë bashkëvuajtës nga regjimi i cili po iu privon tërë liritë dhe të drejtat. Nuk habitemi me sigurinë e bashkimit të të majtëve në revolucionin anti-regjim. Bile socialistët mezi presin t’i bashkohen Nokës për një ideal kaq superior për të rifituar tërë të drejtat që u janë mohuar në këto 12 vite dhe të shpëtojnë nga vuajtjet dhe privacionet e mungesës së votës së lirë, përndjekjet dhe boshatisjen e Shqipërisë nga të rinjtë?! Kauzës së revolucionit iu shtua më së fundi një faktor më shumë. Denoncimi për korrupsionin qeveritar me inceneratorin e Tiranës dhënë si intervistë nga ish-zëvendëskryeministri i qeverisë së majtë i cili nga shteti neutral Zvicra, ku jeton, iu drejtua shqiptarëve përmes televizionit “Syri” me vet intervistuesin, Çim Peka , ku Ahmetaj vë gishtin mbi plagë si i persekutuar politik dhe i shumëvuajturi i regjimit. Arben Ahmeti i cili sipas deklarimit të tij është kërcënuar me jetë nga i pari i qeverisë. po bëhet i penduari i drejtësisë në distancë. Zoti Ahmetaj denoncon korrupsionin edhe pse në duar i mungonin letrat dhe faktet dhe kjo është e justifikuar tërësisht pasi atje ku gjendet i mungojnë arkivat dhe dokumentacionet. Ish-zëvendëskryeministri, denoncon qeverinë. Dhe mirë bënë, pavarësisht se nuk qëndroi në Shqipëri të përballej me drejtësinë, po sidoqoftë është në pritje sa të instalohet drejtësia e drejtë dhe sigurisht do jetë këtu për të dhënë shifra, emra dhe fakte. Pikërisht për të gjitha këto u mor në mbrojtje nga dy parti opozitare me kërcënimin: -Mos guxoni më prekni, Arben Ahmetajn, ndryshe keni punë me ne! Në këto rrethana të reja politike, pjesa e opozitës e drejtuar nga Doktor Berisha, sot nën komandën e Nokës, thirrja për mosbindje zgjerohet nga kuvendi tek bllokimi i institucioneve. Pikërisht për drejtësinë e kësaj thirrjeje që ka formën e kushtrimit, ftesa iu drejtohet së pari socialistëve të cilët janë, thikë e brisk me qeverinë e majtë. Një thirrje e paparagjykuar kjo deri sa ka brenda idealizmin dhe realizmin. Thirrja iu drejtohet shqiptarëve në njëzetë e tetë mijë kilometër katror ose nga Vermoshi në Konispol dhe organizatorët kanë pritmëri të larta. Ata gjenden në vështirësi se cili shesh i kryeqytetit mund të nxejë kaq shumë pjesëmarrës në pritje të padurueshme për t’iu përgjigjur thirrjes së Flamur Nokës. Dhe këtë pritshmëri e besova vërtetë kur bashkëbiseduesit e mi dhe të tjerë rreth nesh, pavarësisht nga mosha, deklaruan: -Mezi presim të jemi në sheshet e Tiranës se ky është revolucioni më i ri për ideale, progres dhe demokraci. Askush që kërkon përmbysje të regjimit, shembje të diktaturës, largim të drejtësisë së politizuar që dënon idealistët dhe progresistët, kontributorët e pluralizmit politik nuk do guxoj të qëndroj në shtëpi! Ndaj thirrjes së partisë të bërë nga Flamur Noka duhet t’i bashkohemi pa përjashtim nga ballistët, legalistët, agraristët së pari socialistët! Është thirrja finale për revolucion ndaj askush nuk mungon!
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë