
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Midis kontatimit dhe idesë në strategjinë e kuptimit

Shkruar nga Gjon NEÇAJ 28 Mars 2023

Nje popull që zgjedh ne krye te vendit njerëz të korruptuar,hajdutë,maskarenj dhe tradhetarë,nuk është viktimë por është bashkëpunëtor i tyre, shkruan George Orwell. Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur. Ne shqiptarët dimë se koha ecën, mirëpo ne sikur nuk e shohim atë, prandaj dhe nuk ecim me të. Për shqiptarët, kohët e kaluara, nuk janë tjetër, përveç se përvoja të hidhura. Shqiptarët dëshirojnë që kohët e ardhshme të mos jenë tjetër përveç se mos u harrofshin. Shqiptarët kanë mundësinë që ta bëjnë kohën e vet më të dashur.Populli shqipar, ky popull i shumëvuajtur dhe i cfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë.
E siç shkruante këtu e vite më parë një publicist dhe akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike.Ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë.Ata vijnë vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall dhe detin kos me realizime dhe investime të fuqishme.Por nisur thjesht dhe vetëm nga interesa vetjake, të tillë kandidatë për drejtues vendorë, e kjo tashmë është një kambanë për zgjedhjet e ardhshme vendore me ndarjen e re administrative, ku një tridhjetë e ca vite radhazi kanë kandiduar, herë me një parti dhe herë me një tjetër.Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit.Edhe nëse fitojnë, përsëri do të mbeten lejfenë, ku historia e mëvonshme do t’i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur prej dy dekadash.
E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë më për ta.Në këtë periudhë kohore prej më se një shekull shtet shqiptar, fatkeqësisht kombi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike.Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat ,nga të cilat tash 30 vjet lëvrojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të ndershëm. Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, në veçanti. Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete.Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë, dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më të mëdhenj, të gjithë janë të barabartë.
Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare, për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët.Kur të niseni në votime, ju lutem mbani parasysh edhe një këshillë tjetër: do popull është zot i territorit të vet dhe ka të drejtë të vendosë lirisht për fatin e vet. Më e madhe se dëshira duhet të jetë gatishmëria për ta bërë këtë një realitet. Menjanimi i shkaqeve të krizës qeverisëse në Shqipëri ,nuk mund të bëhet pa prodhimin e mundësive optimale për përballimin e tyre.I takon së kaluarës fajësimi i historisë dhe Evropës. Në ato fajësime nuk ka asgjë të kontestueshme. Por, ardhmeninë e kemi në duart tona dhe këtë duhet të dimë ta shfrytëzojmë. Mos të rrënojmë themele kur të tjerët ngrehin kulme. Mos të mbajmë fjalime, por ta mbajmë fjalën.
Gabimet e tjetrit mos t'i vëmë përpara që t'i shohim, e gabime tona mbrapa që t'i fshehim. T'i përballojmë mëritë dhe hasmeritë e së kaluarës dhe të përqendrohemi në ndërtimin e së ardhmes.Të investojmë në kuadro me guxim intelektual, me maturi politike dhe shkathtësi diplomatike. Shqiptarët janë të kthyer me sy e veshë nga Shqipëria, nga ju votues të nderuar. Duke dhënë votën tuaj sot, ju do t'i përgjigjeni pyetjes se ku do të jetë Shqipëria nesër.Prej jush, votues të nderuar, pritet që të votoni për shtetin juridik, i cili, në kuptimin e mirëfilltë të tij, shprehet me nënshtrim të organeve shtetërore drejtësisë; me barazi të të gjithëve para ligjit; me gjyqësi të pavarur; me procedurë të paanshme; me ekzistim të mjeteve efikase për mbrojtjen e shtetasve; me mbështetje juridike dhe kontroll të akteve administrative dhe me mbikëqyrje të organeve administrative dhe përgjegjësi të tyre për punë të paligjshme që, në fakt, paraqesin komponentët themelore të parimit të ligjshmërisë, një parimi të pashmangshëm në të gjitha shtetet ku sundon e drejta dhe drejtësia.Prej jush, votues të nderuar, pritet që nga e kaluara të keni kuptuar se pa rendin e ri demokratik nuk mund të bëhen ndryshime të mëdha sistemore në funksionin e shtetit, i cili do t'i përgjigjej ekonomisë së tregut dhe mëvetësisë së subjekteve ekonomike, në njërën anë, dhe njëkohësisht, mbrojtjes së demokracisë politike, në anën tjetër.Ushqehem me shpresë se e keni kuptuar peshën e problemit që e rëndon sot popullin dhe kombin shqiptar.Ajo do të duhej të angazhohej fuqishëm për pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tashëm administrativë të saj.
Çështja e pazgjidhur shqiptare paraqet sot një prej problemeve qendrore në Ballkan.Nëse ka të vërtetë në këtë gjykim, atëherë përfundimi është i qartë: pa një zgjidhje të pranueshme të çështjes shqiptare nuk do të mund të ndërtohet paqe në Ballkan. Ballkani vazhdon të drejtohet nga jashtë, ndërsa brendapërbrenda tij janë të mundshme konflikte natyrash dhe intensitetesh të ndryshme, për shkak të kryqëzimit të shumë interesave politike në të. Prandaj, shqiptarët, duke mos qenë të rrethuar me fqinjësi të mirë duhet të mendojnë për ndërtimin e ardhmërisë së tyre. Puna e parë që do të duhej të bënin shqiptarët është që ta vështrojnë dhe ta shtrojnë çështjen shqiptare si një dhe të bashkuar.Po qe se këtë nuk e bëjnë shqiptarët, nuk mund të pritet që përpara tyre, ta bëjnë të tjerët. Madje, edhe po qe se e bëjnë të tjerët, do ta bëjnë përpara në dëm të tyre se sa në interes të tyre.
Më të lexuarat


HUNGARIA – jashtë Bashkimit Evropian?

Zhvillime dhe arritje të Shoqatës Oftalmologjike shqiptare ndër vite

Çfarë nevoje kishim për një tjetër individi jashtë tashmë konsideratës amerikane!

Juve qytetarë, mos kujtoni se “skeçet” e politikës në Parlament e kudo, janë pa kosto !

Qou vadis Bashkimi Evropian?

Shqipëri moj dele e butë, të rrjepin 140 hajdutë

Paradoksi heretik apo retorika e formave!?

Ngjarjet e Himarës dhe togat e zeza atdhetare

Mekanizmi që frenon mekanizmin...

Safet Hasani: UÇK ishte ushtri çlirimtare, qeveria duhet t’u japë më shumë vëmendje veteranëve të luftës, ndërhyrja e policisë së Kosovës në Veri brenda kornizës ligjore
