
"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Shkruar nga Besi Bekteshi 29 Mars 2023

Sigurisht që ishte barbari sulmi ndaj godinës së Top Channel. Barbari vrasja e një të pafajshmi në punën e tij të përditshme. Një krim i cili padyshim ndodh, por kur ndodh në derë të një mediumi dhe televizioni kombëtar merr përmasa të mëdha! Një pjesë e opinionit publik dhe mediatik u treguan të përmbajtur, një pjesë gati sa nuk e bënë me armë në dorë qeverinë në derë të televizionit. Sepse ne kështu e kemi të keq formuar median dhe opinionin sigurisht! Gjithsesi ishte një akt traumatik dhe vrastar. Ishte kriminale. Marrëzitë pastaj në media ishin traumatike në sistemin “mbrojtje” e një lirie të shprehjes dhe të shtypit! Unë e pranoj dhe është më mirë të kemi marrëzi të tilla, se krimin e një medie jo të lirë. Më mirë një medie të shthurur, por që nuk e gjen gjë se quan dhe kot kriminel një individ në qeveri apo politikë se sa kur nuk thua dot asgjë. Në fakt, është nivel lirie dhe pse grotesk dhe imoral por dhe irracional. Mirë se nguten në përfundime por as që duan të ndalen të kuptojnë se çfarë po ndodh konkretisht! Gazetarë dhe moralistë në media dhe rrjete sociale pa mbaruar breshëria e fundit vrastare nxorën dhe përfundimin se pse? Tragjike dhe groteske! Akoma më grotesk ku drejtuesja e emisionit në Top thërret një gazetare investigative që bën edhe “opinionisten politike” dhe kështu emisioni në vend që të merrej me Topin si TV merret me Resortin në Durrës! Para pak ditësh një tragjizëm të tillë e paralajmëroi Sali B me kërcënimet e drejtuara nga pronarët e televizionit privat që Berisha thotë se frekuencën e ka kombëtare dhe nuk mund të shes si do dhe kudo. Kërcënoi dhe akuzoi transaksione në Belize dhe vende lirie taksash ose parajsa dhe janë dhe dokumentet akoma më përpara se të flasë Berisha! Ndyu pronarët e Medias (Berisha palladini i mbrojtjes së tyre) dhe i bëri “rikatatorë” të qeverisë që ajo pastaj ajo të bënte të mundur shitjen e Topit! I bëri blerësa Ramën dhe Veliajn dhe ja kush doli mbrojtës i fjalës së lirë dhe medias së lirë në Shqipëri! Berisha pra ose djegësi në kohën e tij të Berishës së parë, të gazetës së vetme të parë pluraliste jashtë asaj partiake të Berishës ose RD! Mbas tre ditëve të fjalës së Berishës breshëritë e plumbave goditën “median e lirë dhe të pa varur” që Berisha e akuzon si jo të lirë, të varur dhe provokuese për “rikat” politiko ekonomik. Pastaj të gjitha portalet o burra kush të jetë më i devotshëm dhe më pro fjalës së lirë dhe shtypit të lirë dhe pse kemi tre dekada të lirë ose medemek të lirë. A jemi të lirë, pastaj kjo është tjetër çështje, por te ne mund të shash sa të duash Ramën dhe bie fjala Berishën dhe askush normalisht të bën gjë! Mund të provosh të shash Erdoganin e Putinin apo Lukashenkon dhe shqiptarët do ta merrnin vesh shpejt, çfarë është liria se e kanë harruar “lirinë e shokut Enver”! Mund dhe të akuzosh pa të drejtë dhe nuk të bëjnë asgjë. Mund të thuash dhe marrëzitë më të mëdha dhe zor se të bëjnë gjë! Më liri se kaq...?! Hëëë pse kemi ikur nga censura dhe jemi futur në autocensurë, por këtu faji është i pronësisë, politikës editoriale dhe interesave të pronarëve të medias që në Shqipëri kanë “dashuri urrejtje” me politikën! Ky është problemi jonë dhe jo liria e mediave! As liria e fjalës! Te ne është problem “liria e interesave të pronarëve të medias me politikën si në pushtet dhe opozitë”! Janë të rrallë ata që në linjën editoriale kanë lirinë e të thënës dhe unë jam një nga njerëzit që di mirë këtë gjë pikërisht në 21 vitet pothuaj jetë të përditshme pa ndërprerje në gazetën SOT! Kam qenë kur e gjobiste Nano dhe Berisha dhe linja editoriale nuk luante nga e vërteta dhe liria e mendimit dhe opinionit! Por kjo vjen se pronari, mentaliteti i tij i lirisë së shtypit dhe fjalës, por dhe liria e tij personale mbase janë tentuar, kërcënuar, gjobitur dhe prekur, por ai nuk ka prekur linjën editoriale. Kjo është e vështirë në Shqipëri. Shumë e vështirë. Ne jemi akoma shoqëri paraurbane dhe folklorike që ngatërrojmë lirinë e fjalës dhe shtypit me transaksionet dhe “dashurinë morboze nganjëherë” të medias dhe pronësisë së saj me politikën! Po pra me pushtetin ekonomik dhe pushtetin politik pozitë dhe opozitë! Këtë gabim e bëjnë dhe gazetarë të folkpolitikës tragjike në Shqipëri. Ju qëllon të pasurohen nganjëherë dhe bien në sy ose fokus dhe pse janë kulmi mediokritetit, por ky është shpesh “statusi gazetar” në Shqipëri. Parimet e mia janë ndryshe por kjo mbase është “idealizëm pa kuptim sot”! Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do të mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për ta thënë këtë. Kjo frazë i atribuohet Volterit dhe unë këtë parim kam, duke mos ndryshuar dhe pse e di se mbetem – jo i pasuruar! Ndodh që lirinë e fjalës shqiptarët e ngatërrojnë! “Ju ngatërroni lirinë e fjalës me vrazhdësinë” mund të them unë me plot gojën! Mirënjohjet e tjetërsojnë lirinë e mendimit thotë - Jean-Paul Sartre, duke motivuar refuzimin e çmimit Nobel. Po e refuzoi, sepse ishte njeriu më i lirë në botë. Ka dhe një tjetër për qeveritë që shtypin fjalën e lirë. Qeveritë që shtypin fjalën e lirë janë si fëmijët që mbyllin sytë, për të mos u parë - ka thënë Ludëig Borne. Derisa një vend të (mos) ketë lirinë civile dhe lirinë e informacionit dhe një shtyp të pavarur, atëherë nuk ka asnjë komponent të opinionit publik të aftë për të kontrolluar sjelljen e qeverisë. E këtë e ka thënë i madhi Andrei D. Sakharov. Media e lirë dhe liria e mendimit shpesh shkojnë si shina paralele që nuk takohen dhe mbase për faj të tyre dhe mbase për faj të “lirisë së pasurimit” sfumohen në horizont! Po dhe në media! Po liria e fjalës është kudo! Ajo sot nuk ka nevojë kaq shumë për “media” të posaçme se ka rrjetet! Sot shpërdorimi i lirisë së shprehjes është pothuaj aq fajtor sa dhe ngushtimi i lirisë së fjalës dhe shprehjes! Por deri sa ta kuptojmë pothuaj të gjithë, do të kalojë....kohë...! Ndërkohë do të vazhdojë modeli jonë patetik i lirisë së shprehjes dhe asaj të medias!
Më të lexuarat


Mësime nga muzetë historik

Rinia dhe pensionistët në periudhën e tranzicionit shqiptar

Kush i kërkon njeriut të 26 majit 96 fakte, beson pa dashje te sistemi geocentrik!

Berisha kërkon komision hetimor për zgjedhjet e 14 majit

Zoti Rama, zgjedhjet i fituat, tani fitoni edhe administratën!

Politikbërësit dhe shoqëria shqiptare

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike e çon atë drejt shkrirjes, ligji i ASH nuk ia lejon atyre të marrin institutet

Në emër të cilit popull flet ende “non grata”?!

93-vjet nga testamenti i rilindasit të fundit Mit'hat Frashëri për themelimin e Institutit Albanologjik meret vendimi i zi për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

LANÇ – deri kur Baltosje?
