BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Opinion / Editorial

Monolog para lapidarit të vëllait tim të shtrenjtë dhe shokëve të tij dëshmorë!

Monolog para lapidarit të vëllait tim të shtrenjtë dhe

Shpesh, monologët më shoqërojnë si bashkëbisedime me ty, vëllai im i madh, Viktor S. Gjokoreci. Më mbajnë gjallë emrin dhe veprën tënde dhe më bëjnë të jem gjithmonë krenare! Sot, në këtë ditë të veçantë përkujtimore të 95-vjetorit tënd të lindjes, ndihem e obliguar të shprehem, të zbus mallin e pashuar, të të thur një homazh modest, sepse emri dhe vepra jote i kanë kapërcyer kufijtë familjarë; historia të vendosi në panteonin e vlerave kombëtare! Ti kishe shumë shokë - të shkollës, por edhe të njësitit gueril apo DEBATIK-ut ku ti, ndonëse një adoleshent i ri, aktivizoheshe me pjekurinë e një të madhi. Biçikleta e motoçikleta kanë qenë mjeti yt në shpërndarjen e trakteve. Sa herë ktheheshe në shtëpi (rr. “Vllazën Huta” nr. 19, Tiranë), nënja të nxirrte traktet nga gjoksi për t’i fshehur ato në qilar nëpër stivën e druve, e ti shkoje të luaje. Por, loja jote kanë qenë aksionet ndërlidhëse që fëmijët mund të bënin midis njësiteve guerrile. Babi më ka treguar se ke guxuar edhe të rrëmbesh shaptilografin nga Prefektura, ke rrëmbyer vetura, ke transportuar armë me një kamionçinë të vogël që ti e drejtoje vetë, u ke rrëmbyer armë milicëve të rrugës (Milicia dellastrada)…. Drita Pelingu (1926-2013) tregonte në një emision televiziv ndër të tjera, edhe për një aksion në shpërndarje traktesh. Ishit të dy në karrocë, kur ju doli një patrullë gjermane përpara. Aktruat bukur, dhe ia dolët me sukses. E vlerësove, fjala jote i mbeti në vesh dhe ajo e realizoi dëshirën për t’u bërë aktore. I dashur Viktor! Mamaja dhe babai, xhaxhai, nënja, shokët e tu kanë lënë shumë kujtime të shkruara e të treguara. Gjyshja, nënja jonë Vasiliqia dhe Mimi - xhaxhai Dhimitri, me dhimbje të madhe por dhe krenari kanë treguar për jetën, energjinë, përkushtimin dhe shpirtin tënd luftarak antifashist. Shtëpia kontrollohej shpesh nga fashistët, nazistët e tradhtarët e vendit. Ndaj, Mimi të fshihte ty dhe babin nëpër familjet e tiransve: Kacelët, Tafaj… Në shenjë falënderimi e respekti, do të mësoj edhe për familje të tjera. Vasilika dhe Niko janë fëmijët e Mimit. Ata më tregojnë më shumë për ty sepse janë rritur me nënën. Mblidhemi gati një herë në javë, bisedojmë e ndajmë kujtime… Edhe ti, me nënën dhe Mimin u rrite, se babi ka qenë gjithmonë në lëvizje, deri sa në vitin 1943 doli në mal. Shokët e tu të shkollës kanë lënë shumë kujtime të shkruara për ty: Musin Kroi, Skënder Jasa, Hamdi Sallaku, Taqo Adhami, Haxhi Kroi…. Me Piro Naçen, shokun tënd, kam takuar shokë e mbledhur kujtime. Nga shkolla “Qemal Stafa” kam marrë një listë emrash si: Haxhi Kroi, Adnan Qatipi, Drita Pelingu, Shahin Ruka, Dashamir Ohri, Bim Sina…. Do të shkruaj më gjatë një herë tjetër. Sot, unë jam në moshën 70 vjeç dhe jam aktiviste në Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. Për fat, në këtë organizatë militojnë veteranë të moshës mbi 90 vjeç si: Hulusi Hako, Kryetar i Komitetit tonë Kombëtar, Mustafa Bakiasi, Qemal Bego, Zenel Koshi, Llukan Thano, Bejturie Lamaj, Aleko Aleksi, e të tjerë. Ndonëse të thyer në moshë, shumë prej tyre na bashkohen ne, pasardhësve në takime përkujtimore të veteranëve dhe dëshmorëve e heronjve të ndarë nga jeta, bashkëmoshatarëve e bashkëluftëtarëve të tu si: Sevo Tarifa, Odhise Porodini, Mesarete Karagjozi, Burhan Çelo, Met Hasa, Misto Mame, Mihal Duri, Çelo Sinani, Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Sofo Meksi, Liri Gero, Margarita Tutulani, Kristaq Tutulani…. Janë plot 28.000 Dëshmorë të LANÇ-it, që na ndritën rrugën me guximin, përkushtimin, heroizmin, vetëmohimin e tyre, që ashtu si edhe ti, i dashur vëlla, vunë idealin e lirisë përpara jetës së tyre! Shtypi ynë, gazeta “Kushtrim Brezash” shkruan gjithmonë për ju. Libra kujtimesh, si dhe seria e “Yje të Pashuar” e revista “Pavdekësia” shkruajnë për jetën tuaj. Sot shkollat mbajnë të gjitha emrat tuaj. Lapidarë e memorialë janë ngritur në kujtim tuaj ku ne shkojmë vendosim lule e përulemi me respekt. I kujtoj me dhimbje gjithë sa kam mësuar e vazhdoj të mësoj për partizanët, dëshmorët dhe heronjtë, për jetën dhe rrugëtimin e tyre të vështirë, plot sakrifica e vuajtje, por jo, kurrë të nënshtruar ndaj presioneve të armikut! Respektoj dhe ndihem krenare për virtytet e larta të tyre! Jam krenare për ty, Viktor Sterjo Gjokoreci dhe për babain tonë që na rriti dhe edukoi me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë qytetare, ndjenjën e atdhetarisë dhe dashurisë Kombëtare! Unë sot, drejtoj në Tiranë një organizatë të V. P. - LANÇ, Zona 9. (Është bërë shumë e madhe Tirana sot). Me shokët dhe shoqet e organizatës ne kujdesemi që kujtimet dhe vlerat e luftës që ju bëtë, t’i mbajmë gjallë e t’i transmetojmë e trashëgojmë tek fëmijët tanë e brezi i ri në shkolla! Me këtë rast, dua të ndaj me shokët e mi ndër të tjera edhe disa kujtime fotosh nga dita e sotme në Lapidarin e 4 Dëshmorëve, Varrezat e Dëshmorëve dhe një moment bashkëbisedimi me shokët në Komitetin e Veteranëve në kujtimin e 95-të ditëlindjes tënde. I përjetshëm mbetet kujtimi yt, vëlla! I lartësuar mbetet gjithmonë emri yt, Viktor S. Gjokoreci, i Gjergj Frashërit, Trajan Pekmezit, Skënder Kosturit! I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorëve dhe Heronjve të LANÇ-it! Lavdi në shekuj heroizmit tuaj! Përkushtimi juaj përbën motivim për ideal të pastër e të pakompromistë në misionin organizatës sonë të madhe LANÇ “Nderi i Kombit”!