Emisioni i mbrëmjes në EuroNews , kishte ngrehur depatin rreth qëndrimit të gjykatës së Strasburgut për 21 Janarit . Ishte hera e parë që shihja një panel i cili, në unizon mbështeste vendimin e Strasburgut , përjashto avukat Gjokutanj i cili nga skajpi , bënte avukatinë e djallit . E kishte tiposur në mendje se gjatë protestës së 21 Janarit , ishin pastruar 16 ton inerte të hedhura në kryeministri nga protestuesit .
– Ngatron me kompleksin partizani , – ia priti dikush nga paneli , meqënëse Gjokutaj ishte avukati mbrojtës i ish kryeministrit i thirrur nën hetim nga SPAK , dhe … Avukat Gjokutaj s’dëgjoi nga ai krah , nga se s’e lejoi skajpi apo kurdisja e tij xhironte më bosh; se 21 Janari nuk mund të rihapej se ishte një çështje e gjykuar . Paneli i përbërë nga avukatë , ish prokurorë , gazetarë analistë, nuk e kaluan veresie mendimine hedhur , por i qëndronin idesë të shprehur nga gjykata e Strasburgut se 21 Janari ishte një proçes i hapur përderisi , flitej për çështje të pagjykuar në themel , siç ishte; Jo vetëm çështja e Aleks Likës familjarët e të cilit kishin bërë padinë në Strasburg për të zbuluar vrasësin e djalit të tyre , por bëhej fjalë për gjetjen e 100 gëzhojave të gjetura në mjediset e kryeministrisë të cilat fatmirësish, kishin bërë rikoshet në kangjëllat rrethuse dhe nuk kishin kthyer në viktima njerëzit nga turma e mbledhur rreth e qark, siç ndodhi me katër të tjerit apo materliale të kontrollit të policisë që qëndronin në sirtarët e zyrës së ish krye prokurorit, prej dy vitesh , ku rezultonte se hetimet në vendgjarje ishin kryer mbas tre ditësh të kryerjes së krimit . E gjitha kjo situatë lufte zhvillohej në sytë e ish ministrit të brendshsëm i cili ndiqte situatën nga taraca e kryeministrisë krah snajpërave të vendosur nga garda . Mos flasim pastaj nga dritarja përballë demostruesve e zyrës se e kryeministrit i cili mbante veshët si të lepurit nga protestuesit . Në çast ekrani shfaqi disa sekuenca, ku shfaqej me figurë e zë kryeministri i kohës, ku zëri griste natën me çjerrjet ; Çadra pistoletë , stilolapsa pistolet që gjuanin nga turma drejt kryeministrisë ….
– Kësaj ç’i thua , – u dëgjua një zë nga panelistët të pyesë avukatin Gjokutaj .
– Mos ngatro çështjen penale, me çështjen politike . Këto janë politike …. – u ndeh të mbrojë avukati
– Kryeministri bën politikë me vrasjen !? Ai është garanti i kushtetutës . Ai flet vetëm me frymën dhe zërin e ligjit , ia priti paneli .
_ Ia kanë servirur të tjerët dhe ai foli atë që …, – vazhdonte në të vetën avukati.
– Po metaforat ; hora bulevardi , laviere bulevardi !? Ç’është më e keqja dhe sonte që flasim rithemeluesi , bënë thirrje qytetarve mos i binden vendimeve të gjykatave nëse i gjykojnë të padrejta njësoj si po vepron ai vetë , duke mos iu bindur thirjes për hetim të gjykatës sepse kështu mbrohet kushtetuta . O zot perzumimin e fajsisë e pafajsisë , ia ka dhënë gjykatës, kushtetuta dhe jo ai, që është thirur nën akuzë të mbetet ekraneve me shprehjen më boshe se; gjyqi është politik .
_ S’ka dyshim se është politik , – u hakërye avukati . Ca zëra më shvendosën nga paneli i ekranit në atë të lokalit të bëra sy e veshë .
– As më shumë e as më pak s’kërkon Strazburgu . Gjykimin e zinxhirit komandues , – doli një zë nga tavolina e lokalit një hap larg nga unë .
_ Pikës i re . Gjykata e Strazburgut po çmonton, montimin politik të gjykatave . Kryeministri është një dirigjent i një orkestre të madhe që quhet shtet , ku veprojnë institucionet e tij, të cilat vërtet kanë partiturat e tyre të drejtimit e organizimit , por shkopi i kryeministrit harmonizon notat , në të kundërt …., ia pat zëri i dytë.
– Del jashtë pentagramit dhe është gjykata që gjykon steniaturat,- vazhdoi i pari zë .
– Pyet andej rithemeluesi . 97 e shtata e bëri tym e hi Shqipërinë , për kokë të kryeministrit nën hundë e të cilit lulëzonin firmat piramidale , dhe ai mbronte duke i quajtur të ligjshme edhe pse Sudet grabisnin duke lënë të ngrohen në diellë njerëzit e varfër me shpresën e mashtrimit për fitime . Një lojë e fëlliqur që luhej në sytë e kryeministrit edhe pse ministri i financave mbas kthimit nga Amerika e kishte denancuar degradimin e sistemit. Gërdeci, fabrika e demontimit të armëve , nuk dihej nga binte sipas ish kryeministrit. Një minierë ari , ku ishte grumbulluar djersa e mundi 50 vjeçar i një populli, për mentë e kokës së diktatorit që shumicën e buxhetin të shtetit e kishte kaluar në armatim, nga frika mos i dilte pushteti nga duart , kryeministri i kohës, jo vetëm nuk dinte seç bëhej me paratë që vidheshin , por s’mbajti përgjegjësi, për jetët e humbura, nga se shteti nuk funksionon si një i tërë , ku ka një zinxhir komandues , piramida e të cilit mbeti e paprekur sepse gjykatës, ia kishte lidhur duart politika . Gjykata e Strasburgut nuk është një sinjal alearmi vetëm për 21 Janarin , por për gjithë gjyqet e montuara politikisht , çmontimi i të cilave është një detyrë urgjente e SPAK-ut , jo thjesht për të vendosur drejtësi , por për të shkuar haka tek i zoti përmes konfiskimeve, që për hir të vërtetës në 32 vitet e demokracisë, krimi dhe korrupsioni, e kthyen këtë vend në një çerdh të hajdutrisë , – s’kishte të mbaruar njeriu me nervat të bëra çorap . ” Ky është popull – nxora nën vete – dhe jo ai, që çirren ekranet , për të mbrojtur rithemeluesat e pushtetarët të cilët kanë montuar në gjykata politikën e pandëshkushmërisë të peshqëve të mëdhenj në zinxhirin komandes të mbrojtur nga firmat , duke e nxjerrë jashtë përgjegjësisë ligjore , për veprimet apo mos veprimet e tyre, gjatë ushtrimit të detyrave shtetërore . Po ç’të bësh, kur gjyqet kanë qënë të montuara politikisht!? Duhet çmontimi i montimeve politike , të cilat kanë mbajtur varur gjykatat tona , ndaj u katandis sistemi i drejtësisë, kokoshi një thellë . Më e keqja se rithemeluesi edhe tani që është nën hetim, i ka kthyer ekranet në gjyqe popullore, duke mos hequr dorë nga bullizimet SKAP, me demek se do t’i shkojë kali mbi urë, ashtu si është vepruar 32 vite, duke marrë zvarë sitemin e drejtësisë me epitete që nuk gjenden në fjalorin shqip . Nuk di nëse SPAKU edhe tani që ka folur g
jykata e Strazburgut për 21 Janarin, do të mbajë ende të hapura gjyqet, të cilat kanë bërë gjykime të njëanshme, pa u thelluar në atë që ka të bëjë me zinxhirin komandues i cili, ka dorë direkt në ngjarjet më tragjike që, kanë prekur në themel sistemin demokratik, duke marrë peng drejtësinë . Sigurisht pa çmontimin e montimeve politike në gjykata, për të dhënë drejtësinë e munguar, shpresa dhe besimi i njerëzve tek sistemi, do të mbetet e vdekur .