
"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e para (emri)


O Perëndi! Më shpëto nga miqtë e mi, nga armiqtë mbrohem vetë, ka thënë Volteri. Lufta rreth tenderëve, blerja e objekteve private dhe shoqërore pa kritere të mirëfillta financiare dhe ekonomike, marrja me biznese të dyshimta dhe tregti të llojeve kontrabanduese, pa i respektuar ligjet dhe normat financiare, pa i kryer dhe paguar shtetit tatimin detyrues, pra pa i dhënë askujt llogari për veprimtarinë private, del e qartë diagnoza se shoqëria shqiptare aktualisht gjendet në kolaps ekonomik, pasojat e të cilit do të jenë shumë të rënda. Në Shqipëri u ndëshkuan me votën e sovranit ata që zhvatën trupin kockë të mëmëdheut. Kështu do të ndodhë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, kudo, se shqiptarët janë zgjuar nga gjumi letargjik i tre dekada demokraci. Në këto rrethana që po bëhet sot ndërrimi i gjeneratave në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, duhet të qahemi me lot për rininë tonë, e cila në vend që të bëhet pjesë e vlerave të botës së civilizuar, duke u marrë me vetveten për shkak të papunësisë, duke jetuar dhe duke u rritur me logjikën e korrupsionit, parazitizmit dhe gjithë asaj që është në kundërshtim me rregullat e një shteti demokratik, s’ka dyshim se do të shndërrohet në një brez që nuk premton shumë për të ardhmen e vet dhe as të kombit që i takon. E për të qenë të ndershëm me sovranin, duhet doemos të kesh një moral, së pari njerëzor, por dhe politik, duke përfaqësuar me dinjitet atë forcë që përfaqëson në drejtim apo në ligjvënie. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikë-bërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Mendojmë e forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politike të jenë të barasvlershëm me shoqërinë,se ajo është tepër përpara,shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve. Në një mjedis të tillë është rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të suksesshëm. Periudha në të cilën po jeton sot shoqëria shqiptare këtu në shtetin amë, Kosovë dhe Maqedoni, dalëngadalë po i adaptohet luftës dhe sjelljes së tillë politike, ndaj një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale e të jetuarit, por jashtë normales që duhet inspiruar. Kalimi nga njëra parti te tjetra, kandidimi i pamoralshëm për të qenë përfaqësues i sovranit që nuk pyet fare pas hipjes në fron, shfrytëzimi i padrejtë i pozitës shtetërore, konsiderohen veprime normale të një shoqërie të pakënaqur. Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë asgjë të përbashkët.
Më të lexuarat


Mësime nga muzetë historik

Rinia dhe pensionistët në periudhën e tranzicionit shqiptar

Kush i kërkon njeriut të 26 majit 96 fakte, beson pa dashje te sistemi geocentrik!

Berisha kërkon komision hetimor për zgjedhjet e 14 majit

Zoti Rama, zgjedhjet i fituat, tani fitoni edhe administratën!

Politikbërësit dhe shoqëria shqiptare

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike e çon atë drejt shkrirjes, ligji i ASH nuk ia lejon atyre të marrin institutet

Në emër të cilit popull flet ende “non grata”?!

93-vjet nga testamenti i rilindasit të fundit Mit'hat Frashëri për themelimin e Institutit Albanologjik meret vendimi i zi për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

LANÇ – deri kur Baltosje?
