BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Opinion / Editorial

Mos e vrisni mendjen, si në Greqi dhe në Itali

Mos e vrisni mendjen, si në Greqi dhe në Itali

Si çdo ditë, edhe sot, u mblodhëm për të pirë kafen së bashku.  Vazhdimisht jam i pari që shkoj e ulem në karrige. Jo se kam frikë se do t'më  zënë karrigen. Edhe po e zuri ndonjë nga shokët,nuk bëhet qameti. Të rrijë me shëndet e i bëftë mirë kafeja,sepse nuk ndikohemi nga partitë politike, kur disa, edhe pse  shokë, vriten për karrigen e kryetarit. Madje ata për karrige jo që nuk pyesin  se janë shokë,por  fillojnë e tregojnë të bërat e të pa bërat ndaj njëri-tjetrit. Madje për të bërë bullzmin kundërshtarit e fillojnë nga stërgjyshi e deri tek babai. Nuk lënë jashtë gjyshen edhe nënën. Nejse! Më falni se u zgjata shumë,por sot isha unë ai që vajta me vonesë. 

I përshëndeta si zakonisht.
- Hë  mo, si u ka xhaxhai? Asnjëri s'më ktheu përgjigje. E dini përse?

Secili  kishte vendosur  një letër mbi tavolinë dhe mbanin stilolapsin në dorë. Bënin llogari sa  autobus  kishte  mobilizuar Rama për të çuar  administratën në Athinë ditën e takimit.
-Edhe mund të kenë vajtur- foli Skraparlliu,- por jo e gjithë administrata.
- Ore, je në vete apo jo?!  E tha vet deputetja e opozitës- ulurinte me të madhe Myzeqari edhe pse e mbajmë shokun më të urtë. - E gjithë administrata po të them! E dëgjova me këta vesh.

Zonjës deputete nuk i kishte bërë përshtypje ai entuziazëm i emigrantëve,fjalimi i Kryeministrit,por sepse  na paska shkuar e gjithë administrata nga Veriu në Jug. Asnjë emigrant,ore,asnjë, as për numër kur i thonë.

- Kjo s'është e vërtetë që s'kishte emigrant dhe u tregova  videon në të cilën dukej nipi im me bashkëshorten, madje edhe duke kërcyer.

Skraparlliu llogariste se kishin shkuar 100 autobus.
 -Je i dobët në matematikë - i thashë unë,që më quajnë  gjysmë myzeqar e gjysmë skraparlli,por dhe gjysmë ekonomist. 

Administrata sipas statistikave në vitin 2022 kishte 180 mijë punonjës. Tani në 2024 mund të jenë 200 mijë. Merrni stilolapsat dhe pjestoni  200 mijën me  50 vende që merr  autobusi. Hë, a u dalin 4000 mijë?  3/4  e administratës kanë udhëtuar me  vetura,ndërsa 1/4  me autobus. Sipas llogarisë 50 mijë kanë udhëtuar me autobus. Rama mobilizoi 1000 autobus.
- Po. ?shtë e saktë!- ndërhyri menjëherë dhe i vendosur Tepelenasi. - 500 autobus i kam numëruar vet. U ngrita aty nga ora 2 pas mesnate dhe pash drita  tutje në xhade. Hajde,o babam, hajde ! Dukej xhadeja si një  rrugicë e gjerë, e gjatë - e gjatë  me ngjyrë si të verdhë.
- Autostradë thuaj, jo xhade! Të ka lënë sistemi i kaluar mbrapa- ndërhyri po shoku tjetër nga Tepelena.
 -Emo,mirë! Autostrada. I pash, se shtëpinë e kam në kala dhe shikimi shkon deri tutje andej nga Fieri. Deri në 500 i numërova, pastaj i lash se u lodha. Po 500 i numërova  tamam.
- Greqia iku. Më 26 maj kemi Italinë...
-Më  15  Qershor do ndeshemi me Italinë e jo më 26...
 - Po jo,mor derdimen! E di që  takimi Shqipëri - Itali është më  15 qershor 2024 për kampionatin Evropian. Nuk jam pa mend unë.
Ishte  Skraparlliu tjetër,i cili në kohën e "diktatorit" ka qenë me detyrë të lartë.
-Halli është se si do të  udhëtojë  administrata në takimin e Ramës  me emigrantet e  Italisë?

- Dje isha në udhëtim me mikun tim,me  Kryetarin e Bashkisë të njërës nga shtatë bashkitë, që ka fituar opozita,- po sqaronte  Myzeqari tjetër,i cili s'kishte hapur gojën deri në këto çaste. Ra heshtja. Të gjithë ne, tetë kafexhinjtë,i drejtuam sy e vesh nga ai.

- Ai po tregonte dhe ishte i bindur në  zbulimin që kishte  bërë  opozita - vazhdoi Myzeqari. - Janë porositur 20 avion dhe 10 tragete. Avionët do të fluturojnë pa ndërprerje gjithë natën, ndërsa  tragetet  do kryejnë  nga dy rrugë.
Sipas llogarisë janë të mjaftueshëm. Është e vërtetë se stadiumi në Milano është më i madh se ai i Greqisë,por shkuarja e administratës do ta mbushi.
 Të gjithë e hoqëm këtë merak. Paguam kafet dhe ikëm me mendje të mbledhur, por nuk e dimë nëse opozita  e ka mendjen të mbledhur, apo po bënë llogarinë e ndonjë  zbulimi tjetër. U daltë për mbarë! Të shohim! Erdhi 26  maj...