Ajo që më bëri të shkruaj është një shkrim i studiuesit Faik Xhani para disa vitesh, ku ndër të tjera thoshte:”Baltë, përgjithësime fallco, lot krokodili po hedh opozita, deputetët e saj për bluzat e bardha, pa e prishur terezinë dhe pa menduar aspak për armatën e madhe të mjekëve që bëjnë një punë polivlerash, nga e cila janë reabilituar mijëra pacientë dhe i kanë shpëtuar kthetrave të vdekjes duke ju kthyer jetës normale”… Sinqerisht habitem dhe shqetësohem njëkohësisht nga përmasat që kanë marrë akuzat për dhunën dhe korrupsionin në mjekësi. Mendoj se këto dy “sëmundje” të rrezikshme që i mbart gjithë shoqëria sot, nuk janë në ato përmasa për të baltosur një kategori të tërë shoqërore, por kaq të rëndësishme si mjekët, që shpëtojnë mijëra jetë njerëzore me punën e tyre. Mund të jetë e vërtetë që jo të gjithë mjekët kanë të njëjtin përkushtim ndaj detyrës fisnike që kanë marrë përsipër, pasi siç thotë populli se pyll pa derra nuk ka, por rastet e mjekëve neglizhent, të korruptuar apo të paaftë janë me siguri shumë pak për të njollosur të gjithë mjekët sot. Ka dhjetë apo njëzet raste korrupsioni dhe gabimesh, por a janë numëruar ndonjëherë sa shembuj të punës së mirë të mjekëve ka?! Unë që po shkruaj këto rreshta (duke ju lutur redaksisë që t’i botojë) kam eksperiencën vetjake shumë pozitive me mjekët dhe jam i bindur që të tilla kanë shumë qytetarë të tjerë si unë. Konkretisht në Nëntor të vitit të kaluar shtrova me ugjencë në Lezhë bashkëshorten time për një operacion tepër delikat në kocka. Që tek hyrja kryesore e urgjencës na priti mjeku ortoped Pashk Gjoni sëbashku me Kryeinfermierën Liza. Një gadishmëri e plotë duke kryer të gjitha analizat që rekomandoi mjeku ortoped. Pas disa ditësh operacioni doli me sukses. Atëherë pse t’ju themi plaç. Do të ishte shumë mirë t’ju themi: “Ju lumtë këtij stafi të mrekullueshëm të pavionit të ortopedisë në Lezhë”! Po kështu dhe në spitalin Bashkiak në Mirditë mjekët shërbejnë me përkushtim të madh, me korrektësi dhe aftësi profesionale. Në punën e tyre shfaqin qytetari të admirueshme. Pjesa më e madhe e tyre janë të moshës së tretë, por shumë të përkushtuar me profesionin. Mjekë specialist të dëgjuar si kirurgu Bardhok Doda, kardiologu Zef Prenga, reanimatori Preng Simoni, Simon Kala, Aleksandër Picaku, Pjetër Ndoj, Drane Kola, Donika Kala e tjerë. E pra mendoj se do të ishte më mirë të flitej për punën dhe përkushtimin e kësaj armate njerëzish, t’i vlerësonim e shpërblenim, se sa ti mbysnim me togfjalëshin: “shëndetësi mizere, mjek të korruptuar”! le t’i thërrasin mendjes edhe ato parlamentarë, deputetë e politikanë, që më shumë se të nxinë, bëjnë mirë të promovojnë vlerat bashkëkohore të shëndetësisë shqipëtare. Shpresa për të jetuar është pikërisht në duart e mjekëve dhe përsonelit mjekësor mbështetës. Është dramatike të na ikin mjekët e mirë dhe kirurgët, kardiologët e specialistët e tjerë, siç kemi dëgjuar që kanë ndodhur kohët e fundit. Te kush do të mjekohemi, tek veterinerët apo te kasapët?! Konica e ka sajuar “Doktor Gjilpërën” me ideale, me dëshirën e mirë për të luftuar sëmundjet në mënyrën më të mirë duke i parandaluar ato.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë