BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x
BREAKING NEWS

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Moskën pyetet për afro katër orë në SPAK, a e ka fundosur Ralf Gjoni para prokurorëve çiftin më të akuzuar për korrupsion, ja akuzat dhe sulmet fizike ndaj tij nga ish-LSI

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, ish-presidenti po bën përpëlitjet e tij të fundit, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe
x
BREAKING NEWS

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si
x
BREAKING NEWS

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë së Lirisë dhe ia bën të qartë se dy njerëz të një familjeje s’mund të qëndrojnë në parti, ja mesazhet e koduara

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x

Opinion / Editorial

Mos ju besoni politikanëve mashtrues!

Mos ju besoni politikanëve mashtrues!

Mbase ne shqiptarët jemi i vetmi komb në botë, që më shumë ju besojmë ngjarjeve nga distanca kohore sesa realitetit që e jetojmë! Më shumë i besojmë një tregimi mitologjik sesa një realiteti të ditëve nëpër të cilat po kalojmë!

Familja burim i atdhedashurisë

Në të kaluarën, patriotët e mëdhenj e me zë e me namë si Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, e shumë të tjerë e kishin shkrirë tërë pasurinë e tyre për çështjen kombëtare, ndërsa "patriotët" e ditëve të sotme vetëm çirren e shtirren në emër të kauzës kombëtare, pa dhenë asgjë nga vetja e tyre, duke marrë gjithçka nga pasuria shoqërore dhe ajo shtetërore. Patriotizmi është dashuria dhe besnikëria, përkushtimi dhe gatishmëria e të qenurit në shërbim të popullit dhe atdheut në çdo rrethanë kohore e politike, pa kursyer asgjë nga vetja, pasi atdheu është mbi të gjitha, është i shenjt. Patriotizmi burimin e ka tek familja, rrethi shoqëror, tek arsimimi dhe edukata e shëndoshë në frymën e pastër kombëtare. Një kryefamiljar i mirë, i cili e don dhe kontribuon në mënyrë të barabartë për familjen e vet, do të jetë i aftë të kontribuoj pa diskriminim për rrethin shoqëror, në të kundërtën, nese kryefamiljari nuk arrin t’i trajtojë në mënyrë të barabartë familjen e tij, nuk ka pse të shkoi me tutje promovimin e patriotizmit fals dhe inekzistent tek të tjerët. Familja, shoqëria, morali, sinqeriteti, humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa dhe atdhedashuria janë elemente që e bëjnë njeriun të jetë patriot (atdhetarë) i devotshëm.

Pseudopatriotët pushtetin e kanë burim të pasurimit

Populli edhe atëherë kur hesht e nuk flet, din t'i dallojë patriotët nga pseudopatriotët, i dallon dhe i çmon lartë veteranët e vërtetë nga ata mashtrues, të cilët, përveç gënjeshtrave dhe trillimeve nuk e kanë dhënë asnjë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. "Patriotët" e ditëve të sotme, pushtetin e kanë burim të pasurimit, kurse popullin e përdorin si instrument (gjatë fushatave zgjedhore) për marrjen e pushtetit. Disa qëllimshëm po mundohen të harrojnë se ka kaluar koha e krijimit të miteve të rrejshme, duke u munduar të krijojnë mite të reja nën paragjykim dhe mashtrim të qytetarëve. Tani kur jemi në fund të çerekshekullit të parë në mileniumin e tretë, distanca mes mitit dhe realitetit është tepër e largët dhe e paarritshme. Zhvillimi i hovshëm teknologjik më nuk e lejon krijimin e miteve të rrejshme sikurse në të kaluarën për të falsifikuar historinë dhe mbuluar veprimtarinë antishtetërore dhe antikombëtare me pseudopatriotizëm nën maskën e demokracisë! Pasi, çdo material i shkruar apo vizual, deklaratë publike apo intervistë e secilit politikan është e arkivuar në internet, përkatësisht në faqet e gazetave dhe portaleve, të cilat pamëshirshëm e ç'montojnë çdo tendencë për krijimin e miteve të rrejshme. Andaj, qytetar të dashur të Kosovës dhe bashkatdhetar mos ju besoni politikanëve mashtrues, pasi ata nuk e kanë hallin tuaj, por të pushtetit dhe pasurimit nga djersa e juaj. Politikanët e papërgjegjshëm dhe mashtrues na shfrytëzojnë vetëm si “mish për topa” (vota) të partive politike në prag të fushatave zgjedhore”. Ata që ju kanë mashtruar qoftë edhe një herë të vetme, ndëshkoni me votë! Vota e pastron skenën politike nga mashtruesit dhe hipokritët, nga karrieristët dhe abuzuesit e pushtetit!