Vitet e fundit është folur e shkruar me mllef ndaj simboleve, simbolikave dhe virtyteve kombëtare nga disa shkrimazhinj të përlyer dhe frustruar nga disa mendje leshko, duke stigmatizuar këtu e 110 vjet më parë ata që u përballën me fatet e kombit tonë, po ia dualën ballazi me pushkë e me penë, për ta ribërë mëmëzonjën ashtu siç kishin parashtruar, duke skalitur në pasaportën e shekullit edhe me gjakun e tyre emrin e lartë rilindas. Zjarri i kësaj lufte është ndezur në shtetin amë, po edhe në Kosovë e Maqedoni. E ata janë profesorë, studiues, intelektualë dhe politikanë të spektrit të ndryshëm të politikës. Jemi befasuar me komentet e njëri prej tyre, poetit, studiuesit, publicistit dhe ish-politikanit, Milazim Krasniqit, profesor në universitetin e Prishtinës, e çuditërisht shef i degës së gazetarisë, mbase i mbidyzuar për të hedhur baltë mbi një nga poetët më të shquar të rilindjes sonë kombëtare, rilindasin dhe patriotin e madh. Andon Zako Çajupi, madje një familje intelektuale, prodhuar poetë, artistë dhe politikanë. Unë befasova kur lexova biografinë e tij, se Krasniqi qënka dhe njihet si një ndër islamistët dhe racistët më vokal të shoqërisë kosovare. Me poetin Çajupin, vargjet e tij brezi im është rritur dhe edukuar, krahas me vargjet e poetit kombëtar Naim Frashëri, Pashko Vasa, etj. Ai tashmë, përmes videos së shpërndarë në rrjetet sociale të internetit, pozicionohet hapur në anën e ish- pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa herë se Adton Zako Çajupi është idiot që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor. Edhe ne si shumë e shumë krijues të tjerë në mbarë hapësirën shqiptare bëjmë pyetjen se ku janë ata intelektualë që lejojnë ta zvetënojnë epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhoi Andon Zako Çajupi. Duhet refeketuar, se Kosova dhe kombi kanë nevojë për mendjen e pastër dhe kontributin e familjes se Milazim Krasniqit. Ne jemi ndër vendet e pakta të demokracive perëndimore, ku rinia nuk ka asnjë lloj roli në vendimmarrje, si dhe nuk përbën forcën rinovuese të vendit, po tenton të largohet nga atdheu. Të rinjtë që kanë studiuar duke investuar mundin e tyre familjet shqiptare, me sakrifica dhe vështirësi të shumta financiare, ku janë vlerësuar vlera të larta intelektuale, me nivele të lakmueshme edhe në fushën e formimit akademik, si dhe me aftësi të jashtëzakonshme integruese në jetën e shoqërisë së vendit, nuk vlerësohen dhe përkrahen as nga shoqëria as nga organizmat shtetërore. Shoqëria shqiptare ka shprehur vullnetin e saj të bëhet vend demokratik ashtu si vendet e tjera perëndimore por, akoma, në ditët tona, kjo dëshirë dhe nevojë nuk është realizuar duke na lënë në një faze ndërmjetëse që jemi mësuar ta quajmë tranzicion. Në Shqipëri, me të vërtetë u rrëzua rrëgjimi komunist këtu e tre dekada më parë, si dhe u ndërrua fytyra e formës qeverisëse, por pak ndryshoi modeli, duke mbetur në modelin e vjetër në formën e të vepruarit dhe të qeverisurit. E për këtë fajtore është klasa politike shqiptare. Prandaj, krahas impenjimit me përkushtim në thellimin e reformave në vend, për të dalë nga tranzicioni vendi ynë ka nevojë për një frymë të re, për një mentalitet të ri qeverisës të personifikuar me demokracinë moderne perëndimore. Frymën e re dhe mentalitetin e ri askush nuk e përfaqëson më mirë se rinia që po shkollohet duke marrë eksperienca të drejtpërdrejta akademike dhe jetësore në demokracitë perëndimore. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese, zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të jap ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e vendit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Të rinjtë shqiptarë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, nuk duhet ta lëmë fatin e atdheut në dorën e një klase politike të demoduar e jashtë mode, që nuk mbart asnjë vizion modern në mënyrën qeverisëse dhe në thellimin e reformave integruese. Ne duhet të jemi të vendosur dhe të bindur se vendi ynë meriton të jetë si vendet e tjera në Europë, duke qenë të rinjtë intelektualë ata që do ta çojnë Shqipërinë, atdheun e tyre në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga shoqëria dhe opinioni mbarëpopullor.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë