BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Opinion / Editorial

Motorat e ndezur për fushatën punojnë vetëm në një “cikël” !

Motorat e ndezur për fushatën punojnë vetëm në një

Të kuptohemi, nuk është as fushatë mbjelljesh as fushatë korrje shirjesh, është fushatë zgjedhore dhe në mungesë arritjesh, kërkohet vetëm zhurrmë. Siç thonë zanatcinjtë, motorri punon me katër cikle që janë thithja, ndrydhja, ndezja dhe shkarkoja.  Cudia është që motorat   zhurrmues, që “lajmërojnë” fushatën zgjedhore, janë ndezur qysh shpejt , por që punojnë vetëm në një cikël në atë të shkarkos.. Sipas zhurrmës që vjen nga “ujvarat” ku  buron  politika dhe “furnizohen mediat, eshte bërë zakon të thuhet “Ndizen motorat për fushatën zgjedhore”! Vetëm në këtë fazë, nafta, nuk kushton shtrenjt. “Motoristat”, i lanë mënjanë të gjitha hallet e tjera dhe me “manivel” në dorë prisnin komandën “Motora ndiz”, të hidheshin në “sulm” e zhurrma mbytëse të merte udhë. Në këtë fushatë zgjedhore, u  ndezën gjashtë muaj përpara, zgjedhjeve, vitin e kaluar ata u ndezën një vit përpara pavarësisht që Dekreti nuk ishte firmosur akoma. Zhurrmojnë “motorrat” dhe nxjerrin vetëm tym të Zi, aq sa qytetarit ja bëjnë kokën daulle, sikur të mos i mjaftonin zhurrmimet e përditëshme. Zhurrmë e gjithanëshme, zhurrmë mediatike, zhurrmë me krisma armësh, zhurrmë politike me akuza e kundër akuza zhurrmë me britma dhe “hungërrima”, zhurrmë ndërtimesh etj sepse helbete, “Shqipëria, kantjer ndërtimi”!

 

Të kuptohemi, që Shqipëria është “kantjer ndërtimi”, është e vërtetë, por edhe Shqipëria, vetëm në këtë “cikël”, punon, në atë të ndërtimit, por vetëm të ndërtesave shumëkatëshe, jo për shkolla, cerdhe kopshte, sepse  këto objekte ndërtimi, nuk nevojiten më. Përse të ndërtohenë ... Duhet shpejtuar sepse “koha është flori” sa pa na ardhur “ata të tjerët” sepse, nuk i dihet. Motorrat e fushatës zgjedhore, punojnë vetëm në “shkarko”, mjafton të nxjerrin vetëm tym të zi, i cili gjatë përzierjes me tymrat e rrugëve, të makinave, të mjeteve motorike etj, formojnë atë që quhet mishellë sipas specialistëve dhe askujt  askujt nuk i bën përshtypje që kjo “mishellë” përfundon e gjitha më mushkërritë e qytetarëve. Kjo “mishellë” përzihet me qumështin e djathin pluhur, përzihet me kimikatet që u hedhin frutave e perimeve, e mjerë mushkëritë e qytetarëve. Politikanët, nga ana e tyre, janë të kënaqur që “Motorrat” zhurrmojnë c’ka tregon që fushata po ecën mirë dhe të gjithë shprehen që “Do të fitojmë se s’bën, sepse,më të mirë nga ne, nuk ka”!.. “Motoristat”, kanë harruar gjithcka tjetër, të gjitha “Ciklet” e tjera, edhe atë të thithjes, të ndrydhjes, të ndezjes..As që duan të dijnë se c’halle preokupojnë të gjitha shtresat e qytetarëve, të fermeëve, të bizneseve... Kështu ja   kanë dhënë komandën “motorristat”, Krerët e Partive, që ata të punojnë vetëm me një cikël, zhurrmë, premtime, prapagandë, takime mburrje, urrejtje, për të mos na i marë pushtetin të “paudhët”, manovra, lëshime, buzëqeshje, ankthe, stress..!. I pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë qytetarëve të gjitha këto, kjo nuk ka rëndësi, ata, me kohë e kanë “graduar trurin e tyre”..!. Ata nuk duan as zhurrmë, as mashtrime, as premtime e as buëqeshje politikanësh hipokritë. I njohin mirë qytetarët,  të eturit për pushtet.. Edhe politikanët, punojnë në një “cikël” të vetëm, atë të marrjes apo të mbajtjes së pushtetit. Politikanët, duan vetëm pushtet, që të mbrojnë ato që kanë siguruar me kohë.. Kanë vite që vetëm disa “të ditur” kandidojnë. Politikanët, nuk duan të dijnë për asgjë tjetër, përvec atij të pushtetit, përvec atij, që edhe ata punojnë me një “cikël” atë të vjedhjes, të pangopësisë, të papërgjegjshmërisë. Motorri  “makinës” të atyre që janë hipur e që zhurrmon, nuk do t’ja dijë nga ata që janë në këmbë që e  qëllojnë me “gurrë”! Këta që janë në këmbë,  duan të “hypin” në atë makinë vjetërsirë njësh me këtë Sistem,që nuk të con gjëkundi, që i kanë mbetur vetëm “llamarinat” e ndryshkura”, kjo “makinë” e prodhimit të viteve 90-të nuk rezistoi as disa muaj e jo më tre Dekada! Askush, as ata që janë hypur mbi këtë “makinë “zhangarre”, as ata që janë “në këmbë” e duan të hypin, nuk mendojnë që ta heqin qafe këtë “vjetërsirë” që nxjerr vetëm tym e zhurrmon. Ajo nuk kërkon lyerje me bojë, por duhet hequr nga “qarkullimi”!. Jo, jo, askush nuk mendon për këtë. Këtë e bëjnë vizionarët, por ata nuk janë gjëkundi, këtë ja kanë besuar politikanëve mediokër, që mendojnë vetëm për fushata zgjedhore.. Ja kanë lënë në dorë marifetcinjve, që vjedhin, që ja kanë ndier lezetin pushtetit, që janë “aktivë “ e dijnë se si të vijnë në pushtet. Duke qënë shqetësimi i tyre më i madh , ardhja në pushtet, nuk mendojnë për asgjë tjetër., përvec asaj të dëmtimit sa më shumë të kundërshtarit, duke gërrmuar ndonjë “yckël” në biografi, ndonjë “argument” nga të huajt, sikur edhe shpifje të jenë, pavarësisht  “I zoti nuk e jep”, tellalli e shet”!

Qytetarët, të paktën ajo afro gjysma e popullsisë që vuan për bukën e gojës si në kohën e mjerimit migjenian që “gëzohen” kur kalon edhe një ditë tjetër e varfër, një natë tjetër e ftohtë, , që qëndrojnë përpara cmimeve të papërballueshme por që nuk  kanë fuqi të ngrejnë  “një grusht  të fuqishëm t’i bien mu në zëmër malit” që nuk bëzan..”! Nuk “bëzan” “Mali” Shtet sepse “motorrat” e tij, nuk zhurrmojnë vetëm për fushata zgjedhore, por zhurrmojnë “Non stop”! Fushatat e zhurrmimit, nuk pushojnë asnjëherë edhe pas për fundimit të tyre. Sapo një fushatë zgjedhore mbaron, fillon fushata e sherreve, për vjedhje votash , për manipulime, për shitblerje, për akuza e kundërakuza deri sa të vijë fushata tjetër mbas dy viteve e kështu, “And so on”! Akoma na bucasin veshët nga fushata e kaluar zgjedhore, motorat e të cilës, akoma nuk janë “fikur”. Zhurrma, bëhet edhe më e madhe mbas përfundimit të fushatës, por jo për rezultatin. Më pas, përsëri vazhdon zhurrma  për mos pranim rezultati, manipulime, vjedhje, shitje blerje votash, para  të pista etj etj, “bam” njëri e “bam“ tjetri, qëllo njëri e qëllo tjetri, por, jo për hallet e qytetarëve që i ka shkuar atje ku nuk mban më, por për karriget e tyre. Politikanët, kanë menduar e mendojnë vetëm për zgjdhjet e ardhëshme, asnjëherë për të ardhmen e ktij brezi që ka marrë arratinë. Kur them kanë marrë arratinë,e kam fjalën jo vetëm që nuk janë fizikisht, por është  shkatëruar qeliza bazë familja, është braktisur  Shqipëria.  Nuk ka tregues më të mirë kur sheh Shqipërinë sot, kur sheh qytetarë të cfilitur kur sheh lulëzimin e krimit, të trafikantëve, të fallsifikatorëve, të hajdutëve të mashtruesve. Edhe këta, nën shëmbullin e politikanëve, nën   zhurrmën e “motorrave”!