BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

“Mungesa e promovimit të vlerave dje dhe sot në Shqipëri”…

“Mungesa e promovimit të vlerave dje dhe sot në

“PUNË KA POR NUK KA SPECIALISTË” (ER)…. Mbas 29 Nëntorit 1944 Pusht-Shteti i kohës “inatin kryesor” e kish me ato pak të arsimuar dhe iluminuar, në shkollat më të mira të Evropit dhe të Amerikës që vëndi i trashëgoj pas LIIB, sepse dija, kultura, atdhetaria dhe idetë e tyre demokratike, u bënin hije jo pak atyre që lanë krrabën e bariut dhe vunë mbi supe spaletat e pusht-shtetit… Edhe pas 31.03.1991 Pusht-shteti demon-kratik “inatin kryesor”, po me “këtë sërë të emancipuar dhe të mirëarsimuar të shoqërisë sonë e kishte inatin”….. Me Ligjin famë dhe bërëskeq të 24/1, u hoqën nga puna dhe u hodhën në rrugë të madhe qindra e mijra specialistë nga të gjitha fushat socio-ekonomike të vëndit, për tu zëvëndësuar me militantë partiakë mediokër që edhe ata në shumicë, si dikur pas 29.11.1944 ishin periferikë dhe jo cilësisht të mirëshkolluar…RILINDASIT E VËRTETË dhe jo këta të vetshpallur të tillë, kredo për zhvillimin thelbësor dhe të qëndrueshëm kishin: “DHE DRITË E DITURISË PËRPARA DO NA SHPJERË”…. PIKËRISHT ME DIJESHUMËT, të gjithë Pusht-Shtetarët e Shqipërisë që pas shpalljes së Mëvehtësisë së saj, “e kanë patur dhe vijojnë ta kenë inatin”, dhe shumicës së tyre ndërkohë u kanë ofruar: 1- thejqafjen larg “tokës ku u kishte lerë koka”,  2- heshtjen vrastare konformiste për të mbijetuar, 3- nënvlerësimin e aftësive dhe mundësive të tyre dobiprurëse për zhvillimet socio-ekonomiko-politike të vendit,  4- militantizmin e verbër partiak për tu evidentuar dhe prosperuar në stanin e saj, të kontrolluar nga kryebariu/kryetari i partisë, 5- mos njohjen e dijeve dhe të kualifikimeve të përftuara me mund e djersë në Universitet më të mira të kohës, 6- lënien e tyre në hije “për të lartësuar” në sytë e publikut individë “gjysmakë” në aftësitë e tyre socio-profesionale dhe shkencore, pa permëndur ata/ato që e kishin shitur shpirtin në bashkëpunimin me sigurimin ose shikun, mjaftdëmprurës për mjedisin shoqëror, 7- në zbehjen graduale të figurave të individëve të plotëvlertë e mëmëdhedashës, për të ngritur e lartësuar ata të pak vlertë, përkohësisht jo pak dobiprurëse për ta, POR që rezultojnë rrënuese afatgjatë për ecurinë faktorizuese dhe mbrothësuese të vetë vendit.  POLITIKA të tilla sollën këto momente jo frutdhënëse për ecurinë e vëndit, kur tash ne po duam të plotësojmë boshllëkun e specialistëve tanë të mirëshkolluar e mirëformuar e të thjeqafosur, me mijra të tjerë kryesisht jo shqipfolës të cilët po i kërkojmë andej tutje përtej deteve e oqeaneve….. TË DITURIT dhe PUNËDASHËSIT  janë një pasuri e madhe kombëtare…. KURRË NUKU ËSHTË VONË për të korigjuar gabimet e bëra, por jo duke vijuar së vlersuari “kristalistët”, “vitrinistët”, militantët, patronazhistët apo mediokrit të mveshur me qyrkun e servilit partiak, qofshin këta të majtë apo të djathtë…..