BREAKING NEWS

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga
x
BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x

Opinion / Editorial

Na ka humbur një parti!

Na ka humbur një parti!

Që kur filloi revolucioni në partinë demokratike,ajo erdhi gjithmone duke u pakësuar e fragmentizuar. Tërë jetën në këtë parti ka kënduar vetëm një qyqe. Kush guxonte të kundërshtonte një farë Sali Berisha, eliminohej ose nuk e merrte vesh nga ikte. Ky revolucion largoi nga partia të gjithë themeluesit dhe mbeti me ca gjyhnaqarë, që i mbajti krimineli me thërrime. Revolucionin e fundit e bëri kundër shokëve të tij brenda selisë. Me vare e me leva,me tymuese e granata, u nxori të shkretin Luli përjashta. Po Luli iku tok me vulën që e identifikonte partinë. Edhe Luli na u mor me një farë republike të re,që as ne as ai nuk e morëm vesh çfarë ishte e ku vajti. Të dy, (në fakt,tërë jetën e saj partia është drejtuar vetëm nga hitleriani Berisha),luftuan për  ta hapur partinë,po në të vërtetë e shqyen. Berisha  punoi si urithi brenda partisë demokratike,ku gërmonte të gjitha ligësitë e drejtimit të partisë, që në esencë e drejtonte vetë, po  për t’u mbuluar, kishte vënë një hu, të cilit ja gjeti anën dhe ja hodhi të gjitha të këqijat e partisë Lulushit. I shkreti Lushi ja futi gjumit dhe nuk u ndje më. Në të vërtetë s’kishte ç’të thoshte,se kishte murrjelën nga pas. Po mbase ka dhe ndonjë arsye që e di vetëm ai. Ama një gjë e tha publikisht: “Shyqyr që po marr frymë me gojën time!” Dhe kjo nuk është pak, se tetë vjet i shkreti Luli ka folur pa marrë frymë. Se krimineli, që përfundoi në humbës, vetëm ka larguar e nuk ka dëgjuar asnjë zë tjetër. Edhe të ziun Spaho,që e lanë gjashtë orë duke i fryrë bilbilit në Kuvend,në atë moshë, nuk i dërgoi njeri ta zëvendësonte. Duke e patur mbrapa një bandë,që i përdorte vetëm për t’i fryrë bilbilit,harroi vulën dhe humbi partinë. Tani e kërkon nëpër gjyqe,kur e kishte në dorë e s’dinte ta mbante. Tani ja ka hedhur fajin Ramës, se i ka humbur partia nëpër thekra e nuk di ku ta kërkojë. Krimineli bëri fjalë për një farë revolucioni, që do të shembte dynjanë, po këtë e përdori vetëm për të humbur themelie partinë, duke sulmuar shokët e tij. Me revolucion i qëroi  dhjetoristët, me revolucion e çarçafosi partinë dhe me revolucion deshi të rrëzonte Edi Ramën, por nuk arriti deri atje, se partisë i kishte humbur nami e nishani dhe s’kishte asnjë armë për të luftuar. Na del nëpër rrethe e na shpall kandidatët e partisë, po as ai nuk e di se si e ka emrin kjo farë partie!Ai e trumbetoi shumë këtë revolucion nga i cili do të shikonim protesta të fuqishme,i cili do të mbushte të gjitha rrugët e Tiranës, po rrotull tij u mblodhën vetëm bilbilfryrësit. Dhe humbi tok me revolucionin. Nuk e dimë në emrin e cilës partie i shpall ai kandidatët, që fillimisht kishin një sigël, po ua humbi revolucionari. Krimineli zgjodhi rrugën për të ikur vetëm, po i vetmi gjithmonë humbet. Nuk  kemi hallin e tij,se ai i humbur ka qenë,po la bilbilfryrësit pa parti. Është e vërtetë, që ai mblodhi shumë bilbilfryrësish me vete,po harroi t’i gjente partisë një emër, kur e dinte që vulën e ligjërimit të partisë ja kishte marrë Llushi, që po rri siç rrinte krimineli për të grumbulluar gabimet e tij, që në fakt ishin bërë me urdhër të kriminelit. Dhe tani na dërdëllis gjithë ditën,se lënia e mandateve të  deputetit,ishte gabim i rëndë. A ka vlerë ky konstatim i vonuar,xhanëm? Edhe këtë gabim fajin ja faturon Lushit. Apo edhe për këtë e kishte fajin Rama, që, siç dërdëllis ai, i paska blerë Rama! Dhe ky emërhumbur e vulëhumbur, pak e nga pak,ua humbi partinë demokratëve të vërtetë dhe vajti u fut si kollovar në shalët e Ilir Metës,me të cilin ka bërë pazare të vjetra. Ai e kishte partinë, po nuk gjeti dot një emër që ta ligjëronte. Dhe tani në dërdëllis e akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe gjykatën pse nuk e njeh atë si shumicë. Po si e ka emrin kjo parti e tij bilbilfryrëse. Organet e shtetit dhe të drejtësisë punojnë me logjikën e ligjeve,jo të grumbullimit sa më shumë bilbifryjtësish. E, pra, na duhet një emër  se na  ka humbur një parti. Gjykoni si për veten tuaj, se na ka mbetur një parti pa emër e demokratët pa parti. Kush ka mirësinë ta ndihmojë, paraqiteni në komisariatin më të afërt të Tiranës.