BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Opinion / Editorial

Navalni & Berisha, përndryshe mosbindja civile me celular

Navalni & Berisha, përndryshe mosbindja civile me celular

Alexei Navalny është përmendur disa herë nga Berisha duke e vënë vetën në rangun e tij si dy opozitarët e vetëm në Europë të arrestuar. Ndodhi që këto ditë mes shkurti shefi i opozitës ruse të vritej në burg diku në Siberi. Kjo tregoi se përqasje që Berisha i bënte vetes me liderin e opozitës ruse është shumë larg realitetit. Navalni në burg në Siberi, Berisha mban fjalime në shtëpi. Aq më tepër sa i përkët karakterit, përkushtimit dhe sakrificës. Navalni i burgosur disa herë, pas helmimit që i bënë shkoi në Gjermani dhe kur u shërua mori guximin dhe rrezikun me sy dhe u kthye sërish në Rusi. Dhe ndodhi ajo që pritej, Navalnin e vranë. Pra shefi i opozitës ruse u martirizua me ndërgjegje dhe pa hezitim. A është ky një shembull i fuqishëm i forcës e vendosmërisë që duhet të kenë opozitarët? Padyshim. Pa sakrifica e guxim nuk arrin asgjë. Katër ditë pas vrasjes së Navalnit opozita shqiptare pjesa e Foltores Rithemeluese kishte planifikuar një protestë "të madhe" me moton për ti dhënë fund rregjimit aktual. Ka kohë që lideri i opozitës së Rithemelimit, që është në arrest shtëpie për korrupsion, ka trumbetuar revolucionin në trajtën e mosbindjes civile. Mirëpo mosbindja civile vetëm fjalë e tym me ngjyra në parlament e asnjë efekt tjetër, është një punë e padobi. Se çfarë ndodh e po shohim nën këtë ombrellen e mosbindjes civile? Mblidhen përnatë nën ballkon e flasin. Flet dhe lideri i ndaluar. Një orë takimi sikur të kishin dalë për kafe dhe nesër shihemi prap e llafosemi po prap.Organizohet protesta e 20 shkurtit, u mblodhën njerëzit, folën 4-5 veta, ndër ta edhe prej syrësh që i dëgjojmë përnatë në TV., shtoi kësaj një vidio mesazh të regjistruar të liderit të opozitës në kullën e ngujimit të drejtësisë. Pra ai që përnatë bën thirrje për mosbindje civile, i bindur civilisht e përvujtësisht, nuk bën as tentativën më të vogël të dalë me pasuesit e vet e të shkonte të mbante fjalimin në podiumin para Kryeministrisë. Po çfarë shembulli është ky. Pse e krahason veten me Martirin Navalni që me bindje të plotë u fut në ferrin e djallit Putin duke e sfiduar e duke sakrifikuar jetën. Pse lideri i Rithemelimit qendroi kaq i bindur e kaq i urtë aty i izoluar në katin e pestë. A përputhet kjo me idetë që i propogandon në fjalime duke ua sugjeruar të tjerëve mosbindjen dhe vetë zbaton me bindje urdherat e Spakut. Dalja e Berishës prej izolimit për të udhëhequr protestën do të ishte një frymëzim për mosbindje civile në masë. Kjo do të përbënte vertetë ngjarje. Por ndodhi e kunderta. Pse nuk e përdori Berisha këtë obsion. Kjo tregon se kishte frikë se njërëzit të entuziazmuar do të bënin prapësira dhe i jepnin një kuptim real fjalës mosbindje civile. Do të frikësonte dhe ata që kanë pushtet e ndjehen të qetë. Kësisoj nuk pamë protestë, as revoltë, as mosbindje, veçse një protestë të squllur. U ndje një farë frike e protestuesve për tu ndeshur në mosbindje civile me policinë, siç bëjnë në Francë, në Itali, në Greqi e gjetkë. E natyrshme kjo mpakje, ky grumbullim masiv për të degjuar 4-5 zëra anemikë që përsërisin të njëjtat gjëra duke thirrur me zërat më shumë lutës se kërcënues "Rama ik", dhe pas një ore e pak më shumë ikin vetë paqësisht siç erdhen. Si mund të përmbyset një gjendja, një qeveri a një sistem në këtë farë soji. Njerëzit që kanë ardhur kahmos, me siguri e pyetën vetën pse erdhëm? Për të ndezur celularët siç ua kërkoi zonja e kudogjendur e foltoreve e që inspiron ndonjë kolltuk ministror nëse ndodh "mrekullia" të rrëzohet Qeveria? Kjo soj opozite, ku strumbullari është një Nongrata nuk ka asnjë shans të ketë sukses. E di mirë ai që mbledh rreth vetes kashtë e byk, por ai llogarit që të mbetet edhe më tej në skenë si faktor politik, se për të tjerat nuk po ka dert. Dhe krejt pa përgjegjësi flet e premton gjëra që i ka premtuar në 1992 dhe 2005 dhe nuk realizoi asgjë. Po kaq të pamend qenkan njerëzit që të shkojnë të votojnë demagogët e vjetër që thonë na zgjidhni pa dimë ne si nusërojmë. Pak e vështirë. E dimë që popullin në fushata elektorale e gënjejnë pa hesap, por të paktën të vënë ca rrenacakë të rinj, se mos u prishet mendja njerëzve dhe e japin atë të shkretë votë. Por një gjë dihet mirë, elektorati gri, i lodhur prej rrenave e premtimeve boshe, është tepër skeptik për të pranuar nëpër dasma elektorale ca nuse plaka dhe ca dhendurrë pa shije. Pa le kur kanalet televizive në biseda pafund llomotisin dhe çudira si "A foli Berisha si kandidat për kryeministër?". E kanë fjalën për Berishën që bëri thirrje për "përmbysjen e madhe" e "mosbindje civile" ndersa vetë rrinte urtësisht i strukur në papafingon e katit të pestë ku Spaku e kishte urdhëruar të rrinte sus.

Ndaj të mos ta krahasojë më veten me Navalnin që e sfidoi terrorin me jetën e vdekjen e vet.