Duke marrë shkas nga protesta e datës 20 Shkurt 2024 kundër qeverisë, them se protestat patjetër duhen bërë për largimin e qeverisë aktuale të cilën e ka mbërthyer për fyti korrupsioni; protestat duhen domosdoshmërisht për të sjellë ndryshimin. Pra protestat janë të duhura,dhe në kohën e duhur,por duhet që edhe në krye të tyre të jenë dhe t’i drejtojnë ato njerëzit e duhur, duhet që ato të sjellin besim te publiku në mënyrë që publiku t’i mbështesë fuqishëm protestat për përshpejtimin e largimit nga pushteti të qeverisë aktuale. Protestat nuk duhet të drejtohen prej njerëzve jo të duhur e që janë jashtë kohe e jashtë mode dhe sidomos jo nga ata të konsumuarit dhe që perceptohen si individë negativ nga publiku. Nuk kanë besim publik qytetarët se ndryshimin e bëjnë të vjetrit, të korruptuarit, të dështuarit e qe janë kundër SPAK e SHBA-ve. Nuk luftohet dhe nuk ndëshkohet korrupsioni qeveritar prej atyre që po prej korrupsionit janë ndëshkuar dhe dëbuar nga pushteti dhe as prej individëve aspak të duhur. Nuk vjen ndryshimi dhe nuk u besojnë më qytetarët atyre personave të cilët janë shpallur non grata për korrupsion nga SHBA e Britania e Madhe dhe që po i heton SPAK-u. Pra këta të tillët janë personat aspak të duhur që te drejtojnë protestat dhe që bëjnë opozitën. Nuk janë persona të duhur dhe as nuk ngjallin besim e shpresë te publiku personat me të kaluar komuniste, apo trashëgimtarët e nomenklaturës komuniste, as ata me dosje spiuni dhe as ata me rekorde korrupsioni. Këtyre protestave duhet t’u prijnë dhe të mbështeten nga intelektualët e guximshëm dhe patriotë, por që mjerisht këta intelektualë janë strukur, janë të heshtur dhe jo pak prej tyre janë zëdhënës e servilë të politikës e të pushtetit të korruptuar. Nuk kuptojnë akoma disa demokratë të cilët shpresojnë akoma te e shkuara se ajo do vijnë në pushtet? Po pse more kriza në Partinë Demokratike do shkaktojë turbullirë te politika amerikane? A nuk është mëse e kuptueshme dhe mëse e lexueshme se e vjetra politike e Partisë Demokratike e shfrytëzon pakënaqësinë e demokratëve karshi pushtetit të Edi Ramës vetëm për hallin e vet dhe për interesin personal e familjar dhe aspak të PD-së e të demokracisë?
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë