BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Opinion / Editorial

Në fshatra po ngjallen zakonet poshtëruese për femrën

Në fshatra po ngjallen zakonet poshtëruese për femrën

-Ngjarje e ndodhur në vitet 1960-të-

Ishte muaj korrik, ditë e hënë. Fillova ditët e dezhurnit në shkollë. Kolegu më tregoi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë. Të dielën mbasdite në hyrje të fshatit u dëgjua një orkestër. Makina mori kthesën e qëndroi te fusha e sportit, e cila ndodhej ngjitur me shkollën. Makinë me dasmorë. Orkestra nuk pushonte. Në fshat lindi pyetja: ç'është kjo makinë me dasmorë? Atë ditë nuk dihej të kishte ndonjë dasëm në fshat. Dasmorët filluan të zbrisnin nga makina, ndërsa lajmësi me kryetarin e krushqve po bisedonin të trishtuar. Heshtje te shtëpia e nuses, heshtje midis krushqve. Filluan të mblidhen dhe fshatarë. Patjetër fatkeqësi, - tha lajmsi. Trokiti. Në derë u pa të dilte i zoti i shtëpisë. Nuk vonoi e filloi një debat i madh midis të zotit të shtëpisë dhe lajmësit. Ç'kishte ndodhur? Ishte ngatërruar dita e dasmës! Njerëzit e djalit e kishin caktuar ditën e dasmës sipas kalendarit allafrënga,ndërsa njerëzit e nuses - allaturka, dy javë më pas. Sipas llogarisë, dita e dasmës për dhëndrin ishte kjo e diel, ndërsa për nusen - pas dy javësh. I pari i krushqve mbërtheu prej gryke në fillim lajmësin, i cili s'e kishte sqaruar mirë këtë problem. Të atit të vajzës i kërkonte me çdo kusht të vishte vajzën, sepse nuk largoheshin pa marrë nusen. "Jo, këmbëngulte i ati, nuk e nxjerr vajzën pa dasëm. E kam fëmijën e parë. Nami le të bëhet”. U desh ndërhyrja e njerëzve të fshatit dhe e kryetarit të këshillit për të evituar tragjedinë që mund të ndodhte. Disa bashkëfshatarë të krushqve, midis tyre dhe një kushëri i kryetarit të kryshqeve, të cilët ishin vendosur para disa muajsh në këtë fshat, e shuan debatin. Krushqit u larguan pa nuse, por jo pa premtimin se, pas dy javësh, do të vinin për të marrë nusen. Pas dy javësh filloi dasma në shtëpinë e vajzës. Dasmorët hëngrën drekën e ishin në pritje të krushqve. Koha kalonte. Dielli po i afrohej perëndimit. Ora e caktuar për marrjen e nuses kaloi. Dhe kaloi shumë. Në pritje e në diskutime për vonesën e krushqve, mbërriti postieri i fshatit, i cili i dorëzoi telegramin babait të vajzës. Në telegram thuhej: "Çupa të trashëgohet, por jo me djalin tonë!" Atë të diel krushqit u larguan pa nuse, por nuk mund të ktheheshin pa nuse në shtëpinë e dhëndrit. Zakoni e kërkonte, o me nuse, o të vdekur! Jo shumë larg fshatit të dhëndrit, lajmësi ndaloi makinën e u drejtua në fshatin e një miku të tij. Miku kishte një vajzë të pamartuar dhe e kaluar pak në moshë. Trokiti në derë. I qau hallin. Mbas atyre premtimeve dhe pas një shume parash, miku ia dha vajzën. Disa krushka e stolisën nusen aty pas një ferre. Hipën nusen në makinë dhe... u nisën. Mbërritën me vonesë në shtëpi, por justifikimi se makina pati defekt bëri punën e saj. Lajmësi e sqaroi babanë e dhëndrit për problemin. Darka vazhdoi darkë. Lajmsi, i krekosur, hante e pinte serbes - serbes. Kishte shpëtuar nderin e shtëpisë! Nuk kishte shkelur zakonin. Djali ishe kthyer me nuse në shtëpi. Po me vajzën ç'farë ndodhi? Zakoni e kërkonte se patjetër këtë natë duhej të flinte te burri. Po ta hiqte vellon, do ta quanin të ve. Po me cilin burrë do të flinte?! Nuk kishte rëndësi as mosha e as njohja, rëndësi kishte të ishte burrë. Nisën një person"të shkathtë"në fshatin tjetër, matanë kodrës. Aty jetonte një "beqar i stazhionuar". Ai pranoi pa thënë as një e as dy. Me këtë vendim, për ta martuar vajzën me"beqarin e stazhionuar", ishin dakord edhe dajot. Vajza e re, viktimë e zakonit, përfundoi grua e një të panjohuri, i cili ishte dhe objekt humori për fshatin e vetë dhe anembanë asaj krahine. Për këtë ngjarje një shkrimtar i nderuar shkroi komedinë "Dasëm pa nuse". Po ajo s'ishte komedi. Ajo ishte dramë e vërtetë. Një dramë, që, për hir të zakonit, dy të rinj përfunduan në krahët e atyre që nuk i kishin parë kurrë me sy. U nënshtruan për hir të zakonit dhe e vuajtën tërë jetën shpirtërisht. Djali - me një grua shtatë -tetë vite më të madhe dhe vajza - me një burrë në moshën e babait të saj si dhe burim humori për fshatin e krahinën. Drama më e madhe është sot, në shekullin e XXl. Është tani në kohën, kur flasim e flasim për demokraci e zhvillim shoqëror. Flasim për të drejtat e femrës. Fatkeqësisht tani kanë filluar të gjallërohen zakonet e vjetra: nga ajo e gjakmarrjes, ngujimit e deri te shitja e femrave. Po lulëzon zbatimi i kanunit e jo ligjet e shtetit, jo liria e të drejtat e femrës. Dramë duhet quajtur dhe heshtja e shtetit, e shoqatave civile, e politikës, por edhe e vet popullit. Ishte vet populli ai që u ngrit në vitet1960 dhe shkelmoi këto zakone. Duam apo nuk duam ne, kjo ka qenë e vërteta. Dasëm pa nuse nuk pati më, sepse nuk zbatohej zakoni. Zbatohej mençuria e mendja e ftohtë. S'kishte më lajmës apo shkes, po kishte dashuri midis çifteve të reja. U shkelmuan zakonet poshtëruese për femrën shqiptare.