-Me rastin e 79 vjetorit të krijimit-
Nuk e di, nëse do të më lejojnë ata mbi tridhjetë e pesë mijë kuadro ushtarakë që kanë dalë nga bangat e kësaj Shkolle, gjatë dyzet e shtatë viteve të jetës së saj, por, edhe jam bindjen që të gjithë këta, i janë më shumë se mirënjohës kësaj Shkolle. Shprehem kështu sepse, ashtu si e quan Skënderbegasi i viteve 1959- 1963 Eqërem Gaxholli, “ishte e para shkollë elitare në Shqipëri, ishte Shkollë në kuptimin e vërtetë të fjalës.”! Në këtë Shkollë u edukuam, mësuam, dhe morëm dije për jetën, ku rrënjosëm në zëmër qysh në vitet e vegjëlisë,dashurinë e vërtetë,.cilësitë e larta morale, edukatën e shëndoshë e nuk na u shqitën gjatë tërë jetës… Jo vetëm kuadrot që dolën nga bangat e kësaj Shkolle, por edhe të tjerë, kur bie fjala për këtë shkollë “Heroinë”, të gjithë bëhen një “mëndje e vetme”, që Shkolla Ushtarake “ Skënderbej” është ajo që rrënjosi virtytet dhe cilësitë e larta morale, që u bënë udhëheqëse në tërë jetën dhe aktivitetin e c ‘do kuadri ushtarak, të konkretizuara në fushat e stërvitjes, në poligonet e qitjes, e në gatishmërinë e lartë luftarake, në situatat e turbullta Ndërkombëtare të Luftës së ftohtë mes dy Kampeve kundërshtare. Është kjo arsyeja, që kjo Shkollë,vjen në këtë 79 vjetor ballëlart për kryerjen me nder të detyrave që i u ngarkuan dhe nuk do të “vdesë” edhe mbas 790-të viteve të tjera, sikurse nuk do të “vdesë” edhe Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu, emrin e të cilit e ,mbajti me nder, sikurse nuk do të avdesi edhe Dekorata “Nderi i Kombit” që mban dhe dihet, që Kombi, nuk “vdes” kurrë. Shkolla “Skënderbej”, hapi dyert e saj, kur vetëm katër muaj kishin kaluar nga çlirimi, kur akoma vinte era barutit dhe tymi i krismave,nuk ishin larguar në horizont, që LAVDIA e atyre djemve e vajzave që luftuan e derdhën gjak, këtej e tutje, do të vazhdonte udhëtimin e saj në duar të sigurta, që krahas pushkës, të rrëmbenin edhe kazmën për rindërtimin e Shqipërisë të djegur e të shkatërruar nga Lufta, e pashkëputur kjo, nga mbrojtja e fitoreve të arritura me gjak e sakrifica. Sapo ju kujtojmë o Shkollë e dashur, mëndja na shkon në vitet kur veshëm uniformën ushtarake në moshën adoleshente, të panjohur me njëri tjetrin, të ndrojtur, e ndoshta edhe me frikë e jo shumë të bindur në ato vite nëse do të ishim në gjendje të përballonim vështirësitë e të kryenim detyrat. Malli na merrte për prindërit, dashuria për ata, na detyronte që kohën e liridaljes një herë në dy javë ta kalonim tek Posta, duke pritur me orë të tëra dhe nuk lidheshim me telefon. Shumë shpejt do të ambientoheshim, pikërisht nga ngrohtësia që na u krijua në këtë Shkollë, nga eprorët tanë edukatorë dhe pedagogë ushtarakë e personeli mësimdhnës mes te tjerëve drejtori i Shkollës Stavri Angjeli, mësuesit Adriatik Kallulli, Viron Cinxo, Vedat Cami.Liri Poci, Mahmut Toro. Arsino Gëdeshi, Flutura Xoxa, Afrim Karagjozi, Haki Lundra, Viron Tane, Gjylizar Cico e sa e sa të tjerë. I mbajmë e do i mbajmë në zëmër këta “yje” që na jepnin dritë e dituri në c do kohë, edhe jashtë orës së mësimit. Na qëndronin aq pranë, ditë e natë për çdo nevojë që kishim, për edukimin, mësimin, ushqimin, veshjen etj dhe do të vinin edhe në orët e mbasdites e qëndronin me ne, edhe Komandantët e të gjitha rangjeve, edhe mësuesit e lëndëve për konsultime,, duke sakrifikuar për orë të tëra në këmbë ose me biçikleta, nga Lapraka, Laknasi, Kamza, Kombinati etj, etj për vetë vështirësitë e mjeteve të transportit të kohës. Si edukatorë të vërtetë, na mësonin për gjithçka që nga “a”-ja, që duart e tyre, shkruan të parat në “letrën e bardhë” që ishim ne, kuadrot e ardhshëm , e këto të shkruara mbetën tek ne, u përcollën tek të tjerët e vazhdojnë të udhëheqin kuadrot drejtuese të të gjitha rangjeve në Ushtri, Komandantë e Komisarë, që për asnjë çast nuk u tërhoqën nga vështirësitë e motit e të terrenit, sepse kishin të rrënjosura bindjet dhe dashurinë për Atdheun që ishte natyra e tyre e dytë. Për dyzet e shtatë vite me radhë, kuadrot e dala nga Shkolla Ushtarake “Skënderbej”, ishin në pararojë në drejtimin e avionëve, në anijet luftarake, në forcat tokësore të të gjitha llojeve të armëve,. Kuadrot e dala nga Shkolla Ushtarake “Skënderbej” ishin ata që drejtonin skuadrat e të gjitha llojeve të sporteve,, ishin aktorë të shkëlqyer, poetë e shkrimtarë, artistë, dramaturgë e këngëtarë, inxhinierë, diplomatë e gazetarë e kudo që ishte nevoja, në të gjitha sektorët, ku kërkohej punë e sakrifica, përkushtim e dije e mbi të gjitha kulturë e gjerë, edukatë e shëndoshë, moral i lartë. Kujtojmë me këtë rast, Jorgo Papingjin, Bashkim Kozelin, Arben Dukën, Perikli Jorgonin… Prej atyre viteve të vështira, vjen mësimi madh që edukata e shëndoshë, morali i lartë, dashuria pa interes, karakteri që nuk lëkundet, cilësitë e larta morale, patriotizmi i vërtetë, e deri tek sakrifica sublime,etj, konsolidojnë atë karakter të vërtetë që bëhet udhërrëfyes për tërë jetën. E kam të pamundur të përmend të gjithë ata “Dëshmorë të Atdheut” që kanë dhënë jetën për Atdheun në Tokë, në ajër e në Det. Kuado në funksione të Larta,deri në Ministër i Mbrojtjes i ndjeri Kico Mustaqi apo Shefi I Shtabit të Përgjithshëm Veli Llakaj, Komandanti i Bazës Ushtarako detare dhe Komandant i Mbrojtjes së Ishullit të Sazanit, skënderbegasi i viteve 1954 -1958, Tahsim Mece,kujtimet e të cilit janë të shumta për këtë shkollë, Komandantin e Aviacionit Ylli Dimraj, skënderbegasin e viteve 1962-1966, apo Rustem Pecin, Komandantin e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve dhe paraardhësin e tij Enver Begeja, Gjeneralët Kostaq Karoli e Vladimir Qirjazi, Zv/Ministrin e Mbrojtjes, Gjeneralin Bajram Mana, kuadrot e larta Mikail Vaso,Nikolin Papa e sa e sa qindra të tjerë, shembull në Ushtri. Ishte koha atëherë kur kishte Ushtri dhe Ushtria kishte drejtues që i ishin
kushtuar asaj me mish e me shpirt. Shkolla Ushtarake “Skënderbej, edhe sot edhe në të ardhmen do të vazhdojë të edukojë e të na bëjë thirrje për Atdhedashuri e patriotizëm, gatishmëri e vigjilencë, për disiplinë të lartë. Traditat e saj i mbajnë lart, e i përcjellin tek brezat Shoqata “Skënderbegasi” e Qarkut Korçës me Kryetar Maksi Fejzulla, Shoqata e Qarkut Shkodër me Kryetar Vuksan Vukaj, ajo e Vlorës me Kryetar Pullumb Nezha e kështu në të gjitha Qarqet e Vendi. Shoqata Skënderbegasi” është e mirëorganizuar në të gjitha Qarqet e Shqipërisë, model për të gjitha Shoqatat. Është e vërtetë që ishim vendi më i militarizua në Europë të cilën këtë e diktonin rrethanat në të cilat ndodheshim, e diktonin Lufta e ftohtë mes dy Kampeve kundërshtare. Ishte edhe kjo një e keqe, për ekonominë tonë të dobët, por duhet ta kemi të qartë që kjo pasuri e madhe kombëtare, u shpenzua për një çështje madhore, atë të Mbrojtjes së Vendit. Me ndryshimin e Sistemit, të ndershmet, njerëzit e vuajtur në fshat e në qytet, ata që kishin ndjerë mbi kurriz vuajtjet e Diktaturës, që luftuan për një çështje të drejtë e për një demokraci të vërtetë, mbetën me “gisht në gojë” sepse “Larrot” e komunizmit,që u kthyen në “demokratikas” nuk e kishin qëllim, atë që përmbysja e diktaturës të kthehej në shpresë për të ardhmen. Të pangopurit që kishin poste dhe ofiqe në sistemin komunist, hoqën xhaketat e zeza dhe veshën pardesytë e bardha për të sjellë gjoja shpresë, por sollën “zinë”, zi, që po e vuajnë më së shumti sot ata, që luftuan dhe u ngritën për një demokraci të vërtetë, por fituan zhgënjimin. Ushtarakët që drejtuan me zotësi e aftësi Repartet dhe Njësitet e Ushtrisë, kishin një qëllim të vetëm atë të ruajtjes dhe mbrojtjes të pasurisë Kombëtare, besnikërinë ndaj Atdheut. Për shërbimet e tyre, ditë e natë në shërbim të Atdheut, nuk kërkuan poste e privilegje, as nuk përfituan nga privatizimet e objekteve ushtarake që “demokratikasit”, të majtë e të djathtë, i bënë “rrush e kumbulla”e i futën në xhepat e tyre, apo duke favorizuar, “trimat” pas pilafit, që “kontribut” të tyre të vetëm kishin atë të sharjes së Komunizmit për t u bërë të besueshëm si shërbëtorë të “padronëve” të tyre. Me ndryshimin e sistemit, “demokratikasit” që erdhën në krye të Sistemit të ri, përfshi edhe Ministrinë e Mbrojtjes, mendjefjetur se tani na mbronte NATO, ju turrën tenderëve nga ku buronte pasuria e tyre. Tenderët, kudo e për ç’do gjë u bënë burim fitimi, për të “blerë” edhe dinjitetin, edhe mirënjohjen e gjithçka tjetër u shitën, siç u shit e gjithë pasuria Kombëtare. Ushtarake që arrin në vlerën 130 miliardë dollarëve. .. Shqipëria sot, është i vetmi vend në Europë që nuk ka një Shtëpi Ushtarakësh, të cilat këto i janë nënshtruar rrënimit të plotë, për t u përvetësuar nga Oligarkët që drejtojnë sistemin e Ri. Askush në Shqipëri, nuk mbron të drejtat e ushtarakëve aktivë apo në rezervë. Në të kaluarën, edhe armiqtë e jashtëm, e dinin se ç‘farë Ushtri kishim, dhe kjo është kryesore që ajo u pranua në NATO dhe jo zërat e çjerrë të “demokratikasve”mburravecë, që e përdorin për propagandë boshe. Besnikët e vërtetë të Atdheut, siç ishin ushtarakët, studentët e të gjithë ata që luftuan për demokraci të vërtetë, sot enden rrugëve të Botës, të pashpresë. Sa më shumë vitet kalojnë, aq më shumë shtohet lavdia e kësaj Shkolle të dashur, e po ta krahasojmë me arsimimin dhe edukimin e sotëm, Lavdia e saj, ecën me “hapa vigane” dhe prandaj ne, i jemi mirënjohës përjetë.