BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x

Opinion / Editorial

Në “pyllin ” ku hartohen ligjet, për “egërsirat” nuk ka ligj!

Në “pyllin ” ku hartohen ligjet, për

Ka edhe dallime mes një “Pylli” dhe “Parlamentit”, por ajo c ‘ka është kryesore, kanë një të përbashkët. Kjo e përbashkët është se në “Pyll”, ku sundon ligji i Xhunglës nuk ka një ligj se kujt duhet t‘i binden të gjitha egërsirat. Në Parlamentin tonë, është edhe më keq koma, që megjithëse është e shkruar që “Përpara ligjit, janë të gjithë të barabartë”, këtë as që e vë kërkush në “kandar”! Në Pyll, nuk ka se si të shkruhet një gjë e tillë, por edhe sikur të shkruhet nga “Paria” e kafshëve më të forta me siguri edhe këtu, nuk do të zbatohej, përderisa ekziston ajo që egërsira më e frikshme, është ajo që bën ligjin dhe duan apo nuk duan ata më të urtët, siç janë lepujt, drerët, etj sapo dëgjojnë hungërimat e Luanit, Ujkut, Çakallit apo hienave, të gjithë fshihen. Edhe në Parlament, nuk janë të gjithë të frikshëm, por ai që ja kanë frikën të gjithë është “Ujku Plak”, megjithëse i padëshiruar në Pyll, është ky që sundon e bën si të dojë, me disa “Ujkonja” që e mbështetin dhe disa “këlyshë”, që “lehin” sapo “Ujku Plak, fillon të “hungërijë”. Qysh në rininë e tij, ky “Ujk” kur kishte mundësi edhe të kafshonte edhe sot që i kanë rënë dhëmbët, frika ndaj tij është edhe më e madhe, dhe jo vetëm kaq, por të gjithë ja kamë frikën. E sidomos ata të mediave që I hapin ekranet për të “hungërirë” ditë e natë. Ja të marrim ligjin, që vetë e kanë miratuar,ku shkruan: “Ligji është i barabartë për të gjithë” dhe në fakt, kështu është në një shtet demokratik, pavarësisht që nuk jemi një shtet i tillë,në fakt, por të paktën formalisht. Ja të marrim si shembull një të “marrë”, të cilit i mbushet mëndja dhe merr një urrë zjarri dhe ja vendos zjarrin një koshi me mbeturina në rrugë. Megjithëse ky “i marrë”, ka një motiv që bën një gjë të tillë i cili e justifikon me atë mbeturinat kundërmojnë errë të keqe. Polici, nuk i merr parasysh këto dhe në mos i vendos prangat, nuk do ta lërë pa i dhënë disa shkopinj. Më tej Akoma, sikur ky “i marrë” të tentojë t ‘i vendosi zjarrin një tavoline në një nga kafenetë, arrestohet menjëherë me justifikimin si “sabotator” që synonte të ngjallte panik duke i vënë zjarrin kafenesë, aty ku qytetarët relaksohen dhe kalojnë kohën, sepse, helbete, vende të tilla janë e “pakicë” dhe sit të tilla janë të “shenjta”! Të vijmë në Parlament. Në këtë “Tempull të Demokracisë” siç e quante dikur vetë “Ujku Plak”, me disa “zjarrmëtarë” që mban rreth vetes, i vendos zjarrin vetë “Tempullit të Demokracisë” apo të djeg deputetët, përfaqësuesit e populli. As më shumë e as më pak, këta “Zjarrmëtarë” kërkojnë të djegin popullin dhe për çudi, nuk u hyn gjemb në këmbë. Jo vetëm që këta nuk ndëshkohen por, nga frika, vetë “Tempullorët”,detyrohen t ‘ja mbathin e të mos ushtrojnë detyrën që i kanë ngarkuar populli që pret të zbatohen ligjet për cilindo e të vendoset ligji mbi këdo. Në pyll, frika më e madhe e egërsirave, është se mos kush e di vjen ndonjë njeri i armatosur dhe i ruhen si djalli pushkës sepse e dinë nga i vjen “ngordhja”! Po në “Pyllin” Parlament, kush është ai që do të vendosi rregull e disiplinë”! Drejtuesi i Seancës, nuk është sepse egërsirat” nuk e pyesin, bile jo vetëm kaq por i dërgojnë edhe flakadanë si “dhurata”! ..Po atëherë kush të jetë? Me siguri është drejtësia, janë gjykatës dhe prokurorët, përpara të cilëve, egërsira apo çfarëdo qofshin duhet të dridhen para tyre. Por c ‘ndodh në fakt? Rast i rrallë në botën e qytetëruar apo demokratike ndodh që ndërsa egërsirat e pyllit, nga frika i tremben një gjahtari, “egërsirat” e Parlamentit, jo vetëm nuk tremben, por u futin edhe frikën organeve të drejtësisë, të cilat, janë këta që kanë frikë “egërsirat” që rrëmbejnë flakadanët, dhe u vendosin zjarrin karrigeve, tavolinave etj, etj.

E keqja shkon edhe më tej. Këta që mbushin “Stallën” e Parlamentit, janë ata më të zgjedhurit e popullit, të cilët populli i ka ngarkuar një mision të madh, atë të hartimit të ligjeve për të gjithë pa përjashtim, edhe për “të fortët” edhe për të varfrit, e të gjithë që jetojnë në këtë vend, sepse, sidomos në demokraci mbi të gjitha, nuk janë “të fortët” që bëjnë Ligjin, as Diktatorët, as “Egërsirat” që kanë dalë nga “Koshomarrja” apo nga Pylli ku e kanë vendqëndrimin, por është Ligji, “ligji dhe vetëm ligji” që dikur “Ujku Plak” e kishte sloganin e tij. Por edhe kjo nuk është më e keqja. E keqja më e madhe është që nën shembullin e Egërsirave” kanë marrë “egërsi” edhe lepujt, edhe ata që nuk u ndihet as frymëmarrja dhe jo “hungërimat”që janë “pronë” vetëm e “egërsirave” që “Licencën”, që ja ka dhënë natyra. Është rast unikal në botë, që një “Egërsirë”, ka mbi tre Dekada që hungërin, shfryn. shan, urren, përçan, vjell vrer, shpif, trillon, akuzon siç ka bërë tërë jetën e tij e me të gjithë dhe deri sot nga goja e tij nuk ka dalë qoftë edhe një fjalë e vetme, e përsëris, qoftë edhe një fjalë e vetme në interes të qytetarëve, apo “mos e dhëntë Zoti”, ndonjë këshillë për kundërshtarët, pavarësisht që të gjithë ja kanë “pirë lëngun”, siç edhe ja kanë pirë edhe kësaj “Demokracie” që pretendojnë këta të kamur. E keqja asnjëherë nuk ka ardhur nga “të skamurit” por nga “të kamurit”! Edhe nga egërsirat e pyllit, e keqja vjen nga ata që shqyejnë “kërmë” që harbohen, kurse, lepuri, kur të gjithë i turren atij, nuk vjen asnjë e keqe, por ja që të gjitha “harxhet” i paguan ai, siç i paguajnë të vobektët me “dhjamin” e tyre për “egërsirat” që nuk njohin ligj, që kollofitin të tërë pjesën e shumicës sepse këtë të drejtë, e kanë me ligj, me të vetmin ligj që zbatohet më përpikëri dhe asnjë tjetër. Në rastin konkret, edhe në Parlament, nuk janë të gjithë “egërsira”, ka edhe “qengja të butë”, ka edhe gjumashë që nuk u është ndier ndonjëherë zëri, por zënë ndonjë “qoshe” dhe marrin ndonjë sy gjumë. Flasin apo nuk flasin, ngrenë apo jo probleme të Zonës së tyre, rrogat i marrin aq sa marrin të gjithë ata që kanë votuar së bashku. Të mendosh që këta “Baballarë” kanë marrë përsipër barrën e madhe për të zgjidhur hallet e qytetarëve, është njësoj sikur të mendosh që “egërsirat” do të zbuten nga frika e gjykatësve apo prokurorëve. Në Pyll, ka edhe një veçori tjetër. Atje, nuk ka hatëre, nuk janë ca të nënës, e ca të njerkës, atje, janë vetëm dy “tipa”, trimat dhe të dobëtit, ata nuk njohin mik sepse egërsira, nuk bëhet mik, kurse në rastin e Parlamentit tonë, janë të ndara hesapet. “Trimat”, nuk e mbështesin forcën tek trimëria, por tek ata që kanë ligjin në dorë, pra tek ata që vendosin gjoja drejtësi. Në këtë “Stan”, disa “Trima” kanë gjykatësit e prokurorët e tyre, e të tjerët, kanë të vetët. Kjo do të varet se kujt do i bjeri gogla që nuk janë në “dorën” e tyre,për të përcaktuar masën e dënimit sipas shkallës së fajit. Këto punë, “trimat” e Partive i kanë rregulluar qysh herët dhe më pas, ranë në unison për të bërë edhe ndryshimin në Kushtetutë dhe që nga viti 2008 e deri më sot për pesëmbëdhjetë vite, “hedhin “tymuese”e flakadanë sa njëri e tjetri që të bëhen të paktën të besueshëm para qytetarëve sikur “po mbrojnë me thonj e me dhëmbë të drejtat e tyre”! Këtu e kanë zanafillën edhe flakadanët dhe tymueset në Parlament. “Urat e zjarrit” fillojnë në Parlament dhe më pas zjarri vazhdon në tërë Shqipërinë, zjarr që të gjithë i tremben dhe ikin nga “sytë këmbët” sa më larg të jetë e mundur.. Fshatrat braktisen, shkollat braktisen dhe burgjet popullohen. Ç‘popullohet Shqipëria sepse nuk ka shpresë. Ata mendojnë që përderisa ligji nuk zbatohet nga vetë ata që i kanë hartuar, ç‘mund të presim ne, zbatimin e ligjeve, mbasi jetojmë në një “pyll” që askush nuk ka fijen e besimit që diçka do të bëhet. Hakun “Ujkut Plak” të mos ja hamë, ai i ka mbërthyer keqazi me putrat e tij, të gjithë, pushtetarë, deputetë, gjykatës e prokurorë, bile edhe ndërkombëtarë. Ai e ka kthyer tërë “strofkullën” e tij në një “kështjellë” ku sundojnë të fortët, sundojnë ata që nuk njohin Ligj dhe jo ata që janë me ligjin.