Protesta për humbjen tragjike të vogëlushes shtatë vjeçare, Jonada Avdia, veç anës komerciale të hapur dhe qëllimit primarë për të bërë politik me fatkeqësinë që ndodhi në Potam të Himarës, pati edhe një anë pozitive. I zhveshi nga kostumi si ambalazhi I dhimbjes dhe solidaritetit dy politikanët, çiftin e ri, Berisha-Meta duke i zhveshur nga propaganda dhe deklaratat që mbështjellin qëllimin e vërtetë të protestës së ditës së enjte, katër gusht 2022. Edhe pse u paraqitën si familjarë të mirë e prindër të mbushur me dhimbje njerëzore, shumë shpejt u doli kallaji dhe jo nga kundërshtarët politik të cilët nuk bënë asnjë koment, po e pritën reagimin si kritikë të ashpër për mungesën e masave efikase për parandalimin e fatkeqësive në plazhet tonë dhe për mungesën e sigurisë , siç e kërkon sezoni dhe turizmi, ku së pari nevojitet supergaranci dhe pastaj të fillohet me relaks, qëllimi primarë përse qytetarët marrin rrugë të gjata disa prej tyre dhe për patriotizëm që ato euro dhe franga të mos i harxhojnë në shtete të tjera me kushte më të mira se në vendin amë, po në vendin e tyre në Shqipëri. Ndaj kërkohen, jo vetëm, masa të jashtëzakonshme, dragonjane, të patolerueshme në kushtet kur adoleshentë, të rinj dhe të vjetër, intelektualë apo aventurierë, u pëlqen, jo të bëjnë xhiro në det të hapur, po të ekspozojnë mjetet lundruese dhjetëra mijëra euroshe para pushueseve të zakonshëm që as e kanë dhe as e kërkojnë këtë mundësi pasanikësh apo atyre që duan të duken si pasanikë që i kanë xhepat plot dhe nuk duan t`ia dinë për varfërinë apo krizën nga lufta që po ndodh në anën tjetër të kontinentit. Fatkeqësisht njerëzore janë thirrje për të gjithë. Së pari për shtetin dhe organet e zbatimit të ligjit. Kur vendosen masa ekstreme ato duhen çuar deri në fund. Sepse ndodh që masat merren, komunikohen, u përcillen strukturave të policisë nga cepi në cep të Shqipërisë dhe atje nisin marifetet. Një e toleron komisari, tjetrën kryeinspektori. Një tjetër oficeri i parë. Ai i rendit. I policisë kriminale më pas. Secili në sektorin e vet në vend që të shtrëngoj rripat dhe të kërkoj zbatim të rrejt të ligjit i hap portat fatkeqësive dhe u jep oksigjen më pas politikanëve që kërkojnë t`i shndërrojnë tragjeditë në përfitime politike në orekset e tyre për pushtet. Ishte ky motivi si shfaqje i protestës së ditës së enjte para selisë së Ministrisë Brendshme dhe Kryeministrisë. Të protestosh është e ligjshme dhe kjo duhet të gëzoj mbështetjen e të gjithëve pasi kur protesta është qëllim mirë dhe synon rregullimin dhe zbatimin e ligjit, atëherë populli nga jugu në veri kërkon të vihet ligji në binar dhe ata që e kanë detyrë dhe paguhen nga taksat e qytetarëve me paga të majme të zbatojnë me korrektesë vetëm ligjin. Po toleranca e policisë nuk është vetëm në plazhe. Kjo ndodh edhe me lokalet dhe veçanërisht me muzikën pas orës së vendosur nga shteti. Kështu në se dikush paguan një shef apo inspektor nen dorë, atëherë diskua gjëmon, duke e kthyer tërë qytetin në disko gjigande, ku kërcet muzika dhe detyrohen mijëra pushues të qëndrojnë zgjuar në pritje të fashitjes së daulleve dhe muzikës xhaz ngritur në qiell. Pra toleranca nuk është vetëm në plazhe dhe as buzë detit, është edhe në thellësi, atje ku janë diskot në qiell të hapur apo të izoluara. Për të gjitha këto ia vlen të protestosh, natyrisht me qëllim rregullimin dhe jo pushtetin siç veprohet rëndom tek ne, ku nismëtare prezantohet shoqëria civile dhe në komandim janë krerët e partive. Më së fund në krye të gjithë revoltave të cilat i nxisin me njëqind metoda dhe mënyra,dyshja, Berisha,Meta. Ata i frynë bilbilit për të mbledhur militantë ose popullin e dy marsit, siç i quan Meta dhe për t`u kumtuar kërkesat, jo të qytetarëve, po të tyre personale që dihet janë pushteti dhe vetëm pushteti. Pastaj në fund të protestës i japin zjarr imagjinatës, duke kërkuar largimin e gjysmës së qeverisë. Këto largime kanë ndodhur, po atëherë kur e drejta ka qenë në anën e protestuesve dhe jo të grykësisë për pushtet. Nuk komentojmë protestën në kuptimin e parullave dhe deklaratave as oratorët apo negociatorët, organizatorët dhe frymëzuesit as fjalorin horror që e kapërcen edhe tragjedinë e Potamit dhe kërkon të mbjelli vdekje, atje ku duhet të kërkohet reflektim dhe paqe. Është e patolerueshme që liderët e dy partive simotra të tregojnë me gisht atë që e konsiderojnë armikun e tyre permanent se kjo vrasje ka për autor, atë, Edi Ramën, vet kryeministrin se kështu u pëlqen ta etiketojnë dyshja, PL dhe PD. Dy ish kryeministrat dhe presidentët e këtij vendi. Edhe unë jam i gatshëm t`i bashkohem protestave, po në se janë bio dhe jo kopje të politikës së politikave të zhurmës dhe rrëmujës që nuk ua ndjenë aspak për asnjë tragjedi sepse kanë qenë fabrika të prodhimit të tyre dhe për këtë nuk ka nevojë për listime apo evidentime, po kur nga protestat synojnë tërheqje vëmendje të qeverisë dhe organeve kompetente për zbatim të ligjit në çdo hallkë, në rrugë, në breg të detit, në vijën e ujit apo në brendësi të qytetit, kudo për të goditur paligjshmërinë. Ndryshe protestat e organizuara nga maja e politikës opozitare nuk kanë asnjë vlerë, përkundrazi kthehen në bumerang për organizatorët dhe nga të rregullojnë vetullat, nxjerrin edhe sytë. Organizatorët edhe pse mbritën në protestë pas kamuflimit të shoqërisë civile dhe deklaruan se erdhën në emër të dhimbjes dhe solidaritetit njerëzor, u ndeshën me reflektime objektive të vërteta të qytetarëve. Ata u pritën, jo si protestues, po uzurpator të protestës, duke u kërkuar të largohen, jo thjesht nga sheshi që nuk është I tyre, po nga protesta dhe politika. Sali Berisha mori përgjigje për ngjarjen tragjike të 21 janarit ,besoj edhe për Gërdecin dhe vrasjet që janë cilësuar shtetërore dhe ai ishte në krye të qeverisë në momentin kur kanë ndodhur. Janë e kaluara e tij, mungesa e besimit qytetarë, shp
allja non grata nga SHBA, jo e militantëve të cilët e kanë idhull dhe le ta kenë, po njerëzit e zakonshëm, ata që vërtetë ishin në protestë në emër të dhimbjes dhe solidaritetit për të fshikulluar policinë për atë që ngjau,po jo për ta denigruar dhe anatemuar, ashtu siç vepruan dy kryetarët e “Koalicionit të Lirisë”, Meta me Berishën. Dhe të dy shkuan për të ndëshkuar qeverinë, po morën si shpërblim, thirrjet, Berisha,Meta nuk keni vend në politik! Dhe Ik! Ik! Ik! Dhe nga parulla “Rama ik” ,reagimi u kthye kundër organizatorëve, duke u kujtuar se me atë që përfaqësoni nuk keni më vend në politik! Dhe pas kësaj ultimatumet dhe thirrjet për revolucion mbeten thjesht një iluzion!