BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Opinion / Editorial

Një amanet i Martin Camajt

Një amanet i Martin Camajt

Në verën e vitit 1992, pak kohë pasi Martin Camaj kishte ndërruar jetë, në Temal të Dukagjinit erdhi vetë Erika, bashkëshortja gjermane e poetit. Dhe erdhi për t’u njohur me farefisin e bashkëshortit tashmë të ndjerë. Erika kish udhëtuar nga Gjermania, Lenggries, ndër alpet e Bavarisë ku prehej poeti, e deri në Bjeshkët e Namuna.Erika, në mes bisedave të tjera, ceku edhe një amanet të Martinit lënë në gjallje të tij. Ajo u kërkoj të afërmve të të shoqit një rrasë guri të Telumës së Temalit.Një 80-vjeçar, bashkëfshatar i Martin Camajt, e pyeti Erikën se ç’ka i duhej rrasa e gurit e dheut të tyre.Pleqtë s’mund u përmbajtë dhe e pyeten se çka i lypej nji rrasë guri prej Telumit në Dukagjin, me shkue në Gjermani!? – “E due nji rrasë guri të Telumit, nji rrasë të vendlindjes së Martinit për me ja vendue te kryet e vorrit, në Gjermani, me ja vendosë si rrasë vorri” .Ra heshtje. Të gjithë e kqyrën sho-shojnë të habitun. – Ma ka lanë amanet Martini. – u kish thanë e shoqja. – Më ka pasë thanë se si asht kenë zakoni. Po kje se burri vdes n’dhe të huej dhe nuk vjen me u kalbë dheun e vet, ka me mbetë i pakalbun se atë s’ka me e kalbë dheu i huej. Trupin e poetit e kalb veç dheu i vet!Dhe e shoqja ishte përgjigjur: “E dua një rrasë të katundit të Martinit me ia vënë te kryet e varrit të tij në Gjermani, si rrasë varri. Ma ka lënë amanet pak para vdekjes im shoq, se kështu e kishit pasë zakon në këto male, për qysh më ka thënë Martini. Kur më la këtë amanet, më tha se kur burri vdes n’tokë t’huj e nuk kalbet në t’vetën, nuk ka me u kalbë, se atë nuk e kalbë dheu i huaj.”Të çuditur nga fjalët e Erikës që dinte zakonet si ata, mësuar prej Martinit, telumasit e Temalit zgjodhën një rrasë guri e ia dhanë me vete gruas gjermane. E ajo kështu kreu amanetin e të shoqit.Rrasa e gurit e vendlindjes së Martin Camajt pushon te koka e varrit të tij me emrin shqip të poetit: “Martin Kolë Camaj, Temal 1925 – Lenggries 1992”.Pleqtë s’mund u përmbajtë dhe e pyeten se çka i lypej nji rrasë guri prej Telumit në Dukagjin, me shkue ne Gjermani!? – “E due nji rrasë guri të Telumit, nji rrasë të vendlindjes së Martinit për me ja vendue te kryet e vorrit, në Gjermani… me ja vendosë si rrasë vorri” .Ra heshtje. Të gjithë e kqyrën sho-shojnë të habitun. – “Má ka lanë amanet Martini.” – u kish thanë e shoqja. – “Më ka pasë thanë se si asht kenë zakoni. Po kje se burri dès n’dhe të huej dhe nuk vjen me u kalbë n’dhè të vet, ka mè mbetë i pakalbun se at s’ka me e kalbë dheu i huej. Trupin e poetit e kalb veç dheu i vet!