-Emigrantët mbajnë gjallë pensionistët-
Shëndeti për njeriun është gjendje e natyershme dhe pensionistët tanë shqiptarë s’e kanë fare idenë se çdo të ndodhë nesër.A mund të shmanget,a mund të mposhtet,apo duhet të lutemi?Dhe këtë pushtim të frikshëm,që vuajtjet kanë qenë gjithmonë në jetë e kërkojnë vetëm në mjeksinë,pak shqiptare e më shumë evropiane.Por,pensionistët tanë,me pagën që u jep qeveria shqiptare,tashmë do kishin shkuar në amshim,në rastëse nuk do të ishin ndihmuar nga fëmijët e tyre.Në asgjë tjetër,pensionistët nuk morën atë ç,ka u takonte në atdheun e tyre,pasi e dinin,që në këtë vend ishte vetëm një dukje panorama e shëmtuar,në gjithçka që pretëndonte qeveria shqiptare.Gjatë këtij shekulli,nuk u gozhdua shtylla e turpit e mashtruesëve.Ne na ndoqi pas një fat tragjik:ku emigracioni u bë në masë të madhe,por lavdia e një vëndi mbetet vetëm në traditën e tij;mbështetja e familjes.Turp,për një shtet që braktis të moçmit!Ju zotrinjtë e rinj nuk vleni asgjë para tyre.Ata nuk e kanë njohuri të zhvillimin politiko-ekonomik borgjez,por mund të japin mendime rreth botës që na rrethon. Ata, kërkojnë vetëm djersën e tyre,që ju i’ja keni shpërfillur.Ata mendonin të ngriheshin mbi fatin e tyre;madje parë në drejtësi,që mund t’a kishin këtë mundësi,por qeveria mendojë se i mundi,duke i poshtruar,ku edhe hartoi shumë plane për jetën e tyre:Një hiç,vetëm përbuzje…Por,emigrantët,falë traditës dhe kultur\ës shqiptare,mbajtën gjallë familjet e tyre,që edhe ju si shtet duhet të merrni shembull nga ata,madje,ju bëj thirrje të jenë të pranishëm në zgjedhjet e ardhshme.Për mua ata janë nderi kombit,të cilët nuk u shkëputën asnjëherë nga vendi i shenjtë Shqiperia.Projektet e juaja për jetën e tyre ishin si fitili zjarrvënës,që merrnin zjarr që në kontaktin e parë me evropën parë në realitetin jetësor ndërkombtarë.Apo,qeveria i quan të padobishëm,ose ethe të brendshme,por mos harroni!Ajo ethe do të vijë së shpejti ndër ju!Pensionistët janë përkulur para fatit,ku shpirti tyre fiton mbi ndjesitë e tërbuara të këtij rendi të egër kapitalist.Ata nuk mund të mbajnë një qëndrim heroik,sepse në veprat e tyre ka shumë vlera heroike.Por,atyre i është goditur krenaria,që nuk të lejojnë shfrenime të mëtejshme.Ata përpiqen të shkunden nga dëshpërimi,këshillojnë një shtet pa komplekse torturonjëse për brezin e tretë,që edhe ata të ndjenë të mirat matrejale të këtij vendi,që po rritet dita-ditës,por që ata e shohin vetëm në ëndërra.Ata flasin e mbrohen padobi,të ngrysur në vetëdije,për tu lidhur me shkumën plot aromë të ligjeve parlamentare,që mender tallin b…,me frenimin e ndjesive ata pranojnë një çlirim të përkohshëm,duke u varur nga emigrantët.Por,jo,ata e ndërtuan këtë vend,që sot ka arritje,por të fituar vetëm nga oligarkët me ndihmën e qeverisë.Ata e njohin realitetin jetsor dhe mejdisin ku jetojnë gati si të huaj.Psikologjia e tyre e pambrojtur,shpërdoruese,ndoshta e verbër,ndaj dukurive ligjore të një niveli tepër të ulët,ndaj një njeriu të zakonshëm,por me ideale,që ata tashme vet i kanë shpërfillur,duke numëruar qindarkat në këtë bum turistik,(ashtu si siç pretendon qeveria shqiptare)Mprehtësia dhe izolimi tyre përndizet vetëm aty ku zmadhimet e ndjesive në përpjestime të mëdha u jepen vetëm atyre që bëhen vegla të shtetarëve.Për këtë arsye,pensionistëve u mungon drejtpeshimi dhe,një pjesë e qenies të tyre kanë dalë jashtë orbitës,përtej mejdisit të jetës së përditshme duke ekzagjiruar një fantazi të harlisur,por që qëndron aktualisht sot në shtetin tone shqiptarë,që është bërë kashtë e koqe.