Në vargun e botimeve letrare, artistike dhe publicistike, Profesor Ago Nezha vjen me një libër të ri publicistik “Demonët e Demokracisë”, që i bën një skaner të plotë shoqërisë shqiptare në vitet e pluralizmit, siç e quan ai të pseudodemokracisë. Në publicistikën e letërsinë politike të periudhës së tranzicionit, Prof. Dr. Ago Nezha zë padyshim një vend të nderuar. Në një kohë kur modelet e sjelljes në Shqipërinë tonë janë karakterizuar nga frika, heshtja, përshtatja, shtirja, lëpirja e mercenarizmi, autori ynë ka zgjedhur rrugën e demaskimit e të denoncimit publik të së keqes e të këqinjve, që kanë zaptuar hapësirën e jetës publike dhe që, në mos po e vrasin, po e çojnë shoqërinë shqiptare drejt një amputacioni moral, apo akoma më keq, drejt një mutacioni gati-gati gjenetik. Në fakt, falë kësaj klase politike të pashpirt, të paditur, të shitur e të korruptuar, njeriu i zakonshëm e ka të vështirë të dallojë kufirin midis së mirës e së keqes, midis së moralshmes e të pamoralshmes, midis virtytit e vesit. Tehu i satirës tallëse, i ironisë therëse, i sarkazmës asgjësuese që prodhon fare natyrshëm pena e Ago Nezhës është drejtuar prej gati 30 vjetësh pikërisht mbi këtë gjenerator të së keqes, që janë politika dhe politikanët shqiptarë të epokës së tranzicionit. Pikërisht ata që, siç akuzon pa mëshirë Ago Nezha, pasi shitën për dy kacidhe pasuritë e vëna me djersë e gjak nga ky popull, që nga kromi, nafta, bakri, armët, fabrikat, fermat e hidrocentralet, nxorën në ankand edhe kufijtë, simbolet, integritetin e sovranitetin e vendit. Tematika e publicistikës së Profesor Ago Nezhës, flet për një ndërgjegje e për një guxim qytetar e patriotik, që është i pazakontë në ditët tona. Për cilindo që e njeh, Kryetari i Shoqatës “Labëria” i ka me bollëk këto vlera. Ashtu siç ka edhe stilin fshikullues, plot nerv e pasion, që Nezha shpesh herë preferon ta shprehë në vargje e në rima mbresëlënëse, si te shkrimi “ Jam i Çuditur”, “PD-ja me dy kuvende dy liderë japin mëndje” dhe “ Kur do mbarojë kampionati i shpifjeve dhe lojërave me gojë”, të cilat sjellin në mend bashkëqytetarin e shquar të autorit, poetin vlonjat Ali Asllani.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë